“Shqipëria nuk përmbush plotësisht kushtet minimale për eliminimin e trafikimit”, thuhet në Raportin Vjetor të Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave. Në raport theksohet se vetë qeveria nuk ka mundur të paraqesë prova për shtimin e përpjekjeve në shqyrtimin e trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës së mëparshme të mbuluar nga raporti.
“Shqipëria është vend burimi për burra, gra dhe fëmijë të cilët i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar. Viktimat shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual brenda Shqipërisë si edhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar”. Madje sipas të dhënave të raportit viktima të trafikimit janë gjendur deri në Filipine.
Ndërkohë që për femrat përveç së shfrytëzimit seksual, thuhet edhe përdorimi për punë të detyruar pas martesave me mblesëri. “Qeveria ka financuar në masa modeste strehat e OJQ-ve të cilat ofronin shërbime për viktimat e trafikimit dhe raportohet se gjyqtarët kanë përdorur qasje me orientim ndaj viktimave gjatë proceseve gjyqësore”, thuhet më tej në raport, duke shtuar gjithashtu se “qeveria uli numrin e shkelësve të ligjit që janë hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar për trafikim”, citohet raporti sot në Shqiptarja.com.
Raporti kritikon qeverinë se “hoqi koordinatorin kombëtar kundër trafikimit, i cili ishte shumë efikas në bashkëpunimin me OJQ-të për të zhvilluar mekanizmin kombëtare të referimit (MKR) dhe procedurat standarde të veprimit, dhe e la këtë pozicion bosh për pesë muaj. Kjo bëri që zyra e koordinatorit kombëtar të mos kishte autoritetin të organizonte takime ndërmjet agjencive. Disa ministri nuk caktuan përfaqësues për të marrë pjesë në MKR dhe mungesa e koordinimit pengoi zbatimin e ligjit kundër trafikimit. Ndihma për fëmijët viktima të trafikimit nuk ishte e qëndrueshme”.
Po ashtu raporti e DASH nënvizon se edhe investimet e qeverisë për strehat e OJQ-ve prej 7.280 dollarë u dhanë vetëm për ushqime dhe ishin minimale në krahasim me numrin e viktimave që duhet të përfitonin. “Qeveria nuk dha mbështetje financiare për shërbimet ndaj fëmijëve të varur nga viktimat e trafikimit.
Qeveria raportoi se ka dhënë shumën prej afro 280.952 dollarë për shërbime sociale për viktimat e rritura të trafikimit; megjithatë, ajo nuk dha informacion në lidhje me ç’pjesë e kësaj shume u shpenzua për këto shërbime”, thuhet në raport, duke vijuar më tej se qeveria miratoi të drejtën për shërbim mjekësor për viktimat e trafikimit, por ofruesit e shërbimit raportuan se pengesat burokratike nuk lejuan viktimat të përfitonin shërbim mjekësor gjatë periudhës së raportimit.
Në praktikë, përfituesve të mundshëm të këtij shërbimi që u përpoqën të merrnin shërbim mjeksor iu kërkua të identifikonin veten si viktima të trafikimit te disa punonjës, në shkelje të së drejtës së garantuar nga ligji për privatësinë.

me keto raporte te merreni, dhe jo me pseudo-amerikan qe nuk kane cfare te bejne se e kane mbaruar detyren e tyre ne politiken amerikane dhe tani qe jane ne pension vijne dhe marri ndonje lek nga parat e shqiptareve…sepse keshtu mendon berisha se do i mashtroj serisht shqiptaret..
njerez kemi nevoj per rilindje qe keto raporte mos ti lexojme me…!
ky eshte nje proces sa rrenqethes aq dhe nga ata qe te hapin syte
kjo eshte sot shqiperia,ai vendi qe njihet vetem per kriminelet si pjese e mafias.emri shqiptar sot i tremb njerezit dhe ne menyren si e ka katandisur berisha vendin e ka perforcuar akoma me shume kete mendim dhe me fakte te prera
keto raporte tregojne nevojen imediate qe ka vendi per rilindje,asnje moment me shume nuk mund te presim,votojme rilindje votojme nr 29
Jetojme ne nje vend ne te cilin mafia po ngjallet serish.Ketu nuk mund te flitet per nje qeveri vepruese per nje polici funksionale.Ketu kemi nje policili militante.Duhet te shporrim tej kete qeveri e cila e ka humbur me kohe misionin e saj.Te ngreme nje shtet te se drejtes.
Kjo qeveri eshte e deshtuar ne cdo drejtim dhe as ne kete fushe nuk mund te beje perjashtim ndaj dhe ne duhet te votojme kunder kesaj qeverie qe vetem bilance negative ka ne gjithe keto 8 vite qeverisje.