Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se një shtetas amerikan ishte i përfshirë në një shpërthim vetëvrasës në Siri.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki tha dje se personi i vetë-quajtur Abu Hurayra al-Amriki ishte nga Shtetet e Bashkuara. Ajo tha më pas se besohet që ai quhet Moner Mohamad Abu-Salha.
Grupi Fronti al-Nusra, që ka lidhje me al-Qaidan bëri një numër komentesh në Twitter të martën, ku thoshte se al-Amriki mori pjesë në një shpërthim vetëvrasës të dielën në provincën siriane al-Idlib.
Ekstremistët nxorën një foto të personit të dyshuar si autor i sulmit: një djalë i bardhë me një mace në dorë. Në një foto tjetër, ai ka veshur një jelek që u ngjan pajisjeve që përdoren për sulme vetëvrasëse.

Nga emrin nuk eshte amerikan,po ndonje mutliman me pasaport amerikane.