Danimarka një nga 5 vendet refuzuese të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, konsiderohet si një nga vendet skandinave më liberale, me një demokraci tejet të zhvilluar. Një nga vendet e para, që legalizoi pornografinë dhe njohu martesat homoseksuale. Në lidhje me legjislacionin mbi imigracionin, politikat shtetërore janë vlerësuar si liberale, sidomos përgjatë viteve ’80, ku përdorimi politik i çështjeve të imigracionit konsiderohej ilegjitim.
Por, situata do të ndryshojë gjatë viteve ’90, duke kulminuar në vitin 2001, me fitimin e Partisë së Popullit Danez (DF), një parti e ekstremit të djathtë, anti-imigracion dhe anti-islam. DF do të kushtëzojë politikat qeveritare përgjatë viteve 2001-2011, përmes fuqisë mbështetëse të votave, në shkëmbim të aplikimit të politikave partiake ekstremiste.
Partia e Progresit
Krijimi i DF-së, shtrihet në Partinë e Progresit, e themeluar më 1972 nga Mogens Glistrup. Glistrup, me profesion avokat, fitoi një popullaritet të lartë, pas deklaratës së tij në media se, ai paguante 0% taksa. Një deklaratë tronditëse, për një vend me sistemin më të lartë të taksave në Europë. Filozofia e partisë së tij, mbështetej në politikat ekonomike liberale, ekstremiste, duke bërë thirrje për heqje të sistemit të taksave. Sistemi pa taksa, sipas filozofisë partiake, duhet t’i kompensonte të ardhurat nga mungesa e taksave, me kursim drastik, duke fshirë disa institucione ministrore të panevojshme. Gilstrup, shkaktoi polemika në publik, me shprehjen se për të kursyer para, duhet që Ministria e Mbrojtjes të zëvendësohet thjesht me një sekretari telefonike, e cila duhet të thotë vetëm “Ne, dorëzohemi” në rusisht.
Në vitet në vijim Glistrup, do të dënohej për evazion fiskal dhe që prej vitit 1985, partia do të drejtohej nga Pia Kjaersgaard.
Elektorati partiak, shtrihej në klasën punëtore, vota e së cilës konsiderohej si një votë proteste. Në princip partia mbështeste sistemin social, por vetëm për ato që e meritonin, duke përjashtuar në këtë mënyrë, imigrantët dhe “parazitët”. Gradualisht, partia filloi të shndërrohej në një parti anti-islam.
Krijimi i DF-së
Pas kthimit të Glistrup, përplasjet mes të dyve, çuan në ndarjen e partisë dhe Pia Kjaersgaard krijoi Partinë e Popullit Danez (DF), më 1995. Agjenda dhe propaganda partiake, nëpërmjet kultivimit të një retorike të ashpër, fillojnë të fokusohen menjëherë kundër imigracionit dhe kryesisht kundër Islamit. DF kërkon të ndalohet imigracioni, nga gjithë vendet jo perëndimore.
Triumfi në zgjedhjet legjislative të vitit 2001, i japin një pushtet vote mbështetëse, ndaj koalicionit qeveritar. Kjo mbështetje politike, përgjatë viteve 2001-2011, kushtëzohej nga imponimi dhe aplikimi i agjendës partiake anti-imigracion dhe anti-islam. Përgjatë kësaj qeverisje 10 vjeçare, Danimarka ka njohur legjislacionin më të ashpër të aplikuar ndonjëherë ndaj imigracionit. Shtrëngime politike në të gjitha fushat që prekin imigracionin, duke shkuar deri në aplikim të thyerjeve të marrëveshjeve evropiane, që preknin qarkullimin e lirë të personave, mallrave dhe shërbimeve.
Më 2011, kur DF kërkonte vendosje të kontrollit doganor në kufi, Kryeministri Rasmussen, ra dakord për vendosje të kontrollit 24 orësh, në shkëmbim të votave për miratimin e një paketë delikate buxhetore, duke shkelur Marrëveshjen evropiane mbi Qarkullimin e Lirë të Mallrave dhe Shërbimeve. Imponimi i votave të DF-së, shkaktoi gjithashtu edhe vendosje të kontrollit të lëvizjeve të personave, duke shkelur edhe Marrëveshjen evropiane të Shengenit.
Retorika partiake e DF-së, ndikimi në publik dhe në spektrin politik
Retorika dhe propaganda partiake, ka ndihmuar në krijimin e imazhit mbi imigrantët dhe Myslimanët, si rreziku i vetëm kryesor, me të cilën po përballet shoqëria dhe kultura daneze. Gjuha e ashpër e përdorur, duke krahasuar Islamin, me një religjion që nxit dhunën, si një tumor kanceroz që po përhapet me shpejtësi në vend, dhe duke bërë paralelizma të veshjeve të grave myslimane me simbolet e nazizmit, ka dhënë ndikimet e tij në elektorat. Shumica e elektoratit të ekstremit të djathtë në Danimarkë, vjen nga klasa punëtore, e cila i konsideron të papërshtatshme politika ultraliberale mbi imigracionin, të cilat lejojnë mijëra imigrantë të vijnë nga Irani, Iraku dhe vendet e Ballkanit që prej viteve ’70-’80-’90 e në vijim.
Më 2007 karikaturat polemizuese mbi profetin Muhamed të vitit 2005, u shndërruan në mjete propagande elektorale, pro lirisë së fjalës dhe kundër censurimit të saj, me parullat ‘Liria e fjalës është daneze, censurimi jo”.
Fushata partiake sensibilizuese e vitit 2009, që i bënte thirrje qytetarëve të kundërshtonin ndërtimin e xhamive në Kopenhagen, shoqërohej me afishe ku theksohej rrezikimi i sistemit të drejtësisë nga aplikimi i Sharias. Afishet ndër të tjera, shfaqnin edhe një femër myslimane të mbuluar, me simbolin e drejtësisë në dorë dhe xhami me me dy shpata në kupolën qendrore.
Në qendër të vëmendjes të publikut danez, nga propaganda partiake janë ofruar tre “kërcënime kryesore”: kërcënimi i sistemit social, ku sipas retorikës partiake, shumica e imigrantëve që vijnë në Danimarkë, janë të varfër, të paedukuar dhe të paarsimuar, duke u shndërruar në një barrë për sistemin social të vendit; kërcënimi i dytë lidhet me kriminalitetin, ku sipas propagandës partiake, imigrantët janë personat, që kryejnë më shumë krime në vend; dhe kërcënimi i tretë dhe më i rëndësishëm, konsiderohet të jetë cenimi i vlerave dhe identitetit kombëtar social dhe fetar, nëpërmjet rrezikut të fesë Islame, e gjykuar si një e keqe e cila po përhapet.
Kjo retorikë ekstremiste, duke shënjestruar një grup të caktuar social, si burimi i të gjithë të këqijave sociale, krijon efektet e saj në opinion publik, duke kontribuar negativisht në rritjen e frikës dhe të pasigurisë.
Ndikimet politike të axhendës partiake të DF-së, janë konsideruar të fuqishme, ku ashpërsimet ndër vite të legjislacionit ndaj imigracionit, vlerësohen si të parikuperueshme, pavarësisht vullnetin aktual qeveritar. Politikat e DF-së, kanë ndikuar në një riorientim të spektrit politik, ndaj këtyre çështjeve, duke shkaktuar një rrëshqitje më djathtas, të gjithë klasës drejtuese politike, me synim rikuperimin e elektoratit të tyre. Axhenda partiake kundër imigracionit dhe kundër Islamit, është arritur të vihet prej vitesh në fokus kryesor dhe të jetë e pranishme në tavolinën politike edhe në këto momente, ku DF po kryeson sondazhet paraprake mbi zgjedhjet evropiane që priten të zhvillohen në muajin maj.
Zgjedhjet evropiane 25 maj 2014
Danimarka është vlerësuar gjithmonë si një vend euroskeptik. Refuzimi më 1992 i Traktatit të Mastritit, refuzimi i Euros në vitin 2000, dhe rifutja e kontrollit kufitar doganor më 2011, konsiderohen si momentet me pikante të këtij qëndrimi euroskeptik.
Zgjedhjet evropiane në Danimarkë do të zhvillohen në mes të mandatit të një qeverie, e cila konsiderohet si jo popullore dhe e pastabilizuar.
Sondazhet paraprake për momentin, tregojnë përparësi të Partisë Popullore Daneze. DF mund të marrë 15% të votave, duke dalë më mirë se Partia Social Demokrate dhe Partia Liberale, që janë dy partitë kryesore në Danimarkë. Social-Demokratët të kryesuar nga kryeministrja Helle Thorning-Schmidt dhe Liberalët pritet të marrin 13-14% përqind secila, sipas sondazhit të Gallup të publikuar nga e përditshmja daneze “Berlingske”. Nga 13 eurodeputetë që ka vendi në PE, DF për momentin ka vetëm një eurodeputet të zgjedhur.
Arsyet, që shpjegojnë pse elektorati danez mund të votojë DF-në, lidhen me shqetësimin në rritje të elektoratit ndaj imigracionit dhe sidomos ndaj kërcënimit të sistemit të mirëqenies sociale. Arsye të tjera shkojnë në logjikën e krizës ekonomike në BE të zgjatur ndër vite, që ka pasur ndikimin e saj dhe në Danimarkë, ndonëse me përqindje të ulëta.
Ajo çka konsiderohet si delikate, përballë një rivotimi të mundshëm mbi statusin e Shqipërisë në qershor, është fakti se rritja e ndikimit politik të ekstremit të djathtë në Danimarkë, do të ushtrojë sërish influencën e tij bllokuese. Refuzimit të dhjetorit, i shtohet dhe një faktor politik në rritje, që mund të ndikojë negativisht, fitimi i DF-së. Në rast se DF, rikonfirmon rezultatet e sondazheve paraprake, pozicionimi qeveritar, do të ndikohet nga ky ripozicionim politik. Aprovimi mbi politikat zgjeruese të BE-së, sigurisht që do të lexohet edhe nëpërmjet këtij filtri votimi popullor. Si edhe në rastet analoge, ku klasa politike daneze, është detyruar të riorientohet më djathtas për rifitimin e elektoratit, edhe ky rast do të shkaktojë efektet e tij. Kjo logjikë është e rëndësishme të kalkulohet, përtej argumentit të dhënies së provave për progres të qëndrueshëm në lidhje me statusin, apo plotësimit të “kritereve teknike”. Siç është e rëndësishme dhe marrja parasysh e lobimit të aleatëve diplomatikë, sidomos lobimi i diplomacisë së përtej Atlantikut./im.ta/
Mendoj qe , ne lidhje me islamin , nje fare te drejte e kane . Eshte nje fe vertet e frikshme .
eshte shume e vertet danimarka ka marre inciativa konkrete qe ta largoje edhe te vetmin islamist nga danimarka.
.sipas portalit te M.S.N edhe partija me e madhe zvicerane U.D.C ka marre inciativ qe ta ndaloje ne kantonin e sionit dhe ne ter zvicren mbajtjen e nje shamije ne shkolla dhe te gjithe zviceranet kundreshtojn ashper qdo element apo formul islami.
.edhe fronti nacional me nacionalisten presidente MARIN LE PEN ka fituar 17 qyteta te mdhaja ne France ne zgjedhjet komunale dhe ne rundin e 2 te parashihet qe avancoje shume,sipas mediave françeze,ku qe 24 vite e ndegjoje e percjell ket parti ne tv e debatet e saje qe jane te betuar per nje AFRANC pa asnje persone te fes ISLAME.
.edhe parija U.K.I.P ne angli ka te njetat objektiva qe ta pastrojne Anglin nga feja islame dhe largim te islamit definitiv nga evropa.
.edhe N.V.A nacionalistat belg me shefin BART WEVER kampion ne sondazhin belg ka te njetat parametra me partit e tjera shtetevene fjale.
.edhe P.V.V partia liberale ne HOLAND eshte betuar per nje holand e evrope pa islam.
.e tani RAMA mund te lexoje e frymzohet pozitivisht me librat e kriminelit te njerzimit sulltan syleimanit dhe te ulet kembekryq se bashku e THAQIN e EDGANIN,qe te gjitha gazetat e peredimit e plasifikojn erdoganin si KIM JUN-gun e KORES.
kuptoni te dashur lexues se si perkufizohet demokracia sot? ato vende qe kultivojne pornografine homosexualitetin pedofiline konsiderohen vende demokratike nga kultura perendimore, ndersa ato vende qe kane familjen si baze te ndertimit te shoqerise dhe te shtetit dhe qe mundohen te trashegojne kete tradite brez mbas brezi konsiderohen vende extremiste vende islamike, myslimane e pordhi kali ne dere te hanit.personalisht njof fene e zotit dhe jo fete e njerezve por qe po te me duhej te zgjidhja pa dyshim qe nuk do zgjidhja demokracine e homosexualeve perendimore.
Shpejt te dergohet Lul Basha per lobim se vetem ai u kercen vallen ketyre burrave (gay)
Valle , a do te vije ajo dite qe zbatohen programet e ketyre partive ? Do te ishte nje fitore e madhe per te gjithe evropianet .
Te gjitha programet e ketyre partive, pergjate gjithe Europes, bashkohen ne dy pika: anti-emigracion dhe nacionalizem.