Siç edhe pritej nga parashikimi i sondazheve paraprake, në Danimarkë fiton ekstremi i djathtë “Partia e Popullit danez” (DF) me 26.7% të votave. Dy partitë e tjera të mëdha në vend u renditen pas saj, Social-Demokratët me 19,1% të votave dhe Liberalët me 16,7%. Pjesëmarrja në votime konsiderohet relativisht e mirë me 56,3%, pavarësisht, se shënonte 3 pikë ulje nga zgjedhjet e fundit të vitit 2009. Zgjedhjet evropiane në Danimarkë u zhvilluan në mesin e mandatit të një qeverie, e cila konsiderohet si jo popullore dhe e pastabilizuar. Arsyet, që shpjegojnë pse elektorati danez pritej të votonte DF-në, lidhen me shqetësimin në rritje ndaj imigracionit dhe sidomos ndaj kërcënimit të sistemit të mirëqenies sociale. Arsye të tjera shkojnë në logjikën e krizës ekonomike në BE të zgjatur ndër vite, që ka pasur ndikimin e saj dhe në Danimarkë, ndonëse me përqindje të ulëta.
Partia e Popullit danez (DF)
DF, një parti e ekstremit të djathtë, krijohet në vitin 1995 pas ndarjes së fraksioneve në Partinë e Progresit. Që prej krijimit të saj, axhenda dhe retorika partiake fokusohen menjëherë kundër imigracionit dhe kryesisht kundër Islamit. DF kërkon të ndalohet imigracioni, nga të gjithë vendet jo perëndimore.
Triumfi në zgjedhjet legjislative të vitit 2001, i japin një pushtet vote mbështetëse, ndaj koalicionit qeveritar. Kjo mbështetje politike, përgjatë viteve 2001-2011, kushtëzohej nga imponimi dhe aplikimi i axhendës partiake anti-imigracion dhe anti-islam. Përgjatë kësaj qeverisje 10 vjeçare, Danimarka ka njohur legjislacionin më të ashpër të aplikuar ndonjëherë ndaj imigracionit. Shtrëngime politike në të gjitha fushat që prekin imigracionin, duke shkuar deri në aplikim të thyerjeve të marrëveshjeve evropiane, që preknin qarkullimin e lirë të personave, mallrave dhe shërbimeve.
Më 2011, kur DF kërkonte vendosje të kontrollit doganor në kufi, Kryeministri Rasmussen, ra dakord për vendosje të kontrollit 24 orësh, në shkëmbim të votave për miratimin e një paketë delikate buxhetore, duke shkelur Marrëveshjen evropiane mbi Qarkullimin e Lirë të Mallrave dhe Shërbimeve. Imponimi i votave të DF-së, shkaktoi gjithashtu edhe vendosje të kontrollit të lëvizjeve të personave, duke shkelur edhe Marrëveshjen evropiane të Shengenit.
Retorika partiake e DF-së, ndikimi në publik dhe në spektrin politik
Retorika dhe propaganda partiake, ka ndihmuar në krijimin e imazhit mbi imigrantët dhe Myslimanët, si rreziku i vetëm kryesor, me të cilën po përballet shoqëria dhe kultura daneze. Gjuha e ashpër e përdorur, duke krahasuar Islamin, me një religjion që nxit dhunën, si një “tumor kanceroz”, që po përhapet me shpejtësi në vend, dhe duke bërë paralelizma të veshjeve të grave myslimane me simbolet e nazizmit, ka dhënë ndikimet e tij në elektorat. Shumica e elektoratit të ekstremit të djathtë në Danimarkë, vjen nga klasa punëtore, e cila i konsideron të papërshtatshme politika ultraliberale mbi imigracionin, të cilat lejojnë mijëra imigrantë të vijnë nga Irani, Iraku dhe vendet e Ballkanit që prej viteve ’70-’80-’90 e në vijim.
Më 2007 karikaturat polemizuese mbi profetin Muhamed të vitit 2005, u shndërruan në mjete propagande elektorale, pro lirisë së fjalës dhe kundër censurimit të saj, me parullat ‘Liria e fjalës është daneze, censurimi jo”.
Fushata partiake sensibilizuese e vitit 2009, që i bënte thirrje qytetarëve të kundërshtonin ndërtimin e xhamive në Kopenhagen, shoqërohej me afishe ku theksohej rrezikimi i sistemit të drejtësisë nga aplikimi i Sharias. Afishet ndër të tjera, shfaqnin edhe një femër myslimane të mbuluar, me simbolin e drejtësisë në dorë dhe një xhami me dy shpata në kupolën qendrore.
Në qendër të vëmendjes të publikut danez, nga propaganda partiake janë ofruar tre “kërcënime kryesore”: kërcënimi i sistemit social, ku sipas retorikës partiake, shumica e imigrantëve që vijnë në Danimarkë, janë të varfër, të paedukuar dhe të paarsimuar, duke u shndërruar në një barrë për sistemin social të vendit; kërcënimi i dytë lidhet me kriminalitetin, ku sipas propagandës partiake, imigrantët janë personat, që kryejnë më shumë krime në vend; dhe kërcënimi i tretë dhe më i rëndësishëm, konsiderohet të jetë cenimi i vlerave dhe identitetit kombëtar social dhe fetar, nëpërmjet rrezikut të fesë Islame, e gjykuar si një e keqe e cila po përhapet.
Kjo retorikë ekstremiste, duke shënjestruar një grup të caktuar social, si burimi i të gjithë të këqijave sociale, ka krjuar efektet e saj në opinion publik, duke kontribuar negativisht në rritjen e frikës dhe të pasigurisë.
Ndikimet politike të axhendës partiake të DF-së, janë konsideruar të fuqishme, ku ashpërsimet ndër vite të legjislacionit ndaj imigracionit, vlerësohen si të parikuperueshme, pavarësisht vullnetin aktual qeveritar. Politikat e DF-së, kanë shkaktuar një riorientim të spektrit politik, duke provokuar një rrëshqitje më djathtas të gjithë klasës drejtuese politike, me synim rikuperimin e elektoratit të tyre. Axhenda partiake kundër imigracionit dhe kundër Islamit, është arritur të vihet prej vitesh në fokus kryesor dhe të jetë e pranishme në tavolinën politike, pavarësisht kryesimit ose jo të DF-së.(im.ta)
Bravo Danez bravo Europ qe ma ne fund po e kuptoni qe kanceri i njerzimit eshte Islami.
Dasht Zoti e fitoshin ne te gjith Europen parti te tilla.
E para here qe ti Mark, po flet kunder Sali islamikut! Koha per ndryshim?
pergjate Europes, parti te tilla deri tani kane qene nen nivelin 20%. Programet jane te thjeshtezuara ne 2 pika (a) nacionalizem (b) anti-emigracion. Partite tradicionale duken te pa-afta te ofrojne alternativa, se u mungon elasticiteti per lidhje me segmentet jo natyrale te bazes se tyre.
Nuk jam kunder islamit,por kur ai radikalizohet duhet vepruar vertet njelloj si ne france e ne shum vende Europiane,ku qytetarve ne vend te vet,nuk ju ngelet xhec vecse te behen pula qe nuk kakarisin!!!
Nje far Zarazin kishte te drejte,ku thoshte se,Ngelen taksa paguesit duke paguar per ritur femijet Arabe,Turq e Kosovare??
Nuk e njohin Kondumin Kta,e thon se Femija erdhi nga Zoti????!!
CFARE RADIKALIZIMI THUA
NESE KA RADIKALIZIM KETU JANE PIKERISHT DANEZET QE JANE TE RADIKALIZUAR.
NE JEMI KETA QE JEMI DHE NE NJE SHOQERI TE TILLE NUK DO TE JEMI ASNJEHERE TE MIREPRITUR DHE AS NUK KA SHANCE TE NDJEHEMI REHAT.
As edhe njehere nuk ndjehesh rehat kur nuk integrohesh e ti pershtatesh kultures qe te rrethon!!
Gjithnje bimes se mbjelle i qerohen barrerat e keqia,qe ajo te ritet e shendetshme e frutdhense,ne rast te kundert,do te kemi deformime nga keto barera,qe kerkojn ti marin shendetin asaj qe kemi mbjelle ne e jo ajo qe kerkon te mbijetoj, nga vaditja qe i bem ne bimes!!
A thua se nuk qenka radikalizem,ku nje grua ose femer ne mes te nje vendi te civilizuar si danimarka ose Franca te mbaj ferexhe ku shoqeria esht e hapur e nuk te hedh njeri syte se kush je e bardhe e zeze lekur kuqe apo jeshile!!!
Ne tu fry K….. shko e cfrye ne shtepi publike ti ka dhen shancet shoqeri e lire!!!!!!!
Sipas teje ne nuk do te integrohemi asnjehere sepse jemi me shume se 50% Myslimane. Europa ka si sllogan Sebashku ne Diversitet pra edhe ne do hyme si shqiptare pavaresisht fese ne Europe ose nuk do te hyme fare. eshte e thjeshte
Qe te futesh ne Europe ska te bej feja,por kriteret qe kerkon ajo?
