Dan Braun sjell trillerin e tij më të fundit. “Ferri” pritet të dalë në libraritë amerikane, italiane dhe britanike në 14 maj. Vepra ka në qendër sërish profesorin e simbologjisë, Robert Langdon, i cili kësaj radhe duhet të zbulojë misterin e kryeveprës së Dantes. Autori i “Kodit të Da Vinçit”, “Engjëj dhe djaj” dhe “Simbolit të humbur” pritet të vizitojë Italinë në 6 qershor. Braun do të promovojë librin e tij më të fundit dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete letrare.