Sfida e kovës me akull është bere shume popullore ne te gjithë boten.
Shume përfaqësues shtetesh, vipa apo edhe njerëz te thjeshte janë bere pjese e fushatës sensibilizuese kundër sklerozës amiotrofike.
Por, Departamenti Amerikan i Shtetit ka udhëzuar diplomatet amerikane te mos marrin pjese ne ketë fushate, per shkak se është jo etike.
Sipas tyre rregullat e qeverise federale pengojnë diplomatet qe te përdorin detyrat publike per përfitime private, pavarësisht vlerave qe mund te kete nje ceshtje.
Kështu edhe pse është i nominuar ne sfidën e koves me akull, diplomati i shtetit amerikan ne Shqipëri, Aleksander Arvizu nuk mund te behet pjese e kauzës.
