Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Danimarka dhe taksa që propozon PS
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Danimarka dhe taksa që propozon PS
Letrat e Lexuesve

Danimarka dhe taksa që propozon PS

anazapta
Published November 14, 2012
Share
SHARE

Në prill të këtij viti udhëtova nga Kopenhagen në jug, drejt qyteteve Nikobing e Vajle, në Danimarkë. Ka diçka të veçantë nga shumë vende të tjera evropiane: rrugët për biçikleta, mbizotërojnë nënkalimet, fëmijët dhe pensionistët kudo udhëtojnë më gjysmë çmimi, në afërsi të autostradës, radhitur njëri pas tjetrit me dhjetëra “mullinj me erë” të kohëve moderne, të gjithë në unison si një trupë baleti; lulet të shoqërojnë me km të tëra anash autostradës, në parqe, ambiente familjare e kudo. Qytetet rrethohen nga breza pyjorë, lëndina të gjelbra e liqene artificiale, që gjallërohen nga mjelma, rosa e pulëbardha… Një çlodhje për syrin tonë të lodhur.

 

Danimarka ka një sipërfaqe prej 43000 km2 dhe popullsi rreth 5.5 milionë banorë. Doja të ndalesha tek puna e taksës progresive që propozon PS pas ardhjes në pushtet. Danimarka e të tillë taksën mbi të ardhurat dhe ja se ç’ndodh: në asnjë qytet nuk pamë ndonjë lypës, por këtu na thanë se nuk gjen as miliarderë. Çdo qytetar danez merr ose pagën, ose pensionin apo asistencën, që është më se e mjaftueshme. Sa më e lartë të jetë paga, aq më të larta janë taksat, ato shkojnë deri në 60 %. Kjo bën që të ulen në mënyrë të ndjeshme të ardhurat e qeveritarëve apo të tjerëve me paga të larta. Qëllimi është ekuilibrimi i nivelit të jetesës. Por megjithatë danezët e kanë në ndërgjegje kursimin, nuk e tolerojnë shpërdorimin. Kudo, në shkallet e pallateve, në rrugët e parqeve, etj., llambat ndizen vetëm kur kalonin kalimtarë. Shishet e qelqit apo plastike ktheheshin në dyqane me çmim të leverdishëm.

 

Kur i pyeta nëse fitorja e një partie rrezikon humbjen e vendit të punës së ndonjë zyrtari, mu desh gjysmë ore shpjegim derisa të kuptonin për çfarë e kisha fjalën.

 

Një të diel isha i ftuar në një familje kosovare. Nga ora 4 pasdite e zonja e shtëpisë filloi të ndjente shqetësime. Ambulanca mbërriti fiks 5 minuta pas telefonatës. E kam shkruar këtë letër për “DITA”-n, për t’i treguar politikës shqiptare dhe lexuesit të thjeshtë, tani në prag të zgjedhjeve, se çfarë duhet të fillojmë të bëjmë, për veten, për fëmijët tanë, për njëri-tjetrin…

 

Letër e nënshkruar: Ahmet Balliu

 

anazapta November 14, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?