Deklarata e DASH mbi vizitën e John Kerry në Tiranë

Saimir Lleshi

Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi një deklaratë për vizitën e sekretarit John Kerry në Tiranë, vizitë e cila do të jetë 4 orëshe.

Sipas DASH, në agjentë është parashikuar takim me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm Bushati dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe një tryezë me shoqërinë civile. Në deklaratë thuhet se Shqipëria është bashkëpunëtore në Afganistan si dhe po lufton kundër ISIS.

Departamenti i Shtetit thotë se vizita ishte parashikuar më herët në Shqipëri kur Kerry vizitoi në dhjetor Beogradin dhe Prishtinën.

“Siç e dini, Shqipëria është një aleate e NATO-s, ndërsa nuk është ende pjesë e BE-së, duke punuar shumë për hapin e ardhshëm të anëtarësimit të saj në Union. Gjithashtu Shqipëria është kontribuuese e fortë e koalicionit anti-ISIS. Ata janë duke dhënë kontribut për shkatërrimin e municioneve të tepërta si dhe janë duke kontribuar në Afganistan”, thekson DASH.

Gjithashtu, thuhet se Shqipëria po jep kontribut të rëndësishëm rajonal në luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm si dhe është duke punuar mjaft për të forcuar kapacitetet e saj për ndalimin e luftëtarëve të huaj apo pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën e Sirisë.

Ata kanë qenë mjaft të suksesshëm gjatë vitit të kaluar dhe janë duke u përpjekur për të krijuar disa strategji të reja për edukimin e të rinjve, si nëpërmjet prindërve, mësuesve apo imamëve lokalë për të penguar pjesëmarrjen e të rinjve në këto luftëra”, thekson më tej deklarata.

Sipas Departamentit të Shtetit, sfida më e madhe për Shqipërinë është procesi i integrimit, ndërsa problem i vazhdueshëm mbetet korrupsioni, krimi i organizuar dhe sundimi i ligjit.

“Ata tani janë në një moment të veçantë në adresimin e këtyre problemeve. Ata kanë arritur sukses në një problem mjaft të rëndë vitin e shkuar, siç është kriminaliteti në politikë. Kjo çështje ishte në fokus të dy partive të mëdha, duke kapërcyer problemet dhe duke miratuar ligjin”, thuhet gjithashtu.

Deklarata flet edhe për reformën në drejtësi.

“Tani, ata janë duke punuar për një paketë të madhe të reformës gjyqësore, për të forcuar sistemin e tyre ligjor. Ka një paketë në tavolinë e paraqitur nga partia e kryeministrit Rama. Janë në negociata me parti të mëdha opozitare, dhe ne jemi angazhuar në këtë drejtim.

Vizita e Sekretarit Kerry do të përforcojë imazhin e veçantë për një paketë të fortë legjislacioni për të “pastruar” Shqipërinë që do të sjellë integrimin e saj në BE dhe përmirësimin e klimës së investimeve”, thuhet më tej. Një temë tjetër sipas DASH është edhe siguria e energjisë dhe çështje të tjera.

Gjithashtu, DASH flet edhe për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke theksuar se SHBA-të janë angazhuar për hartimin e legjislacionit në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian por edhe të Shteteve të Bashkuara. Struktura, thekson DASH do të jetë e ngjashme me FBI-në. “Ne i kemi këshilluar gjatë dy viteve”. /Dita/

 

 

Share This Article
3 Comments
  • FUCK E.U
    Love Nuland ,te gjitha trojet SHQIPTARE jane te orientiara nga USA ,shqiptaret jane te vetmit qe jane shkeputur nga perandoria e te keqes ruse.FUCK KIRIL ,FUCK VATIKAN,FUCK EUROPE ,
    GOD BLESS SHTET E BASHKUARA E AMERIKES.
    JANULLATOSIN E DUAM PER ALBUMIN E FIGURINAVE:)))

    • Qe pss viteve 1990 qe ne Shqiperi u vendos Ambasada Amerikane dhe deri tsni ,ne nga Amerika na kane ardhur vetem Ekstremistet Islamike nga arabia,irani , kina etj , prifterinj kriminale te ardhur nga Greqia , hoxhallare kriminale te ardhur Turqia e vendet arabe
      Dhe si investime kemi pare vetem kisha e xhsmija ku flitet kunder kombit shqiptar
      Shoqeria shqiptare per shkak te politikes amerikane ne Shqiperi ka pare vetem te keqija

      Ndaj gjithe rinia shqiptare dhe shoqeria civile duhet te ngrihen proteste per largimin e Ambasades Amerikane nga Shqiperia

  • Shqipëria ime ,ish vendi i perpunimit te plehrave Italiane,ish vendi i ujgureve qe as vete nuk e dine origjinen e tyre dhurate e ish sekretares se shtetit mik,ish vendi kandidat per ç’montimin e lendeve kimike te Sirise,fale sensibilizimit te shoqerise civile beri te mundur mos zbarkimin e ketyre lendeve,kandidate per ç’montimin e te gjithe mbetjeve berthaore nga nendecet e miqeve !Fale perkujdesit te tyre qe ç’do dite e nate mendojne vetem per ne qe te dalim nga kriza,shqiperia vendi im kandidate per te pranuar dymije muxhahedine’ne gjuhen mike” por ne fakt trupa xhihadistesh qe jane te gatshem te kryejne ç’do akt kriminal ,pret sot krahehapur sekretarin ne ikje te SHBA ku sa here qe jane ne fund te mandateve te tyre na bejne nga nje dhurate si popull mik.Kete radhe therritet ne takim edhe shoqeria civile si kundeshtare e mundeshme e çdo mbetjeje qe perdoret kunder paqjes e stabilitetit ne Europe!Me siguri departamenti i shtetit eshte me i kujdeseshem kete radhe ku ne njoftiin per shtyp le nje vend edhe per kete shoqeri civile.tashme i tredhuri i tyre i dale ne pension do te emerohet shefi i tyre ne trainime te veçanta si ekspert i rregjur ne te gjitha fushat e krimit!I dashur kryeinister n.q.se eshte i vertet lajmi i hapur se ne vendin tone do te strehohen nga miqte 1000 apo 2000.je muxhahedine ,publikisht po e deklaroje edhe une vehten si te tille !Jam nje qytetar i ketij vendi qe demografia e viteve 90 me perzuri duke mos me dhene te drejten e prones per tu integruar ne ekonomine e tregut pasi banoja ne nje shtepi qe iu dhurua ishpronarit te viteve 1945 .Sot endem rrugeve te emigracionit sepse nuk isha ne gjendje te vidhja,te vrisnja te zaptoja prona shteterore qe gjendeshin sheshit ne vitet 90 duke menduar e iu nenshtruar ligjeve se nje dite do te me njihej edhe mua e drejta per strehim nga ana qe me lane perjashte pasi fluksi i atyre qe zaptuan pronat publike ishte i madh e i simuluar nga ata qe sot drejtojne kete kodosh vendi te nemur nga zoti .I lutem Sekretarit te Shtetit Amerikan te me beje nje nder duke me futur edhe mua ne listen e ketyre qe do te gjejne strehim e punesim falas ne kete vend!Zoteroj sh.mire gjuhen shqipe e per rrjedhoje them se ingranimi do te jete i menjehereshem.Do tua dije per nder per tere jeten n.q.se ma beni kete nder,pasi qeveria e ketij vendi e kryetari i saj nuk ka kohe te merret me qytataret e vet por gjen kohe per muxhahedinet e sjelle me thes nga “miqte”! Mbetem me shprese se kjo kerkese do te me realizoet fale “miqeve”qe mendojne ç’do dite e nate per kete popull e vend !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *