DASH: Hoyt Yee në përfundim të detyrës, nuk është vendosur për postin e ardhshëm

Dita

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Hoyt Yee është në përfundim të detyrës si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, një post që e ka mbajtur që në shtator të vitit 2013.

Zëdhënësi i bëri këto komente në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës nëse zoti Yee kishte dhënë dorëheqjen, siç kishin njoftuar sot disa media në Ballkan.

Siç e dini, thotë zëdhënësi, diplomatët amerikanë lëvizin nga postet çdo dy vjet, në kuadrin e një procesi normal të emërimit në poste të reja.”

Zoti Yee ka shërbyer në postin aktual prej katër vjetësh.

Në këtë moment, tha zëdhënësi, nuk kemi ndonjë njoftim për detyrën e ardhshme të zotit Yee.

“Ne i jemi mirënjohës zotit Yee, për vitet e tij të shërbimit dhe përkushtimit në këtë pozicion dhe i urojmë më të mirën në detyrën e tij të ardshme”, tha zëdhënësi me anë të një deklarate./VOA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *