Dash Shehi nuk pranon të shkrihet me PD-në

redaktor

E djathta do të perfaqësohet në zgjedhjet e 23 qershorit me një koalicion të  ngjashëm me të atë të 2009. Dhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, dhe ka ende  kohë deri më 23 qershor, ne bisedat e para me drejtuesit e  partive që do të marrë në koalicion kryeministri Sali Berisha ka ofruar të njëjten skemë si në 2009. Pra secila parti të garoj me siglën e saj  dhe listën e kandidatëve të saj. Në këtë mënyrë bien zërat që Partia Demokratike të përfshinte në listën e saj, përfaqësues të partive aleate.

“Kemi pasur një bisedë informalepara disa ditëve me zotin Berishën në të cilën është gjykuar se do të garojë gjithsekush me siglën e vet dhe sipas rezultatit do të përcaktohen edhe deputetët. Marrëveshje tjetër nuk ka përveç kësaj që është sot”- tha Shehi.

Por pavarësisht mënyrës së paraqitjes së te djathtës, Dashamir Shehi shprehet optimist se rezultati i 23 qershorit do të jetë në favor të saj.

“Unë jam optimist në mënyrë të arsyeshme sepse shumë viteve qeverisje do t’i paguhet edhe një çmim. Megjithatë unë mendoj se një pjese rruge është bërë. Me ide të reja mund të bëhet edhe diçka progresiste në sensing e vet”- tha Shehi.

Sistemi zgjedhor që aplikohet në Shqipëri, është i tillë që në rastin e  koalicioneve favorizon partinë e parë dhe të dytë, dhe pavarësisht votave që mund të marrin të tjerat që pasojnë ato rrezikojnë të mos përfaqësohen në parlament.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *