DASH: Si në kohë të tjera të vështira, edhe sot jemi krah Shqipërisë

Leda Hysa

Departamenti amerikan i Shtetit, shprehu ngushëllimet e Shteteve të Bashkuara për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

“Sot ne lutemi për familjet e tyre, si edhe për ata që janë lënduar. Në emër të popullit amerikan, u urojmë të gjithë atyre që janë prekur shërim të shpejtë. Sot, ashtu si në kohë të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara janë në krah të miqve tanë në Shqipëri”, thuhet në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë.

Departamenti i Shtetit shpreh gjithashtu mbështetjen e fortë për integrimin e evropian dhe përgëzon vendosmërinë e Shqipërisë për këtë objektiv.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e qeverisë shqiptare për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë ato që kanë si synim konsolidimin e një sistemi gjyqësor të pavarur”, thuhet më tej në deklaratë.

Departamenti i Shtetit vlerëson gjithashtu kontributin e Shqipërisë në koalicionin e NATO-s dhe mirëpret udhëheqjen e Shqipërisë në kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020.

“Miqësia SHBA-Shqipëri qëndron si një shtyllë e qendrueshme paqeje dhe stabiliteti dhe ne shpresojmë për shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi”, përfundon deklarata.

 

VOA

l.h/ dita

 

Share This Article
2 Comments
  • E kuptuam ligjërisht edhe Gjëndjen e Jashtëzakonshme, e cila nuk ka lidhje fare me atë që diheshe, Qeverisë i duhet të dëmshpërblejë deri në qindarkën fundit të dëmtuarit.

    Gjëndje e Jashtëzakonshme në thelb do të thotë, që Qeveria ka të drejtën t’i kufizoj Qytetarit dhe Sipërmarrjes disa të drejta.

    P.sh, Qeveria ka të drejtë që në një Gjëndje të Jashtëzakonshme, çdo Apartament bosh, që nuk shfrytëzohet nga Pronari i saj, në Tiranë dhe Durrës, me një VKM, t’ia marri në përdorim për një kohë të caktuar.

    Qeveria ka të drejtë që në një Gjëndje të Jashtëzakonshme, çdo Sipërmarrës t’a detyroj që të japi donacione të paktën 2% të fitimit të tij vjetor që ka deklaruar herën e fundit.

    Prandaj o njerëz, veçanërisht Ju që ndiqni linjën e PD-së, që njëherë nuk dëgjova në artikulimet e saj (PD) publike diçka racionale, filtrojini mesazhet dhe dilni pak më afër të vërtetës.

    Jo se PS-ja është më mirë, dhe ajo këtë Populizëm ka ushqyer gjatë kohës që ishte në Opozitë.

    E vetmja mënyrë për të rritur Përgjegjësinë e Qeverisjes janë Qytetarët që duhet të ngrejnë nivelin e bisedës dhe të llogarisë.

    Mos u manipuloni nga militantët e PD, PS dhe LSI, e vetmja mënyrë që të rritim përgjegjësinë e Qeverisjes në vend, janë vetëm Qytetarët jo Militantë apo edhe jo anëtar Partie.

    • O njeri po mjaft me politike edhe ne dite te e veshtira kukerkohet:Bashkim.Vllazerim ,Solidarizim!!!
      Ti po meson se duhet te dale PD apo dreqi e i biri,,,kur do veme mend Jo me Politike ne situata te tilla, te gjithe jane qenie Humane!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *