DASH: SHBA po lobon te vendet e BE për negociatat e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut

Amelda Amelda

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po lobojnë te vendet anëtare të Bashkimit Europian që të shtojnë mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e tyre të integrimit, duke zhbllokuar negociatat.

Vetë sekretari i Shtetit, Antony Blinken është përfshirë në një seri telefonatash me diplomatët e vendeve kryesore të BE-së, ku veç luftës në Ukrainë temë e bisedimeve, sipas njoftimeve në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit ka qenë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Biseda e fundit e Blinken ka qenë me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.

“Biseduan për të ofruar më shumë ndihmë për ushtrinë ukrainase teksa përballen e rezistojnë përballë agresioni të paprovokuar të Rusisë, si dhe për masat shtesë që Putin dhe regjimi i tij të japin llogari për këtë agresion. 

Sekretari dhe ministri i Jashtëm folën gjithashtu edhe për të shtuar mbështetjen për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën e tyre drejt integrimit”, thuhet në deklaratën e DASH.

Caktimi në qershor i një date për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kërcënohet edhe këtë herë nga vetoja bullgare ndaj Shkupit.

Ministrja e Jashtme bullgare përsëriti se kushti i vendosur për të përcaktuar në kushtetutë minoritetin bullgar qëndron në fuqi.

Ndërkohë, Shqipëria ka paralajmëruar nga ana tjetër se do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse as në qershor nuk ofrohet një datë për negociatat. Por, ndarja mbetet në dorë të vendeve të BE-së. Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi deklaroi vitin e kaluar mbi mundësinë e ndarjes së dy vendeve.

a.m/dita

Share This Article
5 Comments
  • Loboni nje cik me pak se me kete ritem po thyejme qafen nga shpejtesia…
    I vetmi lobim qe kam pare keta 30 vite eshte mbeshtetja e ksaj klase te qelbur politike

  • LLIR @………………………………….
    Tallje eshte vetem nga ana e RAMES . Blinken nuk tallet , por i gjori Blinken nuk e kupton qe Rama nuk e do integrimin e Shqiperise ne BE .Nuk i intereson se i fillon diktati i ligjit dhe transparenca e ligjt te BE . Rama Ska bere as edhe nje detyre shtepie qe i i ka ngarkuar Brukseli , si PSH ::ceshtjen e pronave e tj e tj .

  • RAMA PO JA HEDH DHE AMERIKANEVE???????eshte bere sI PADRINO qe drejton MAFIEN nga kolltuku……si gjysh i lodhur nga pislleqet qe ka bere…….megjthese me moshe eshte i ri akoma……. KY eshte rezultati ….kur ne ndergjegje mban lloj lloj……padrejtesish ndaj njerezve te afert dhe te larget…..I RROFSHIN LEKET!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *