“Darka e gabuar” e Gjergj Bojaxhiut ?

Dita

Që kur vendosi të kandidojë se i pavarur për Bashkinë e Tiranës, PD dhe mediat pranë saj nisën sulme të egra ndaj Gjergj Bojaxhiut, me teori konspirative.

Këto sulme tashmë janë rikthyer sërish, pasi Bojaxhi deklaroi zyrtarisht se do të krijojë një parti.

Mediat dhe portalet pranë PD-së shkruajnë se ai financohet nga Rama. Dhe, si për ta vërtetuar këtë gjë, kanë botuar foto të një darke ku ai ka marrë pjesë.

Sipas tyre, ai ka qenë në një darkë me anëtarë të Forumit të Trashëgimisë Kulturore, ku bën pjesë prej vitesh dhe ku ndodhen edhe Artan Shkreli e Artan Lame, që njëkohësisht punojnë për Ramën. Dhe ekuacioni për mediat pranë PD-së u zgjidh: Kjo tregon se ai financohet nga Rama.

 

12509008_884412478341980_4239073286954598942_n

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *