Shehi kundër “entuziazmit” të PD për 21 qershorin. Quan “buburreca” partitë e vogla

Bledar Lumani
SHEHI KONFERENCE PER MEDIAT - Deputeti i LZHK, Dashamir Shehi, duke folur per mediat para nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me situaten e fundit ne vend./r/n/r/nSHEHI IN CONFERENCE - Lawmaker Dashamir Shehi, during a press conference, befor a parliamentary session.

Deputeti Dashamir Shehi sheh vetëm “rezistencë” të opozitës në këto zgjedhje.

Ditën e fundit të mitingut unë kam thënë që ne do të rezistojmë dhe do të fitojmë. Tani rezistencën e kemi bërë, por fitorja është për herën tjetër, në vitin 2017. Qëllimi ynë ishte që të merrnim 20 njësi bashkiake.

Ka pasur njerëz që kanë menduar se nuk do të merrnin as pesë njësi bashkiake. Fitorja është larg, kështu që nuk ka asgjë për të pasur entuziazëm. Absolutisht.

Kryetari i LZHK-së shfaqet kritik edhe për rezultatin që PD-ja ka marrë për këshillat bashkiakë që është më i dobëti i marrë deri më sot në zgjedhje lokale. Për këtë rezultat ai sheh shumë faktorë.

Sistemi zgjedhor ka ndryshuar në vetvete.

Mënyra e përqasjes ndaj votës ka ndryshuar, ku sot kemi 60 parti që në mënyrë sistematike gërryejnë këtë pushtetin lokal … 3-14% e votave janë të shpërndara të gjitha në këta buburrecat e vegjël që hanë te buka e përbashkët e pushtetit. Unë gjykoj se ka ardhur dita që ta shohim këtë situatë.

Kjo lloj formule që pretendon se i barazon qytetarët i bën dëm në fakt demokracisë shqiptare”, – tha ai.

 

Share This Article
12 Comments
  • LZHK, eshte nje nga ata buburrecat, per te cilet flet Z.Shehi, ndersa “kryetaret” e buburrecave, i ngjajne burrecave qesharake.
    Kur te kem nevoje per ekspertize rakije, do degjoj me kureshtje, cfare ka per te na thene Z.Shehi. Ne kete aspekt, “nuk ia han qeni shkopin”. Per te tjerat,,,,,,,,,, pune buburrecash dhe hardhucash.!!!!

    • Sa vota duhet te marri nje parti z.Shehi,qe mos te quhet “Buburrec”?
      Apo, nese nje parti merr gjithnje,me pak vota se sa merr LZHK,atehere keto duhen quajtur “Buburreca” dhe z.Shehi do quhet “Brumbull”!
      Une per ty zoti Shehi kam respekt,por kur degjoj se cthua,me vjen shume keq!

    • Ketu Dashoja ka te drejte, pse a i duhen Shqiperise 64 parti, une them jo dhe mendoj qe dhe shume te tjere jane dakord me mua e Dashon.Duhet te ngrihet niveli i pragut elektoral, te cohet mbi 5_10%.kami parti me 1000vota te vjedhura , kjo nuk eshte e drejte.

  • Duhen ndryshime kushtetuese dhe ne kodin zgjedhor dhe jo vetem pragu, qe sigurisht eshte i domosdoshem te ngrihet. Ka plot gjera e duhen rregulluar apo ndryshuar. Te shikojme se sa do te jete e afte dhe e ndergjegjshme kjo supermaxhornce t’i beje, edhe pse ndosha do t’i prishe ca pune vetes, jo er pragun sesa per te tjera kufizime. Gjerat jane bere evidente, vetem se duhen adresuar.

  • per sa kohe nuk gjykohet asnje politikan per keqberje,dhe mungon trekembeshi me litarin ne mes te tiranes,te gjithe kakarisin per demokraci ,por vezet i cojne ne shtepi.kjo reforme “zgjedhore” do tju veje zgjedhen mire shqipove se e meritojn.te gjitha pushtetet jepjani “sovranit”.nuk do tju vrasi jo,por do tjua nxije jeten me fukarallik dhe demagogji tallese.
    jepi EDI bota eshte e jotja.tani nuk te mbetet gje tjeter :lesho sekseret tuaj neper bashki te mbledhin te korrurat e tenderave per zhvillimin e demokracise komunisto-kapitalisto-kokdhimisto-fashiste!

    • Nese ka ndonje buburrec a ndonje milingone ne keto 24 vitet e demokracise se brishte shqiptare eshte ky Mr. Buza me particken e tij qe ka vetem nje anetar ( shoferin e ti j qe ka kunat, taulant Pustina ). E nese ka ndonje kavajot qe ka perfituar me shume nga demokracia eshte ky i ashtuquajturi Roza e PD, qeni roje i i deres se PD – se ( ka qene dhe minister, Zv / Kryeminister, bukthyeri i Pd – se , prape bethlepiresi i PD – se, sot ka gruan ne funksionet me te larta te pushtetit te komunisteve, etj, etj. ). E cfare mund te presesh nga ky bithlepires i te gjithe pushteteve. Ky pleher vodke meriton te varet ne mes te Tiranes me fajet qe i ka bere popullit demokrat shqiptar sebashku me sikurvat e tij Sh. Ruli, Sh. Vrioni, Sh. Malasi, Sh. Toto, Sh. Brojka, Sh. Butka,, Sh. meks, sh. Ypi, etj, etj qe i vune kazmen dhe i kthyen bithen PD – se ne ditet e veshtira te 97 – se. Zoti e vrafte Sali Berishen qe i mori prape nen sqetulla dhe keto kurva ja futen perseri. E gezofshin kurverine.

  • Dasho, ji i qendrueshem ne veprimet dhe deklaratat e tua! Mos u bej eklektik, sepse kohet e fundit ke filluar te perkundesh nga stuhia politike nga te kater anet! Ndryshe, behesh krejtesisht i pabesueshem!

  • Ne fakt Dashi ka te drejte:sistemi jone nuk inkurajon krijimin e partive si nje grumbullim i njerezve me ideale te njejta. Sistemi jone krijon grupe interesash qe quhen parti te cilat mbijetojne fale nje grushti votash. Ngaqe Partite nuk kane me ideologji, cdo gje eshte kthyer ne interesa. LZHK dhe Dashi jane nje nga keto. Por po te ishte PD parti vlerash dhe idesh, Dashi do te ishte akoma ne PD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *