Danimarka, vitet e fundit është shpallur si shteti ku njerëzit kanë nivelin e lumturisë më të lartë në botë. Për të shuar kuriozitetin na vjen në ndihmë Dan Buettner, eksplorues i “National Geographic”dhe autor i librit “The blue Zones of Happiness: Lessons from the World’s Happiest People”.
Gjëja e parë që Buettner tregon është se danezët janë të lumtur sepse kanë pritshmëri të vogla. E në fakt asgjë s’mund të jetë më e vërtetë se kjo. Çdo danez, që në momentin e lindjes pret kujdes shëndetësor falas dhe edukim falas. Më pas, kur shkojnë në universitet, ata presin të paguhen për të shkuar në shkollë. Nëse kanë fëmijë, ata presin t’i kenë 10 muaj pushim me pagesë që të dy prindërit. Dhe ata presin të dalin në pension pa pasur probleme financiare për tërë jetën e tyre.
“Çfarë i bën danezët të lumtur, unë besoj është fakti që qeveria kujdeset për të gjitha nevojat e tyre jetësore, asgjë s’mund të shkojë shumë gabuar në jetët e tyre , ta janë të lire të ndjekin një punë që vërtet i flet pasionet e tyre”, thotë Dan. Lumturi është të jetosh duke i shmangur streset e përditshme të jetës, por danezët i paskan të gjitha! Ato shërbime që shumë vende të tjera, përfshirë edhe ne, i kërkojmë nga shteti, ata i kanë. Ndaj, nuk besojmë se ndryshojmë shumë nga pritshmëritë. Nejse, temë e gjerë kjo. Ata janë duke jetuar të lumtur dhe kjo mjafton për danezët! e.r/dita



Keshtu i kishim edhe ne dikur, shendetesi e shkollim falas, po ky popull nuk i donte, deshironte me çdo kusht t’i paguante. Hajt hidheni vallen tani, shendetesine ta paguani, sepse keni falas gjene me te shtrejte, lirine per te pjerdhur nga mengjesi deri ne darke …
Keto i kemi te informuara me vakt e me kohe qe Danimarka asht nji shtet teper social.Por jam kureshtare te di!!!A gjindet ndonji grindavec,hajdut,rrenacak,kriminel sa per be.Sepse, tek ne,ne shqiperi kemi plot nga keto.Por qe nuk kemi pak,ose aspak,e kjo na ben perseri kureshtar:A gjindet ndonji njeri ne shqiperi qe te jet i ngjashem sa per nji moment dite krahasim me cilesit qe shpalos Danimarka.
Ne Danimarke mund te jete mire me nje nivel jetese te larte e shoqeri te lumtur por mungon demokracia Kineze!Ata e kane gabim qe nuk e drejton jeten e tyre e politiken e tyre nje ambasador kinez!Atyre u mungon liria e fjales,si ne Amerike i mungojne droga,armet ,invazionet neper vendet e vogla!Ndaj sdo te lumtur te jene tyre u mungon shteti rrumpalle qe quhet dhjemokraci!Nuk jam i kenaqur me kete lajm e lereni kete propagande boshe por na thoni kush u vra e kush vdiq ng droga te dehur nga arritjet e medha te dhjemokracise ambasadoriale ku pa te te gjithe do te ishim gjalle e nuk do te ishim ne radhe per te vdekur edhe pse nuk kemi moshe!Poshte diktatura e Danimarkes e rrofte shkerdhatokracia kaubojse Amerikane!