Kandidatja demokrate për president në SH.B.A Hillary Clinton nuk ka zbatuar rregullat e Departamentit të Shtetit në lidhje me përdorimin e adresës private elektronike në çështjen e shumëpërfolur të e-maileve. Ky është konkuzionin i inspektorit të përgjithshëm në Departamentit të Shtetit.
” Minimumi që duhet të bënte është të dorëzonte të gjitha e-mailet që kishin lidhje me cështjet e departamentit, përpara se të largohej nga detyra si sekretare e shtetit amerikan, por ajo nuk e bëri këtë duke mos respektuar rregullat e brëndshme “– shkruhej në raportin e inspektorit.
Në këtë raport gjithashtu shkruhej se sekretari aktual i shteti John Kerry, por edhe paraardhësit e Clinton në këtë post Collin Powell dhe Condoleca Rice u morrën në pyetje në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që vetë kandidatja për president nuk ka pranuar të japë shpjegime përpara inspektorit të përgjithshëm.
Clinton është kritikuar ashpër për përdorimin e adresës personale elektronike për çështje pune në periudhën kur shërbente si Sekretare e Shtetit Amerikan, pra nga viti 2009 deri në vitin 2013. Byroja Federale po heton nëse Clinton ka thyer apo jo ligjin në momentin kur ka përdorur serverin e shtetit nga banesa e saj.
