Berishistët po përpëliten mes sofizmash banalë për të justifikuar vandalizmin që u shfaq në protestën e 8 dhjetorit. Ndaj revokojnë 21 janarin. Kritikave ndaj goditjes me gurë të institucioneve, thyerjes së xhamave, fëlliqjes së fasadave apo shkatërrimit me zjarr të bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme ata i përgjigjen: Edhe në protestën e 21 janarit pati dhunë, u dogjën disa makina dhe u goditën policët me shkopinj dhe gurë!
Është një avokati shumë e dobët e barbarisë. Po, është e vërtetë se edhe në protestën e 21 janarit pati dhunë. Por kush ka thënë se dhuna e ushtruar atëkohë nga militantë të Partisë Socialiste në opozitë, është një justifikim për dhunën e ushtruar sot nga militantë të PD po në opozitë?! Në rast se ca militantë socialistë dogjën mos vallë kjo ju jep të drejtën militantëve të PD të djegin?! E keqja nuk është premisë për të justifikuar të keqen. Ky është lapsusi i parë logjik i kësaj avokatie të dhunës berishiste.
Edhe pse e pranishme në jo pak protesta në demokraci, dhuna mbi policinë është një dukuri e pa pranueshme. Dhe ky ka qenë përgjithësisht emërues i përbashkët për prononcimet, pavarësisht krahëve politikë, mbi 21 janarin. Personalisht e kam kritikuar dhunën mbi policinë në atë rast. Por edhe më e pajustifikueshme ka qenë edhe një pjesë e dhunës së ushtruar nga policia dhe forcat e Gardës mbi protestuesit. Dhe këtu vijmë në atë që i dallon të dy protestat. Në 21 janar pamë të hidhej deri edhe gaz lotsjellës mbi protestuesit derisa dhuna u përshkallëzua në ekstrem duke derdhur breshëri plumbash luftarakë mbi ta. Për rrjedhojë, mbetën 4 të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Në 21 janar qeveria reagoi ndaj protestës tipikisht si një qeveri diktatoriale. Policia dhe Garda u nxitën nga fryma e qeverisë.
Krejtësisht e kundërta ndodhi në 8 dhjetor. Edhe pse policia u provokua, edhe pse protestues u ngjitën në shkallët e Kryeministrisë, askush nuk u prek e jo më të qëllohej për vdekje me plumba luftarakë. Protestuesit nuk u prekën as kur thyen xhamat e Ministrisë së Transporteve dhe rrënuan vandalisht një objekt publik. Pavarësisht se ai ishte një bunker. Në 8 dhjetor u manifestua një frymë dhe mendësi krejt tjetër e qeverisë dhe për rrjedhojë, edhe e reagimit të policisë. Një frymë krejt e kundër me atë të 21 janarit.
Për të bërë dallimin mes dy rasteve, mjafton të kujtoni Berishën që me një logjikë rreshteri, i tregonte shqiptarëve një rregullore duke e sjellë si “argument” se pse (demek!) Garda kishte të drejtë të vriste protestuesit! Shkurt, tentoi fillimisht një avokati sipas së cilës Ziver Veizi, Aleks Nika, Faruk Myrtaj, Hekuran Dedja qenkëshin vrarë më të drejtë! Vetëm më pas Berisha u tërhoq nga kjo avokatia antihumane dhe i bishtnoi përgjegjësisë për këtë krim duke zhdukur provat, duke dhunuar prokurorinë dhe ligjin e më në fund fare, me alibinë e “rikoshetës”. Teza tjetër qe se protestuesit ishin vrarë jo me të drejtë por “pa dashje”, me rikoshetë!
Por edhe “rikosheta” nuk e shpëton Berishën dhe ministrin e brendshëm të asaj kohe, Bashën, nga përgjegjësia për atë krim. Së pari, sepse, sikundër theksoi edhe Nikolas Sarkozy në atë kohë, një qeveri demokratike nuk përdor fishekë luftarakë për të përballur protestat. Policia dhe forcat e tjera të rendit kanë arsenal krejt tjetër për raste të tilla. Sepse protestuesit në demokraci nuk janë palë ndërluftuese, palë armike, përballë qeverisë. Por qeveria e Berishës dhe Bashës i trajtuan si armiq. Hajde mos e quaj frymë diktatoriale! Së dyti, duke pranuar se protestuesit qenkan vrarë “pa dashje”, me rikoshetë, Berisha ka pranuar edhe se nuk paksa qenë e drejtë që të vriteshin. Që do të thotë, se ata nuk ishin pjesë e një sulmi mbi kryeministrinë. Pra, duke u përpjekur t’i ikë përgjegjësisë me “rikoshetë”, Berisha ka goditur për vdekje tezën e puçit! Prandaj as Berisha dhe as Basha nuk kanë kurajo të mbrojnë deri në fund, para drejtësisë dhe opinionit vendas dhe ndërkombëtar, akuzën se ka pasur një puç të opozitës për të marrë me forcë pushtetin dhe se, për rrjedhojë, ishte e ligjshme të vrisje për të mbrojtur institucionet dhe rendin kushtetues. Por si mund ta bënin një gjë të tillë kur mediat kishin transmetuar “live” vrasjen e protestuesve jo vetëm të pa armatosur por edhe mjaft larg oborrit të kryeministrisë?!
Ajo që ndodhi në 8 dhjetor flet edhe për një mungesë integriteti të lidershipit të PD. Integritet do të thotë që t’i përmbahesh disa parimeve të paluajtshme, disa vlerave të qëndrueshme, pavarësisht rrethanave dhe pozicionit. Pra, nëse je kundër dhunës kur je në pushtet, po kështu duhet të jesh edhe kur kalon në opozitë. Standardet e dyfishta janë shprehje e fanatizmit dhe e shndërrimit të “arsyes” në instrument për të justifikuar të keqen, në këtë rast, dhunën. Por dhuna nuk mund të jetë e keqe vetëm kur drejtohet kundër pushtetit tënd dhe e mirë, “demokratike”, kur të leverdis ty për t’u rikthyer në pushtet?
Një standard i tillë, i dyfishtë, po manifestohet nga berishistët edhe në çështjen e bunkerit. Përse bunkeri i ngritur pranë Ministrisë së rendit qenka simbol i diktaturës dhe ai i inaguruar nga Berisha në krah të Kuvendit, jo?! Janë të dy bunkerë. Pse njëri qenka vlerë dhe tjetri antivlerë? Përse ai që ka instaluar ministri Tahiri revolton të përndjekurit politikë ndërsa ky tjetri jo? Përse njëri qenka demokratik dhe tjetri diktatorial? Shpjegimi gjendet vetëm në degradimin, instrumentalizimin e arsyes, për të përligjur fanatizmin, gjakimet dhe krimet që rrjedhin prej tyre.
Në 8 dhjetor doli edhe më në basoreliev një tjetër dukuri alarmuese: Këmbëngulja e destruktivitetit në politikën shqiptare të këtyre 25 viteve. Ka nisur që me rënien e diktaturës kur s’dihet se pse ju vu flaka dhe vagonëve të trenave. Ka vazhduar me shkatërrimin e gjithë industrisë së trashëguar, të plantacioneve me agrume, të shtetit dhe ushtrisë në mars ’97, të institucioneve në shtator ’98. E më pas ka këmbëngulur edhe në shkatërrimin e mbikalimit te “Zogu i zi” apo edhe të varrosjes së investimit të Bashkisë së Tiranës në bulevardin qendror. Por fryma destruktive shfaqet edhe më gjithëpërfshirëse po të llogaritim edhe rrënimin e projektit të demokracisë liberale (rrënimin e Kushtetutës) dhe shtetit ligjor. Një frymë të kobshme për Shqipërinë që lidershipi i PD e shpalosi edhe në 8 dhjetor.

Dallimet i gjen Andrea, por une do them kush eshte ngjashmeria midis 21 janarit dhe 8 dhjetorit. E perbashketa jam une, Likja D.V, qe ne pushtet isha ne 21 janar – zv. i Berishes ne qeveri dhe ne pushtet jam ne 8 dhjetor – Mbi koke te Rames sot. Toma qe bleu 21 janarin me pare ne dore, sot me dore ne zemer pret amnistine time! Ha ha ha ha, ky jam une NYJA LIDHESE E DY DATAVE!!!
21 janari është një ngjarje e rëndë në historinë e ktyre viteve të fundit. Për atë që ishte aty, apo që e ka ndjekur nga mediat, e ka ende të pakuptueshme arsyen e vrasjes së katër personave që mbetën viktima në mbyllje të protestës. Nuk arrin dot të kuptojë se përse pushteti i tanishëm nuk inicion procesin për drejtësi, jo për hakmarrje. Dikush tjetër nuk arrin dot të gëlltisë faktin sesi Ilir Meta, ai për të cilin formalisht u organizua protesta, e që i quajti protestuesit kokpalarë, sot qeveris, madje kontrollon deri diku Edi Ramën, që është skuthi i protestës së 21 janarit, sa kohë që nuk u duk gjëkundi. Por protesta e 21 janarit ishte e dhunshme, dhuna nisi nga protestuesit, ndonëse klima dhe arsyet ishin të shumta.
Protesta e 8 dhjetorit po ashtu ishte e dhunshme, por me një dhunë të përmbajtur. Në protestën e 21 janarit nuk pati oratorë politikë, por vetëm njerëz në lëvizje, të paraprirë nga deklarata të tipit se “sistemi politik del jashtë loje”. Dhe protestuesit u vunë në lëvizje. Një ngjarje shumë e rëndë dhe me viktima.
Në 8 dhjetor nuk pati vitktima, policia u tërhoq – KUJDES – jo nga mbrojtja e Kryeministrisë, apo ministrive. Njësoj si më 21 janar ajo e mbrojti me të drejtë selinë e qeverisë. Policia u tërhoq me urdhër nga mbrojtja e një bunkeri, shkatërrimi i të cilit sot po trajtohet si akt vandalizmi, si trup etj.. Është e qartë se për shkarravitësit profesionistë që nuk gjejnë dot kohë ta pyesin Edi Ramën se përse nuk inicion drejtësi për 21 janarin, kjo protestë e drejtuar dhe organizuar nga PD-, nga Berisha me oratorë politikë që edhe shpallin përgjegjësinë për të, ka trembur. Ka trembur sepse ajo vë në diskutim alibinë e fëlliqur të “gjumit dhe hajdutërisë sa kohë qëndron Berisha përballë”. Ka trembur pasi fryma e protestës kundër kësaj qeverie po rritet dhe ajo legjitimon çdo akt që konsumon një kërkesë legjitime të nëpërkëmbur nga pushteti i shokëve. Dhe ajo tremb sidomos sepse tek PS-ja nuk ka më alternativë zëvendësuese: ky ekip është dhurata e fundit që iu bë shqiptarëve për t’i çuar në Rilindje. Pas këtij ekipi mbetet vetëm Ilir Meta, të cilit socialistët kanë që në vitin 2013 që me urdhër dhe frikë të Edi Ramës i thonë “Dajë”.
Shum e drejte Ilir Meta eshte faktori me i inkriminuar i politikesh shqiptare
Brravo si gjithmon Andrea ,
e qit ne “resmen e duhur” Djallin e Erresires ,
kriminelin me surratin e zvarranikut gjigand indoneziane me jarget helmuse qe i pikojn posht dhembeve Barane.
Un jam , kavalieri liris,
jam Krimi demokracise manipuluar ,
jam falxhori ,qe bej krenar shqiptaret ,ate rrotullim rreth vehtes te bej,
i – ose i parruar !
MDIGJONI MUE JU- Un jam Kavaljeri Liris ,
nderkoh qe Tutor eshte dikush tjeter ,
dikush qe udhezimet jep shkruar ne leter ,
por per ju ,jam kavaljeri vertet i liris ,
jam Aktori KRYESOR , qe me Dramen Shqiptare vallzoj ,
jam ai ,qe prej frymes absurditetit shqiptare jetoj ,
E di Rama, do thoshte se ; Jam hajvani ne Frak ,
jam prijsi marrezis, perdhunusi shtetit tim ,
jam cudia e vet njerezise ,
jam i dehuri marrezis ,
jam ay, qe ju pa mue s’jetoni dot ,
jam per idiotet e asaj bote nji Zot .
Andrea sikur humbe nje here kur jua than ne sy se ke qene spiun ose fuks sic quheshit ne ate kohe.Tani more zemer more njeri koti.
Tani o Mark Ulkonja(bq) po argumentojme njeriun apo faktet e nxjerra prej tij. Ke ndonje argument kunder ta mirepresim dhe lexojme ,mbase nga perplasja e tyre lind nje e vertet me e qarte dhe eplote. Por ty po ta shane Sali gjak-acidin, ne menyre reflektive kercen. E kupton o si te ta ve emrin se keshtu i shton me teper urrjtjen vetes tende dhe idhullit tend? – Cfare elktrizimi te lidh ty me Saliun sa nuk ha asnje lloj logjike?? Je rast i cuditshem psikologjik .
O`Stefan ore djalk,mir thue ti plotsishte ke te drejt,por sali serbi prap po bene cfar don vet dhe asnji farr nuk i hyni ne kembe plot 25,vite krime,vrasje tradhti,shitje te trojeve dhe detin,epra cfar tet them ore stefan?
A`ka ki popull ndonji djal nene qe tja tregoi vendin kti sali serbit?Po,me duket se nuk ka,me patriot dhe atedhetar po me duket se atedhetarizmin e kan dhjer shqiptaret qysh kur u mbushen ambasadat e huja ne tiran ne korik te vitit te bmrapshte 1990.
Po te perdorim te njejtat sofizma banale te Stefanit do te duhej te thonim se tashme refreni “fajine e ka Saliu” nuk pi me uje. Andrea qellimisht harron te permende se dikush pagoi qe te mblidhte njerezit dhe e nxiti turmen per dhune ndaj policise me 21 janar. Kerkohej “heroi” per ta perdorur politikisht dhe fatkeqesisht per ata 4 qe humben jeten, fati i buzeqeshi rilindesve qe u turren si hiena duke mos i hequr nga goja viktimat. Ama me te marre pushtetin treguan tere hipokrizine dhe cinizmin e tyre duke i shperfillur e perbuzur kerkesat e familjeve te viktimave qe me beselidhjen e ngjalave te 1 prillit . Me kot perpiqet i shkreti gazetar militant te na mbushe mendjen se e keqja anon vetem nga ana e Saliut a thua se nuk po e shohim perdite se e keqja eshte ulur kembekryq edhe ne krahun e partise se ciles Stefani i mban ison. Rezultatet skandaloze jane para syve te te gjitheve dhe nuk ka fushate antisaliste, si kjo qe po behet aktualisht, qe t’i hedhe hi syve njerezve duke fshehur hajdutlleqet e kesaj qeverie.
“Standardet e dyfishta janë shprehje e fanatizmit dhe e shndërrimit të “arsyes” në instrument për të justifikuar të keqen, në këtë rast, dhunën. Por dhuna nuk mund të jetë e keqe vetëm kur drejtohet kundër pushtetit tënd dhe e mirë, “demokratike”, kur të leverdis ty për t’u rikthyer në pushtet?” Ky citim duhet te vleje edhe per vete Andrea Stefanin.
Andrea eshte nga te paktet qe i bie ne koke shtazerise maloke!
Erion Brace
Taulant Balla
Skender Gjinushi
Fshati ku ka lindur Gjinushka eshte ne lartesine me te madhe nga niveli i detit se gjithe vendlindjet e tjera te politikaneve. Pra eshte me puro-maloku. Kurse Taulant Balla eshte puro-katunari i harruar ne djep ne vogli e i rrafshuar truri i vogel.
Ai eshte gatuar vetem per shkaterrim , prandaj presidenti e dekoroj me urdherin e larte
Te shkaterrimit
Stefan me keto elozhe e demton horrin e rilindjes dhe larteson kauzen e tij per te vjedhur cka mbetur.Ne kohen e berishes dhe Nanos kishte boll per te vjedhur nepermjet koncensioneve .Tashti Rames qe po mbledh thrimet e ngelura i hane duart , rrit taksat e po jep me koncension dhe carcafet.mjafton te mbushi xhepat.
Bashkejetesa me krimin dhe mafien e saliut ka nje cmim.Ka ardhe koha qe Rama te paguaje.Qofte nga populli qofte edhe nga miku i tij Saliu.
E para Andrea objekti nuk eshte bunker, se ti ke qene dhe ushtarak. Eshte nje objekt simbolik., qe mendoj se eshte ideuar e projektuar pa kurrfare shije artstike, megjithese rezervohem pak se nuk e di si do te ishte ne perfundim. Ka nje fare alarmi tek Sala dhe Luli por jam i bindur se nuk do te ndeshkohen kurre. Shqiperia dhe shqiptaret jane te ndeshkuar te vuajne edhe per disa dekada.
Dallimi eshte se Sala ishte ne zyre( sic eshte ne foto) kurse Edi bojte komand nga kullat e Fidel Yllit. Aeshte kshtu apo jo Andrea?????
Pff protesta ishte o rame te kam dhjere ne artin tend arrogant. Pse nuk qenka vandalizem te besh ate shemtire ne qender te tiranes e prishja e asaj shemtire qenka vandalizem.
Ta them une ndyshimin me 21 janarin turma qelloi e provokoi policine me 8 dhjetor jo. Tjerat qe thote ky mjekercjapi brrockulla te njeanshme.
Po fol njehere o mjekercjap ste vjen keq qe po ikin qindra mijra shqiptare nga vendi vet. Kur ndodhi kjo e kush e ka fajin. Berisha e ka qe ka celsat e kashtes sot? Apo ata qe qeverisin. Po folnjeher o mjekercjap si ka mundesi qe ish kompania ministrit te shendetsise mer gjith tenderat.
Po fol njehere omjekerrcjap kush eshte ortaku i rapiscanin qe u be pronar me 500 lek.
Fol njehere o mjekercjap pse rritet akciza prodhuesve te birres e letohet importi. Fol njhere o legen ku jane 300 mije vendet e punes.
Policet o njerez jane puntore te shtetit tone dhe jo te saliut e edit .Kur nje polic apo gardist ngre armen e vret per nje gur qe i hedhin ,atehere nuk duhet te kete me protesta dhe duhet te na qeverisi lartmadheria e tij saliu ,pasardhesi i enverit.Ne te ghithe boten behen protesta ,te dhunshme , por asnje qeveritar nuk urdheron policine apo garden te vrasin pa te keq ,se duhet te shkoje ne burg.Policia i ka te gjitha mjetet per tju pergjigjur cdo lloj incidenti ,prandaj paguhen nga ne dhe jo per te vrare sikur kane dale per gjah.Nuk justifikohen kurre vrasjet dhe dhuna e 21 janarit,vetem disa idiote perpiqen ti mbushin mendjen vetes e ti japin te drejte disa vrasesve .