Turqia ka ktu e 30 vjet qe kerkon te antarsohet,por perplaset me trashegimin kulturore Europiane,qe ne turqi nuk lejohen institucionet e fese te krishtere te luajn rolin e tyre ne nje sistem te lire demokratik!!
Turqia nuk lejon clirimin doganor,per tu dhen lirine mallrave te kujdo qofte,nje kriter qe lejon tregtin e lire ne BE!!Pra Preteksi gjithnje esht nxjer feja per Turqine,por qe nje hapje e liris se mallrave,mundet te paralizoje ekonomin e saj,duke pare se konsumatori,do te zgjedh ate me cilesoren!!!!Rasti i me shum se 50 % myslimane ne Shqiperi,nuk ka te bej me antarsimin e saj ne baze te fese,por nje perpjekje e Europes per ta nxjer kete vend dikur teresisht te Krishtere nga nje prapambetje te gjate shekullore e pushtimit Osman,qe shkatroj cdo institucion legjitim te nje populli,sic ishte dhe mbreterit e meparshme,qe sot as qe sillen ndonjeher ne histori si nje vend demokratik per te kujtuar se ne ket vend ka pasur zot,dhe kete zoterinj akoma populli nuk e din se ku shkuan per te sjell nje kultur tjetr nga kontinenti aziatik dhe per te sunduar gati 570 vjet duke e grabitur e debeuar nga toka e tyre me te gjitha menyrat barbare apo lajkatare!!
Pra integrimi ne ket toke ne kulturen e te parve duhet bere patjetr,qe te ndjehemi rehat sepse edhe pse te nje gjuhe rehati prishet kur midis nesh sundon maskaralleku,lufta per pushtet e egjemoni dhe e ben nje pjes te realitetit te dhimbshem do te shtoja,kur ne ket ven sundon nje ideologji e pa pranuar nga Ata qe vertet kerkojn te verteten!!
Me shtimin e studente te ardhur nga Arabia Saudite. Po shtohen mjekeroshet. Po humbet tradita tolerante shqiptare
Shpresoj qe te ndodhe ne gjithe Europen. Sa per Shqiperine te nderpriten lidhjes me Arabet se ne jemi me kohe Shtet Laik. Ferexhete i kemi hequr me kohe tani po shtohen, po dergojme ushtare te leftojne per fene
Lejojme lloj lloj fetaresh te molepsin mendjet e fukarenjve.
Dhe kjo gjendje i duhet vetem politikaneve qe te mbajne karigen.
” ata komplotojne kunder Allahut, dhe Allahu komploton nga ana e tij, e Allahu eshte me i miri i komplotuesve…
…therritini pra shoqerine (aleatet) tuaj, e Ne po therrasim Zebaniet, Allahu eshte i fuqishmi i urti…” (Kuran/perifrazim)
O Faik chfare mbeturine je turke apo arabe? Je i lire ta ushtrosh becimin e allaut jashte trojeve Shqiptare o treçerekesh!
Qe kur keto partite e djathta po i duan kaq shume shqiptaret (ju qe shkruani me siper pro tyre jeni ca bole dashi qe si hyni kujt ne pune)
E ardhmja e Europes jane keto parti realiste per koleren islame qe kercenon kontinentin. Demokracite e majta e te djathta jane te pa afta te mbrojne vendet e tyre nga pushtimi i heshtur i afro-azise, prandaj duhen keto parti te rregullit e rendit qe quhen ” ekstremiste ” e ne fakt jane realiste. Shikoni hartat e supozuara te Europes per 50-100 vitet e ardhshme ! Asnje nuk parashikon vazhdimin e BE-se.
Lereni Danimarken se ajo eshte 100000000000000000000000 vite perpara Shqiperise.
Ju Shqiptaret ne jeni kaq te interesuar mos kakarisni lart e poshte per bashkim me Kosoven, sepse do e hani sa krahu
Islamiket ne Shqiperi jane pakice,shumica e popullit eshte laike,nuk beson ne dokrra popujsh primitive.Me serioze paraqitet gjendja ne Kosove,ku ndikimi i ekstremisteve te rinj,te kthyer nga vendet arabo-islamike eshte i ndjeshem.Qeveria e Thacit te filloje nga akuzat ne prokurori per talebanet hoxhallare ,qe dergojne rinine kosovare per xhihad.Po qe nevoja per hir te ceshtjes kombetare edhe ti vihej dryni xhamive nuk do ishte keq.
Feja Islame duhet te beje nje riformatim te saj ne te kundert do te lindin vazhdimisht edhe me teper radikalizma ne emer te saj.ISIS eshte vertet shqetesim edhe per vete muslimanet me radikalizmin e tij.