Danimarkë, banorët shkatërrojnë kioskat e kanabisit

Ornela

Banorët e Christiania-s, një zonë periferike në Kopenhagen, filluan të shkatërronin vetë kabinat e krijuara enkas për shitjen e kanabisit për t’i dhënë fund asaj qe po kthehej në folenë e krimit të organizuar.

Zona etiketohet ndryshe nga danezet si “qyteti i lirë” i Kopenhagenit, kjo sepse Christiania është e famshme për tregtinë e kanabisit, shtëpitë shumë ngjyrëshe si edhe njerëzit e veshur me stil hippi.

Disa ditë më parë zona u trondit nga një incident me të shtëna, ku dy policë janë plagosur rëndë ndërsa po tentonit të vinin në pranga një nga bosët më të mëdhenj të drogës.

Tregtia e drogës ne Christiana kap vlerën e 150 milionë dollarëve në vit. Zona është atraksioni i katërt më i madh turistik në Danimarkë, që vizitohet në vit nga gjysmë milioni turistë. Revolta e banorëve erdhi pasi qyteti ishte kthyer në folenë e tregtarëve të drogës dhe përdoruesve të saj.

Edhe pse shumë banorë te Christiania-s kanë qëndrime liberale ndaj drogës, ata ndihen te bezdisur nga prania  e grupeve kriminale. Sipas policisë  tregtia e drogës atje drejtohet nga bandat më të mëdha kriminale.

Share This Article
Leave a Comment
  • Bukur.Fillimi vjen aty ku mbaron fundi. Mesoni nga ata qe duan te mbijetojne, Asgje s’e justifikon perdorimin e droges. Ai qe e justifikon eshte, ose, perdorues, ose shites, ose deshirues i saj i fshehte ( duke dashur te duket si i kohes qe te pranohet nga shumica e deshtakeve).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *