Zakonisht pritjet e fundvitit janë të mërzitshme. Veç mundësisë për të shfaqur garderobën dhe asaj për të takuar kolegë dhe evituar ndonjë që e ke mërzitur apo anasjelltas, nuk kanë kurrë një kumt që të ta bëjë interesant qëndrimin, pasi ke kaluar në tapetin e kuq.
Që nga koha kur bëja gazetaren në Top Media (atëherë mbuloja edhe pritjet e kryeministrit Berisha) nuk di për çfarë arsyesh u isha shmangur festave fundvitore sidomos ato të sojit kryeministror.
Por ka gjithmonë një herë të parë dhe ndodhia ishte këtë vit duke na dëftuar edhe njëherë atë që Kryeministri Edi Rama e ka me shumicë; talent për të organizuar. Këtë herë edhe duke kopjuar një model amerikan atë të pritjes së fundvitit që Presidenti Barack Obama bën me gazetarët dhe opinionistët amerikanë.
Ja ku janë të gjithë aty. Me ndonjë grimë mungese por shumica janë aty duke kërkuar emrat nëpër tavolinat rrethore që kishin secila nga një emërtim të posaçëm orientues. P.sh tavolina ku ulem quhet “Lesh e Li”. Tavolinat e tjera kishin emra nga më të çuditshmit; Shkëndija, Zana, Djersa e Bujkut, Besa-Besë, Gjurmuesi etj.
Habisë së parë për këto “etiketa tavolinash” që shkaktuan jo pak shpoti e piper iu përgjigj vetë Rama. U përkisnin gazetave të vjetra të viteve 1920 e këndej. Lesh e li përshembull ishte një gazetë e vitit 1928 që satirizonte klasën politike. Aty, organizatorët kishin ulur bashkë Filip Çakulin, Mero Bazen, Adrian Thanon, Andi Bushatin, Nikollë Lesin dhe Alketa Vejsiun.
Ishte sinjali i parë që darka në Pallatin e Brigadave po kurdiste të papritura për vizitorët. Ata nuk ishin aq “me shumicë” sa vitet e tjerë. Veç kësaj nuk di për çfarë energjie, (ndoshta sepse paguajnë rregullisht energjinë elektrike?) ata kishin një ngjyrë tjetër në portrete.
Ishte si të thuash paqe me të gjithë zhurmuesit, sulmuesit, akuzuesit, në fund të fundit mirë apo keq, duke punuar apo duke mos punuar (siç do ta përshkruante zoti Rama gazetarin Andi Bushati gjatë një bisede të shkurtër, ku sipas kryeministrit, të shkruash e të mendosh -si Bushati pra- është të mos kesh punuar kurrë në jetë) si qenie apo si hije, si makth apo si çlirim, si gazetarë të mirë apo të këqinj, të gjitha ata ndikojnë drejtpërdrejt në punën e Edi Ramës i cili edhe pse thotë që nuk i shikon më gazetat, nuk ndjek asnjë edicion lajmesh, se i shpërfill të gjitha këto dëshmon shpesh se ka një karakter që do t’ja dijë për të gjithë grindavecet e tij, miq apo jo, të afërt apo distantë.
Në pamje të parë, gjithçka është pastër dhe bukur; madje me humor u kujtoj kolegëve të mi një frazë reklamash: gjithçka e prerë hollë, hollë… Disa përshëndesin e disa kthejnë kokën sikur nuk e kanë mendjen. Disa të japin një buzëqeshje të ngrirë dhe me disa je akoma edhe më ngricë vetë, por e përgjithshmja nuk dominohet nga kjo lloj lufte e ftohtë. Ne gazetarët jemi më të ndarë mes njëri-tjetrit, sesa PD e PS, por gjatë mbrëmjes muret sikur filluan të bien ose të paktën nuk shndrisnin siç zakonisht. Siç e përmendja dhe më lart kishte një lloj paqeje të çuditshme.
Eshtë rasti për të dëshmuar së afërmi mimikën e Aleksandër Frangajt, të Irfanit të Panorama-s… Pronarja e Top Channel, e cila ditët e fundit përflitet për një ftohje me Ramën, është aty e rrethuar nga drejtorët e medias së saj. Genc Dulaku i Vizion Plus është aty, Ylli Rakipi, Drejtor i Ora News dhe pronari Ylli Ndroqi, Preç Zogaj, Met Veliu, Eni Vasili, Arjan Çani, Çim Peka, Blendi Fevziu. Mungon vetëm Fahri Balliu.

Mbrëmja nis me… Edi Ramën. Por me atë që me gjasë e duan edhe ata që nuk bëjnë pjesë tek 1 milion votat: aktorin e Portokallisë Florian Binaj. Ai u shfaq në foltore duke sjellë live versionin hipotetik të fjalimit të kryeministrit. Salla shndërrohej shpesh në një qeshnore ndërkohë që të gjithë presin atë Ramën tjetër që duan dhe urrejnë. Ai nuk po duket ende askund.
Në foltore Top-i mban stafetën me dy fjalime. Filip Çakuli me barcaletat e tij ku u dëgjua shpesh fjala bordello i mblodhi të gjithë në humor. Pas Filip Çakulit ndau disa fjalë goxha serioze korrespendenti i VOA, Armand Mero.
Televizioni Klan u përfaqësua me gazetaren Eljamonda Zotka, e cila tregoi mjaft ëmbël dhe rrjedhshëm me formatin e një novele të shkurtër historinë e televizionit të saj me Ramën në opozitë dhe tani me Ramën në… paqe.
Baton Haxhiu mbajti një fjalim thumbues; sidomos kur i kujtoi zotit Rama se kur bëhesh mik me Sandër Frangajn zakonisht humbet zgjedhjet.
Nuk mungoi Henri Çili nga Mapo, të cilin, tek shkonte nga tryeza Gjurmuesi drejt podiumit, disa zëra e shpotitën me: – Prapë ti? Dhe Henri u përgjigj se Rilindja Demokratike gabohet në akuzat e saj dhe se biznesi i tij është në rregull me taksat; por u nda me një këshillë-kartolinë për zotin Rama, i cili sipas tij duhet të merret “më shumë me qeverisjen dhe më pak me ndjekjen e zbatueshmërisë së ligjit”.
Vizion Plus u përfaqësua nga Turjan Hysko. Energjik dhe kurajoz lëshoi kunja e thumba për të gjithë.
Dhe erdh’ ora më në fund. Rama u shfaq në foltoren para qytetarëve të tij të preferuar. Ata që më së shumti ai e di që ja dinë gjuhën. Një koleg, do thoshte ndoshta në mënyrë të ekzagjeruar se ai është bërë kryeministër për të mbajtur këto fjalime. Mendim krejt personal që nuk na takon as t’i bëjmë gjyqin e qëllimeve.
Ironik dhe autoironik kryeministri. Diçka që ra në sy nga fjalimi i tij (e gjeni të plotë video në Dita online) ishte se ai nuk përmendi asnjë nga të ashtuquajturit miqtë, nuk ju adresua atyre, ashtu si brenda vesit të krijuar politik ai ju dedikua plotësisht kundërshtarëve të tij.
Emri që përmendi më shumë brenda një fjalimi të shkurtër, ishte Sandri i Klanit. “E sheh Sandri, ne socialistët jemi legena, – tha në një moment duke komentuar faktin që ftesat më të shumta u kishin shkuar kritikëve të tij. Por nuk u la në harresë edhe pronarin e Ora News zoti Ylli Ndroqi, për të cilin Rama tha se ishte i vetmi i huaj ndër ne për shkak të detyrës së tij si konsull nderi i Meksikës. Për Meron tha se priste kritikën e zakonshme pse kishte vënë Sandrin në krye të tavolinës, për Filipn tha se ishte si ajo ëmbëlsira që të gjithë dëshirojnë ta hajë tjetri, Fahriut i kujtoi në mungesë të paguajë dritat, për Irfanin e Panoramës ngushëlloi bankat që vijojnë t’i japin kredi…
Më pas kryeministri bëri gëzuar në çdo tavolinë dhe zgjodhi ndonjë prej tyre për t’u ulur. “Lesh e li-ja” Bazes, Çakulit, Thanos, Bushatit, Lesit e tërhoqi si magnet ndoshta se një ‘helms’ si Andi Bushati e karikon dhe e inspiron kryeministrin. Mes të dyve pati një debat të gjatë rreth rolit të secilit. Bushati mendon se Rama i bën punët gabim, ndërsa Rama mendon se Bushati ka pasur fatin të mos gabojë kurrë sepse nuk i ka thënë punës mirëmëngjes. E vetmja dolli në tavolinën Lesh e Li, ishte ajo e ngritur nga kryeministri për Nikoll Lesin, një gabimtar të rregullt, por që kryeministri e kish xhan.
Pati shumë thumba këtë darkë, e cila në vetvete ishte zbavitëse.
Por kurrsesi frymëzuese. Ndoshta ishte kjo, ajo që e bënte të mos ngjasonte edhe aq me festën e Obamës me gazetarët që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë, nga ishte marrë modeli. Padyshim që ky ka plot ndryshime nga Rama, siç ka edhe Shqipëria nga SHBA-të, por nëse do guxonim të shkonim larg me imagjinatë, vitin tjetër i urojmë kryeministrit që të kopjojë edhe… stilin frymëzues të Barack-ut.

Me c’shoh Rama eshte treguar teper elitar,duke pranuar edhe mendimin ndryshe,…ndryshe nga disa gazetaruce,te cilet nuk e gjejne vehten,dhe ne vend qe te tregohen profesional luajne lolon,apo fallxhorin.
Elitar ???
kryeminister elitar ……[kjo eshte per ne gines]hahahaha
Elitar eshte vetem sepse kombinon ngjyren e kollares me ate te perdeve 🙂
dhe tani qe me iku e qeshura , me shume se gjysma e atyre plehrave aty
kane kontribuar ne instalimin dhe mbajtjen ne fuqi te REGJIMIT BERISHIAN
FATOS MAHMUTAJ u pushua nga puna dhe u detyrua te kerkoj azil neper bote
nga ato qelbesirat e llogjeve te elitarit tuaj
krahasohet me Obamen ???
Ndimoheni per ate zot , ndihmojeni !
i nderroni pasqyren , keshilltarin , furnitorin …ndihmojeni !!!
Cili dashka me i dhene keshilla ekonomike Rames 🙂
Pse jo, perderisa Fate Velaj i jep keshilla kulturore.
Edi ben shume seriozin atje ku lypet ca shaka dhe shume shakaxhiun atje ku lypet ca seriozitet.Batutat per dritat e fakir balliut dhe borxhet e hysnibelliut jane te denja per shoqerine e kafeneve, jo per nje deklarim kryeministri.
Edi Rama, leri keto skerco gazetareske dhe perballu me nje plak me nje kembe ne varr qe po te ben stervitje rreshtore si dikur Mehmet Shehu!
Arrestoje Salihin si te dyshuar per vrasjet e 21 Janarit ,kete kriminel me damke dhe po i levizi bythet Ilir Muti, leshoi nje kushtrim Partise Socialiste e popullit shqiptar qe te derrmojne hajdutet e kriminelet e vertete, por me sa duket njuk ta mban tajarja qe e ke sa nje dylekshe e kohes se Enver Hoxhes!
Te gjitheve u dhimbset jeta, por privilegji i te qenit kryeminister mbart edhe rreziqe potenciale, se larg qofte po te sulmoi ndonje mamurras i Salahudinit mund te vritesh ti ,por fiton kombi!
Megjithate mos u tremb o burre i dheut ,se kur eshte gjalle krimineli Salih Berisha qe ka hasme personale dhe e gjurmojne qe t’ja marrin ymrin nuk te gjen gje ty!
Me shume vend komenti i Ericsonit! Edi djali, ka ardhur koha qe te tregohesh me burr dhe kete filloje nga buburezi saliu, ne te kundert sala del nje burr me 3R, kurse juve ju ngelet ta emertoni vet vetveten..
je ne te apo je fanatik i tij se shekon se ne krye te tavolines ka vene Franganin agjitatorin dhe vjedhesin me te madh te klanit Berishes.Sa per drejtesine e premtuar te Gerdecit ,21 janarit e shume te tjerave haroi ti ,une e gjithe ne te tjeret qe u mashtruam nga deklaratat e tij pompoze deri sa mori pushtetin.Ai me ta do te rije e veproje se prej tyre fiton te ardhura prej teje e meje cfare te mare varferine apo morat si thote populli.Qeverine e ka e majta pushtetin e drejton Sala e klani i tij e ju mendoni qe te arestoje e denoje ate qe ska per te ndodhur kure se ai mbrohet po nga keta nen rogoz. dhe ne na hedhin hi syve duke uluritur se do bejme kete e ate do te futim e nxjerim e ku di une .
Gazetaret-nje komunitet i ndyre!
Shyqyr zotit qe ka edhe perjashtime ,ne kete komunitet te ndyre,,,,per mua, komunitet kriminalisht i ndyre.
Fokus,a nuk ju duket ndyresi verejtja ne adrese te Rames e naim cilit,-se Kryeministri duhet te ndaje qeverisjen nga zbatueshmeria e ligjit”???Ky detaj i kesaj darke (duke marre per te vertete nga shkrimi) me kujton nje fabul te nje filmi shqiptar me kartona per femije,,,,,te ujkut qe i keshillonte me kembengulje demit prerjen e brireve ,qe te dukej keshtu me i bukur.
Une e shoh kete eveniment si nje risi,kurse zonjusha Kazhani nuk e sheh frymezues.Dua te shpresoj se me kalimin e kohes edhe Mira do te mund ta kape dimensionin frymezues te ketij adeti te ri te zotit Kryeminister.
TUNG.
Te ndyre nuk u thuhet te gjitheve por disa Jane te ndyre. Ka gazetare qe ke qejf ti degjosh, ti thone gjerat ne sy e pa maska.
Na kane ardhur ne maje te hundes shakarat pa kripe te kryeminisrit. Mos vrase kohen me keto pritje idiote, po te coje para drejtesise korrupsionin shqiptar, aper ate eshte zgjedhur, jo per darka estradash.
O pika darkes me gazetaret elitare! Cfare turpi per intelektualet e vertete… Te quash gazetare Alehander Frangajn (alehander e ka pagezuar Arditi tek kenga magjike), Fevziun apo Alketa Vejsiun eshte turp i vertete per emrin “gazetar”. Mungonka vetem Gjelbrea per te plotesuar “Panairin e kotesive”. Kjo po qe eshte tallje me popullin, njesoj si hyrja ne kuvend e opozites me draftin me kater pikat qesharake te Pollo kuqit. Mire gazetarucet e mesiperm qe i sherbejne parase, po kryeministrit cfare i thote mendja qe i mbledh ne nje darke alla Portokalli? Apo hajde, popull budalla shqiptaret, gallate duan. Per te vazhduar me talljen vijon Filip Cakulli, gazetaruci gjobvenes, Arian Cani, turpi i te berit televizion etj etj…
Te nisesh diten duke lexuar brockulla te tilla eshte stress me vete. Aman o THano, na i kurse keto budallalleqe qe ne mengjes.
Kryeministri Rama, ben mire qe i thote Bushatit qe akoma nuk i ka thene punes miremengjes, po vete ka punuar ndonjehere? te dalesh non stop ne TV, te bredhesh Evropes dhe Azise, te besh gosti me gazetarucet nuk eshte pune. Pune eshte te krijosh strategji ekonomike qe vendi te dale nga kriza, te joshesh investimet e huaja, te ngresh industri e te krijosh vende pune. Nuk mbushet arka me parate qe dalin nga rritja e taksave per ata qe punojne ne sektorin privat, se ato nuk jane miell i qeverise por jane miell hua, o Kryeminister Djali. Dhe shtepine me miell hua nuk e mban dot, nuk e mban dot as me politikat ekonomike te te rrjedhurit Cani, nuk e mban dot as me politikat sociale te doregjatit Veliaj, e as me politikat e prestigjatoreve te LSI-se. Andaj nje urim per vitin e Ri: Beji nje refresh Qeverise, largo antivlerat se ata te zhvleresojne edhe vlerat e Tua. GEZUAR!
Nuk jane socialistet legena mer Cuni i Kristaqit, por kane kryetaret legena. Ti je njeri prej tyre.
Por dardha e ka bishtin mbrapa.
Meqe erdh rasti : Frangaj pushoi nga puna ate gazetarin qe u plagos me 21 Janar, vetem se u plagos. Te kujtohet?
Po ate Artan Hoxhen, qe ishte kandidat per president, perse e kishin ftuar ne kete darke?
Legenave nuk u ndahet xhani nga legenat. Me ata krahasohen dhe e ndjejne veten rehat.
Por mos harro Fatos Nanon !
Ne thelb nuk ndryshon shume nga Nano,Keta socialistet qenkan te paafte te nxjerrin nje “Burre Shteti'”,edhe Nano,kur ja hengri mune Saliut filloi te merrej me barsaleta e me batuta.Batutat jane buria,qe tregon se pensioni eshte ne kthese.
sarkazma e Rames arriti ne ate pike sa nje pjese e atyre qe ju permend emri nuk dinin si te komportoheshin, te qeshnin apo te mbanin qendrim. Gjeti secili prej tyre menyre hibride reagime duke u ngerdheshur. gjithsesi niveli I sarkazmes ishte aq I tepruar sa ne disa raste kaloi ne ne fyerje.
turp pas asaj kronike te fiks fare kjo eshte poshteruese mu kujtuan darkat e fundit te ish mbretit larask
Edi Rama po qeveris mire,mirpo eshte tjeter gje te qeverisesh punet e nje vendi, tjeter gje te udhheqesh ate vend.Per te qeverisur duhet kurajo,per te udhehequr duhen vizione dhe aleate.Me gazetaret qeveriset, me idealistet udheheq drejt vizioneve per nje Shqiperi te begate per te gjithe.
Mire energjine elektrike, po per sigurimet shoqerore te gazetareve a ka ndonje informacion Kryeminstri? Sa punojne ne te “zeze”???????
Edi Rama, kishte ftuar edhe shume gazetare bythlepires te Saliut.
A nuk e mendoni more komentues te paduruar, se me thumbat qe hodhi per sejcilin ndaj tyre, ishin thumba ironie, ndaj isheve te Saliut?!.
Edi Rama ka treguar shume here, se eshte qites i zoti dhe ka shume deshire, te beje qitje te larget.
Kjo lloj darke èshte me qitje indirekte,por mendoj se nuk ja vlen tè bèsh darke me disa nga gazetarèt dhe pronarèt,jane njerèz skrupuloz,menefreg e dallaveraxhinj.Bubu kur i mendon nè tryezen e analistève,po nè drejtim tè emisionit? O zot ç’far dègjojmè dhe na shohin sytè.Kush jua ka dhène dipllomèn?
Per,edvin kristaq Ramen,
Mos,beje batuta pa tru e mend,se je treqguar shum naiv,sa i perket politikes,politika nuk shkon me batuta e remuze or edvin.Plus,qe ke dhane shum premtime dhe nji vit e gjysum iku qe je ne qeveri,dhe as,5%nuk i ke plotsuar nga ato premtime dhe dandane qe thoje neper mitinge e tubime me njerzit.Asnji,te arestuar nga ata pushtetaret qe ju,i akuzonit ne ate kohe,asnji te denuar nga pushteti i pushtit sali serbi,i harove te gjitha krimet,por barem tmos i haroje ato,qe nxore ti,ne buluvarde me 21,janar,or edvin,bilem per cato tre te vraret te kishe bere ate qe e premtove,dhe borxhe jua ke mor zhirafo.Se,per qerat bama te saliut dhe shpures se ti,po e shofem se as menden nuk e ke me bere gje.Ti,dote thush se qeveria nuk eshte gjygji,dhe prokurori,po pse per kta fukarat qe nuk pagujn rymen per kta paske gjkygje te qeveris apo si thue?Apo,ne shqipri keni gjigje te qeveris dhe te mafis,pra trego or i mjer,se edhe nji here se ke besimin e popullit kete dije,dhe sigurishte qe sot dita e merkur,24,122014,prap ti sali serbin e fale,prap e hape bythen dhe cka te kushtzoi serbi ti ja dha,vetem te hyje ne kuvend,po kjo eshte ironia me tragjike or pallosh si nji mashkell kurve,i mashtrove zgjedhsit se dote bejsh shtetin e s’drejtes dhe krejt dote dalin para drejtsis,ku e ke fullanin ne ballo endet si pasha,dhe ti po ashtu shkove ju perkule zogut te fevzi zuzari,dhe te nishani i dynjas,ti je nji i pe bes,ti je hipokrit dhe demagog si kukani,evrodeputeti chek-apo sllovak.Ti,je hija e sali serbit nji mut i ndar pergjysum.
Z. Edush thuaja hapur electoratin te Majte, nje “million shuplaka” ,se nuk ke bythe te cosh
ne burg kriminelet dhe hajnat e vertete te mafias berishiane por merresh me fakiret e
“Shqiperise se bute” qe nuk i njohin poshtersite e Dragobise dhe Zagorise apo Lunxherise!
I pafshi hajrin “male series”. ,!!! Quo Vadis ???
Korigjim: ” i pafshit hajrin mbleserise”! E shpetuat banden mafioze te 2B ! Kjo eshte merite
eksklusive e ” Mark Shalgjatit”!!! Turpi botes !!!
“Darke Jo Thumbave, por ” darke karagjoze”……,,!!!
Dhe se fundi, surrealizmi ne art dhe letersi tashme eshte nje rryme e kapercyer,Zoti Rama,
prandaj gje I ndonje menyre te re komunikimi ,Jo me gazetaret legene te tipit Cani,Fevziut,
Frangaj etj.por te komunikosh me ato “nje milion shuplaka “qe te dhane kolltukun e K/minis-
trit . Gazetaret tane Jane ata qe shiten per 30 aspra …….!!!
O “ivani I madh” ,produkt skarco I “Demokracise” se shpifur alla shqiptarce,ne radhe te pare meso te perdoresh shkronjen e madhe te shtypit kur nis fjalia dhe ne alfabetin e gjuhes shqipe ekziston edhe “rr” e vogel e shtypit,qe ti nuk e njeh e na e nxorre me nje shkronjen me pak alfabetin e kesaj gjuhe o pastrues oxhaqesh, …se je per vete morraman ,dhe ne se I je drejtuar ketu Alqit.gazetar I talentuar e sidomos djale I mire, apo mua qe jetoj me gjithe te mirat mu afer plazhit Manhattan Beach te New York -ut, ne te dyja rastet gabohesh e mos e perdor me fjalen fanatik!
Po mire o duduk, ku po e gjen ketu fanatikllekun per Edi Ramen,kur si Alqi Kociko ,por sidomos une po e kritikojme e bile kerdisim sepse
Faleminderit Moderatoreve te komenteve, ju lutem ,qe per nje error teknik te IP-it tim kur right now jam ne kishe ne Santa Maria, Brooklyn ,New York ,te me falni per nji adresim gabim per nje fare “Ivan I madh” (imagjinoni nofken e ketij karoje te varfer jo aq nga leket se sa nga mendja) e qe prej ketu ju uroj :
Marry Christmas my dears and happy the New Year 2015!
Le te shpresojme se ajo kambane do ti gjeje tingujt, qe kerkon populli fukara .
Eshte .fatkeqesi. kur me te thatin digjen dhe te njomet qe ne kete zallamahi, dominonte thenia: (nga zedhenes a drejtues pjesmarres):
-me ka cu nana me la gjen” kur;
…digjet mjekra, e ata, duan te ndezin cigaret.
Z.Rama mos harro e kemi KRYEMINISTER jo dirigjent orkestre.
Na dil zot te kemi votuar…
Dhimbia e madhe.