Damian Gjiknuri Sekretar i PS-së për zgjedhjet, njëherësh deputet në një intervistë për News24, shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në KQZ. Gjiknuri akuzoi kryeministrin se ka kontroll mbi KQZ.
1- Zoti Gjiknuri si do e vlerësoni situatën parapregatitore të zgjedhjeve parlamentare , vecanërisht në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve , ku ju keni shprehur kundërshtimet tuaja përfshi edhe mbledhjet e fundit për rregulloren .
KQZ ka kohë që është vënë nën diktatin politik të mazhorancës. Kjo nuk është konsideratë personale , por janë vendime që po konsolidohen edhe nga institucione ndërkombëtare që janë të shqetësuara për diktatin politik të KQZ . Më e fundit ka qënë cështja e rregullores, ku sipas ligjit KQZ prej 3 muajsh duhet të kishte një rregullore, por në shkelje të ligjit se ka votuar. Kjo është kërkesë eksplicite e kodit zgjedhore, fatkejsisht po mohohet e drejta e anëtarëve të minorancës, për disa cështje që janë të përfshirja në ligj , po mohohet që të përfshihet në rregulloren në fjalë . Kjo ka krijuar probleme dhe shqetësime për mbarëvatjen e punës në KQZ. Duke iu referuar mbledhjes së fundit edhe vetë eksperti i Komisionit të Vennecias kishte përfshire si domosdoshmëri të drejtën e kundërfirmës apo e drejta për të thirrur mbledhje nga 2 anëtarë apo për të kërkuar informacion , dhe janë të drejta që i ka edhe ligji. Marrëdhëniet i ka percaktuar ligji , mes anetarëve dhe administratës së KQZ. S’mund të konceprohet një trupë kolegjiale pa pasur akses të barabartë në administratë. Por administrata e KQZ është tërësisht militante dhe nën influencën e partisë demokratike. Administrata pika me nevlagjike e këtij institucioni, me militantë dhe me lidhje nepotike . Në atë intitucion është dërguar një person nga departamenti i korrupsionit në Këshillin e Ministrave, si këshilltar kryetares së KQZ, për të diktuar dhe kontrolluar axhendën e KQZ, madje ka dhe burrë dhe grua që punojnë në shkelje me ligjin me lidhje të forta nepotike. Pra kryeministri e kontrollon në mënyrë direkte nga zyra e tij KQZ. Këto janë fakte shqetësuese që tregojnë se situata në KQZ është shqetësuese. Por janë edhe vendime të tjera si ndarja e mandateve dhe KZAZ që tregojnë se KQZ po bën punë politike. Vota e Jani Janit me mazhorancës nuk mund ta komentojë sepse rregullorja në tërëzi nuk është miratuar. KQZ po jep vendime vetëm në drejtim të njërës palë dhe ka patur kritika të forta edhe në raportet e ODIR , se KQZ nuk ka vepruar si institucion i pavarur. Në KQZ sidomos në pregatitjen e zgjedhjeve duhet të funsionojë fryma e dialogut dhe bashkëpunimit.
2-Po përsa i përket aplikimit të teknologjive si ka hecur ky projekt sipas jush?
Teknologjitë kemi kritika të forta, janë shkelur të gjitha afatet dhe informacioni ka qenë i pakët , vetëm në mbyllje të afateve i është dhënë informacion i paplotë anëtarëve të KQZ. Jemi shumë vonë dhe transperenca është e mangët. Përgjegjësia bie mbi KQZ , sepse i ka pas dokumenta e pregatitut që në tetor 2012 , por vetëm në muajin janar 2013 janë hedhur në tender , pra ka një vonesë 3 mujore të pajustifikueshme . Ka patur neglizhencë dhe paaftësi , sepse të njëjtat dokumentet janë hedhur në tenderim në muajin janar. Teknologjia ka qenë një themel të reformës zgjedhore dhe patjetër duhet të aplikohet.
3- Po përsa i përket koalicioneve zgjedhore, a besoni se partia Socialiste me koalicionin e vet , mund të marrë 71 mandate ?
Po formojnë një koalicion me më shumë se 30 parti, sistemi e dikton këtë gjë , e dikton edhe nevoja për të makimalizuar votën dhe për të ndaluar ndonjë manipulim që është pjesë gjenetike e qeverisë Berisha, dhe ai do tentojë përsëri të vjedh vota me mënyra të paligjshme . Natyrisht jemi të hapur për shumë parti , koalicioni po konsolidohet përditë e më shumë , aktualisht kemi 30 parti që kemi marrëvshje për të hyrë në marrëveshje. Natyrisht ka parti që s’duan të bashkohen me ne, pavarësisht se janë opozitare si psh FRD, që mendoj se do ketë impakt tek votat e djathta , duke krijuar një disavantazh numërik dhe trategjik në disa qarqe , sipas llogarive dhe sondazheve . Mendoj se koalicioni i majtë do jetë fitutes i zgjedhjeve dhe do kontrollojë mazhorancën pas këtyre zgjedhjeve . Ky është parashikimi im bazuar në sondazhe dhe në një llogjike politike apo edhe te carja e votës brënda të djathtës.
4-Nuk mund të mos ju bëj edhe një pyetje, per zhvillimet e brëndëshme në PS, vecanërisht për listat e deputetëve . Kemi dy grupime brënda kampit rozë, një pjesë e deputeteve thonë se listat duhet të hartohen me mendimin e bazëz, dhe pjesa tjetër nga lidershipi i partisë , dërsa zoti Brace artikuloi idenë e preliminareve në SHBA, ju si mendoni për këtë cështje?
Diskutimi duhet të shtrohet në një sfond aktual , preliminaret si në SHBA janë një ide e mirë. Duhen rregulla të përcaktuara , madje në disa vende është e rregulluar me ligj. Por është ende herët për ne , megjithatë kjo s’do të thotë se s’duhet të ketë konsultime me bazën . Unë them se ky konsultim nga kryetari i partisë është duke u bërë në mënyrë intesive me format e tij , nuk ka nevojë që gjerat të jenë të dukshme në publik. Por jam i bindur kryetari është në kosulta me struktuarat e partisë lokale , me faktore elektorale lokale dhe me struktuarat lokale të cilat japin opinione .
Besoj si tha dhe kryetari pjesa më e madhe grupit parlamentar do konfirmohet. Ndërsa në lidhje me disa zona që kemi patur një prezantim të hershëm të kandidatëve , kjo është bërë me qëllim të qartë elektoral dhe është bërë shumë mirë. Sepse ka pasur nevojë në disa zona që të kishim kandidat për të plotësuar vakumin e krijuar nga qeveria, dhe për të përmirësuar disa probleme . Sepse kandidatët duhet të krijonin lidhje me elektoralin dhe të përcojnë edhe programin për një rilindje shqiptare. Kjo është gjë e e mirë sepse njerëzit kanë filluar prej kohësh nga puna. Por edhe për të krijuar bindjen se kush janë , ka qenë një lëvizje breënda një strategjie elektorale të miratuar brënda partisë socialiste . Unë përsonalisht kam qenë partizan i kësaj ideje që kandidatët të prezantoheshin para afatit , pasi është vendim që do japi rezultat elektoral . Sepse politika nuk matet vetëm me ide por edhe me rezultate konkrete. Në zona problematike është mirë që PS të jetë prezente me kandidat në terren , gjë që do japi rezultat elektoral dhe cdo gjë bëhët për të maksimalizuar votat.
5-Presidenti ka filluar konsultat me partite politike për zgjedhjen e 2 anëtarëve të gjykatës Kushtetuese dhe një të asaj të Lartë , keni një qëndrim për këtë diskutim ?
Procesi është i parakohshëm , vendet në gjykatën kushtetuese sjanë krijuar ende , sepse kjo duket edhe nga interpretimi i ligjit nga vetë gjykata . Është nxitim nga presidenti, është lëvizje e kalkuluar politikisht , me qëllimin që mazhoranca që përpara mbylljes e punimve që këtij kuvendi, cojë atje njerëz që i interesojnë . Në mbyllje ky kuvend s’mund të zgjedhë anëtarët e rinj të kushtetuese. Por kjo del qartë që edhe vetë vendimarrja e kushtuesese për të shtyrë persëritjen , dëshmon që kushtueseja nuk qëndron mbi palët dhe s’garanton kushtetutën. Pra ka qenë në funksion të skemës politike që po flasim . Gjykata kushtetuese është jashtëzakonisht e ekspozuar ndaj trysnive politike, kjo duket edhe nga refuzimi i kërkesës sonë për madatët , ku kushtueseja ka bërë rolin e strucit, që fut kokën në rërë për t’ju fshehur problemit. Vendimi në vetvete është kontradiktor dhe absurd , sepse i thuhet partisë socialiste që ka rrugë të tjera ligjore, ndërkohë ne e dimë se vendimet e kuvendit s’ kanë hallkë tjetër gjyqësore . S’mund të jenë objekt shqyrtimi i asnjë organi gjyqsor aktet e natyres individuale , thuhet se vendimet e kuvendit . Por ky është një akt i natyrës individuale ndërkohë që prek të drejtat kushtetuese , dhe kur dihet dhe nga jurisprudenca e gjykatës kushtuese e thotë, se kur preken këto të drejta vetëm gjykata kushtuese mund ta shqyrtojë. Garanti është vetëm kushtuesesja, por në momnetin që ti krijon këta ishuj imuniteti gjyqsor , këtu vihemi përballë precendetëve të rrezikshëm, sepse kuvendi mund të uzurpojë kompenteca që si takojnë me ligj. Mund të pezullojë nga funksioni pulbik disa individ , ose pezullojë kompetencat e një organizmi . Legjislatori me ligj mund të miratoje një ligj që kuvendi të jetë jashtë cdo lloj juridiksioni ligjor. Por duke iu referuar historisë kështu janë instaluar edhe diktaturat nazizte. Nesër mund të ndodh që opozitës ti hiqet fjala , vendim kuvendi sovran , dhe kjo është pakundështueshme nga pikpamja ligjore, ku të shkojë opozita.
Cështja e mandateve është ende e hapur , qoftë nesër dikush mund ta ndjekë në gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut , problemi mbeti jashtë , s’patën guxim ti japin zgjidhje cështjes së pabarazizë së votës. Por nesër do të ndodhë që aktorë politik qoftë edhe shtetas të thjeshtë , pas zgjedhjeve mund ti kontestojnë këto zgjedhje , qoftë në gjykaëtn Europiane për të Drejtat e njeriut qoftë në gjykatat shqiptare, pikërisht për cështjen e madateve , me parimin e rëndësishëm se vota . Ky parim është shkelur dhe ka ardhur si rezultat i uzurpimit të funskionit të kuvendit , dhe nesër me të drejtët edhe gjykata kushtuese edhe pse ka detyrim kushtetues të shqyrtojë edhe zgjedhshëmrinë e deputeteve pas zgjedhjeve , nuk shmanget dot nga ky detyrim , nesë dikush do e ndjekë këtë cështje është një standart që mund të jetë problem i vazhdueshëm dhe per njohjen e zgjedhjeve në Shqipëri , është problëm që nuk është mbyllur dhe gjykata e humbi këtë shansh historik për ti dhënë fund padrejtësive dhe ti japë siguri zgjedhjeve që do zhvillohen. Ppozita nuk do ndikohet nga ndarja e mandateve , sepse mandatet varen nga shume variabla . Por kjo do jetë një cështeë vazhdimisht e ekspozuar ndaj kundështimeve .
6- Po përsa i përket referendumit a besoni se është një nisme që mund te realizohet?
Vendim absuder i berishes per te terhequr vemendjen e oipozites dhe në kundështim me ndërkombëtarët , ai e bëri për të demonizuar opozitën , populli nuk është ligjvënës , populli rrëzon vendime të caktuara të potikës, demokracia direkte ka mënyra si zbatohet, kjo është një llojë shpërdorimi që Berisha i bën pozicionit si kryeministritër , duke shpërfillur edhe mendimin e Kom Europian , për të cilin ai hiqet se po bën , cdo gjë tjetër është beteje Donkishoteske. Ndërsa ata kërkojnë dialogun dhe konsesunsin Berisha bën të kundërtën . Njësoj si me nismën për votimin e 16 vjecarëve , gjëra që s’kanë rëndësi për momentin dhe që s’ka qenë në diskutim. Berisha s’0do të ballafaqohet me dështimet e tij . Problemi është si do ti përgjigjemi krizëz së madhe që ka përfshirë vendin , për këtë janë zgjedhjet dhe për të plotësuar ato kërkesa që ka populli shqiptar , si për tu bashkuar me Europën për të pasur vende të reja pune dhe jo për ty zhytur më shumë më krizë, sic po bën Berisha.