Darka e fundit te UFO

redaktor

E besoni ose jo, por UFO ka fikur sinjalin gjatë kësaj jave.

Prej katër ditësh ky televizion që mban emër të çuditshëm nuk transmeton më dhe për këtë nuk ka dhënë asnjë sqarim. Nga transmetimi është hequr çdo lloj logoje e televizionit, duke u zëvendësuar me një njoftim të thjeshtë për defekt teknik.

Emisioni i fundit që është bërë në këtë TV ka qenë FAKT i Çim Pekës ditën e mërkurë. Ai kishte të ftuar disa nga analistët dhe gazetarët më të njohur ne vend dhe më pas u ka dhënë dhe një darkë pas emisioni.

Në këtë foto shfaqen përveç gazetarit Çim Peka, edhe gazetarët Mentor Nazarako, Arian Çani, Andi Bejtja, Andi Bushati, Artan Hoxha, dhe legjenda nacionaliste Kreshnik Spahiu.

Ky takim duke se ka qenë dhe i fundit për ta në televizionin UFO, që në fakt mbeti një televizion lokal gjithë kohës dhe kulmin e vet pati emisionin Fakt të Çimit.

Share This Article
1 Comment
  • Hapni ju te dites tani nji tv meqe e mbylli ky tope keci ufon…. Se edhe ju keni pas bo reklam qe do hapni tv po deri tani skam pa asnji dita tv…
    Ciao

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *