Mbesa e Berishës ndihet “gocë mitingjesh”!

anazapta

Dy ishin ditëlindjet të më të rëndësishme të javës. Ajo e Sali Berishës dhe e Enver Hoxhës. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, këta të dy kanë qenë gjithmonë pranë njeri-tjetrit. Për të mos thënë në një datë,  po nejse, kjo ha debat si temë. Për Berishën në këtë ditë nuk kishte se si të mungonte ajo, mbesa e tij e madhe e cila i ka organizuar një festë.

Një nga fotot përpara bërjes së surprizës, Dasara e ka hedhur në rrjetin social Facebook ku ka shkruar “Gati për ‘gjënë e madhe’ getting ready for grandpas surprise”. Në këtë foto shihen shumë nga të rinjtë e PD-së përfshirë edhe motrat Koçi. Urimet për Berishën kanë qenë të shumta edhe në rrjetin social Facebook, pasi ai vetë ka shkruar për  këtë ditë. Në një foto Dasara shfaqet edhe në selinë e Partisë Demokratike të cilën e ka shoqëruar me mbi shkrimin: Jam gocë mitingjesh. Larg o zotë të na kthehen përsëri ato grumbullimet te sheshi, por me iniciativën e Dasarës çfarë nuk bëhet.

Share This Article
22 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *