Brezi ynë ka parë tërmete shumë më të fortë

J L

Ra tërmeti-ra tërmeti,

me themel u tund dynjaja,

po me hatërin e Zotit,

s’pati dëme të mëdhaja!

 

Maksimal është angazhimi,

i gjithë shteti po punon,

po ka dalë Petrit Vasili,

gjilpërën në kashtë kërkon!

 

Ky telendar proverbial,

ka kohë që vuan nga flama,

gati s’tha -se për tërmetin,

shkaktari ishte Rama!

 

S’di ç’ka thënë Damjan Gjiknuri,

s’e dimë ç’ka thënë vërtetë,

se gati është i pandehur,

për fjalët:”Tërmet-tërmet!..”

 

Edhe udhëheqësi Meta,

shkëlqente nga lumturia,

se dhe për pak-fare pak,

i kishte dalë profecia!

 

Po Meta në deklarata,

qeverinë nuk e goditi,

jo të gjithë në LSI,

janë idiotë si Petriti!

 

Një emergjencë civile,

s’e kemi për herë të parë,

gjithmonë kemi treguar,

se jemi shumë solidarë!

 

Flas për popullin e thjeshtë,

jo për partitë politike,

që njeri-tjetrit i rrinë pranë,

në situata kritike!

 

Brezi ynë këtu ka parë,

shumë më të forta tërmete,

në dimër e në behar,

që kanë rrafshuar qytete!

 

Brezi i ri që rron këtu,

më përpara s’e ka ditur,

se u shemb Lezha dhe Shkodra,

dhe nga themelet janë ngritur!

 

Nuk e di nëse është shkruar,

dhe akoma është në libra,

se në mesin e Dhjetorit,

është rrafshuar edhe Dibra!

 

Në atë dimër të egër,

u ngrit Dibra për pak muaj,

dhe vetëm nga forcat tona,pa asnjë qindarkë të huaj!

 

Tani dot s’hamendësojmë,

siç bën ndonjë mendjendritur,

por po të kishte rrafshime,

shteti do t’i kishte ngritur!

 

Këto dëme që kanë ndodhur,

do ndreqen shumë shpejt të tërë,

më e madhe është zhurma,

se sa dëmet që janë bërë!

 

Unë në kat të Njëmbëdhjet,

fatkeqësisht e kam shtëpinë,

dhe dje nga Zoti Tërmet,

m’u thye çdo qelqurinë!

Ky është një pickim i vogël,

në ditën e kijametit,

për llamba e qelqurina,

s’i kërkoj dot ndihmë shtetit!

 

A.DUKA

Share This Article
3 Comments
  • I nderuari Arben Duka.
    Per kuriozitet po te tregoj nji te vertete.
    Kur ra termeti i vitit 1979 ne oren 07.20 minuta u shemben fshatra te shumta sidomos ne Lezhe dhe Shkoder.Te gjitha shkatrrimet qe bani ai termet u ndertune brenda 6 muajve.Por ate qe due te ta tregoj ne kete rast,ne Shkoder u rindertune dhe ato pasojat e termetit 1905.E vertet kjo qe shkruaj si shkrimi qe lexon ne komentin tim.
    Ndersa termeti qe ra ne Korce akoma nuk jane eleminue pasojat.

  • Shume termet i forte ra ne Shqiperi,
    por pallat te ri nuk u shembi asnji,
    Ja Duka poet ne kat te Njembedhjet,
    asgje nuk pesoi nga ky flame termet,
    dikur ne Shqiperi termeti rrafshonte
    me pune vullnetare Enveri ndertonte,
    shumekatshe ka kudo plot e perplot,
    Duka ne kat 11 dhe termeti nuk e lot,
    shyqyr mor Duke qe je ne pallat te ri,
    jo ne kotecet 1+1 te Enverit qe do ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *