Danilo Alves: Më kanë kërcënuar, largohem nga Shqipëria

Gazeta Dita

Shpërthen sulmuesi brazilian i Flamurtarit, Danilo Alves. 26-vjeçari nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare në Facebook ka bërë me dije se do të largohet nga Shqipëria pasi është kërcënuar gjatë dy javëve të fundit.

Ndër të tjera Alves thotë se këta njerëz nuk duan që futbolli shqiptar të ecë përpara, teksa shton se tifozët e Flamurtarit janë ata që e bindën të qëndronte në Vlorë dhe të jap maksimumin për ekipin.

“Së fundmi shumë njerëz më kanë kontaktuar në lidhje me situatën time profesionale, madje edhe gjatë kohës që isha me pushime. Vendosa ta shkruaj këtë mesazh të shkurtër për t’i sqaruar të gjithë se çfarë është duke ndodhur me mua.

Nuk jam i lumtur me këtë situatë. Njerëzit flasin për mua por harrojnë 25 lojtarët e tjerë që punuan fort dhe meritojnë më shumë respekt. Nuk është koha për të folur për Danilo Alves-n, por kohë për të zgjidhur çështjet me të gjithë lojtarët që dhanë gjithçka gjatë këtij sezoni për të shpëtuar Flamurtarin nga rënia.

Shokët e mi të skuadrës, disa prej tyre janë prindër, disa janë djem të rinj që po punojnë fort për të arritur qëllimet e tyre dhe janë djem që kanë ëndrra, që kërkojnë çdo ditë një të ardhme më të mirë për veten, për fëmijët dhe për familjet e tyre. Ju lutem, mjaft u shqetësuat se ku do të shkoj unë dhe shqetësohuni për shokët e mi të skuadrës. Ata janë në një situatë që vërtet kanë nevojë për zgjidhje.

“Kam respekt për njerëzit e Vlorës dhe mbështetësit e Flamurtarit. Ata kanë qenë të mrekullueshëm dhe na kanë mbështetur gjithmonë”.

Kam respekt për njerëzit e Vlorës dhe mbështetësit e Flamurtarit. Ata kanë qenë të mrekullueshëm dhe na kanë mbështetur gjithmonë. Ata meritojnë respekt. Diçka tjetër që dua të qartësoj është se unë nuk kam një agjent.

Nuk kam as agjent brazilian dhe as agjent italian. Nuk kam nevojë për askënd që të flasë për mua. Njerëzit mundohen të përfitojnë nga situata dhe nëse këta njerëz thonë se janë agjentët e mi, janë duke gënjyer”.

“Jam duke punuar me ambasadën time dhe me avokatët e mi në Brazil në lidhje me kërcënimet që kam marrë gjatë dy javëve të fundit”, shkruan 26-vjeçari.

“Thjesht dua të sqaroj faktet sepse unë jam duke punuar me ambasadën time dhe me avokatët e mi në Brazil në lidhje me kërcënimet që kam marrë gjatë dy javëve të fundit. Shpresoj që një ditë Shqipëria të lirohet nga disa njerëz që nuk duan të ndihmojnë në zhvillimin e futbollit dhe që nuk bëjnë që emri i Shqipërisë në botë të njihet për mirë. Shpresoj që një ditë do të bëhet më mirë. Shqipëri, do të të kem gjithnjë në zemër”.

“Shokët e mi të skuadrës, do t’ju respektoj gjithnjë sepse ju dhatë gjithnjë 100% edhe pse në disa raste u përballët me situata të tmerrshme. Tifozë të Flamurtarit, faleminderit për gjithçka”.

Shokët e mi të skuadrës, do t’ju respektoj gjithnjë sepse ju dhatë gjithnjë 100% edhe pse në disa raste u përballët me situata të tmerrshme. Tifozë të Flamurtarit, faleminderit për gjithçka. Nëse qëndrova aty dhe luftova me çdo gjë që kisha, ishte për ju.

Nuk mund të jem më i sinqertë se kaq. E di që njerëzit mund të më gjykojnë dhe të krijojnë një mendim personal të caktuar. Dua të shoh nëse ata do të respektojnë faktin që qëndruam të luanim edhe pse u përballëm me shumë çështje gjatë sezonit të kaluar. Zoti na bekoftë të gjithëve. Shpresoj që një ditë ta vizitoj Shqipërinë dhe të shoh që çdo gjë ka ndryshuar”, shkruan Alves në FB.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *