Dash Shehi: Tregimi i Lubonjës për rrahjen e Ramës, një trill letrar

Bledar Lumani

Dashamir Shehi thotë se Fatos Lubonja nuk e tregon si duhet ngjarjen e dhunimit të Edi Ramës në 1996.

Ai shprehet se Lubonjës ja ka treguar pikërisht ai ngjarjen, pasi Lubonja nuk ka qenë fare aty.

Gjykoj që ka ca të pavërteta këtu.

Me Ramën kemi qënë në të njëjtin lokal, Lubonjës ja kam tregu unë, më ka pyetur dhe ja kam treguar.

Nuk ka absolutisht asnjë lloj dialogu, kam qënë unë dhe një artist shumë i nderuar si zoti Ndricim Xhepa, dy miq të vjetër që hymë në një klub, ishim te dy deputete të PD edhe dolëm mbasi shkëmbyem nja dy llafe me një grup artistesh me miq.

Edhe ne jemi largu për hesap tone, edhe zotin Rama e kemi lënë aty ne klub, ne kafe, te ai restoranti i vogël, aty te pedonalja e Tiranës.

Pastaj ka ndodh ajo që ka ndodh.

Te gjithë këtë histori ma ka kërkua zoti Lubonja dhe ja kam tregu, pjesa tjetër pastaj është një trill letrar, s’ka lidhje fare me realitetin”, tha Shehi në një intervistë televizive.

Shehi ndërkohë thotë se do të pranonte të kandidonte për Tiranën, nëse ia kërkon PD.

Share This Article
4 Comments
  • Po perse mor zoteri qe nuk e kalon dot cakun e ploncit dhe taves se dheut !Edhe Ti qe je Tironci me i zgjuar deri aty te kap truni e nu del dot nga rrethi qe te ka bo partia!Sot nuk eshte e domosdoshme me te caktu partia none ,fare thjesht nese e ndjen vehten me reputacion e me program dil kankidat me vehte e prezanto idete per kryeqytetin se mbase indirekt te perkrah edhe Edi se helbete eshte dhonder Tirone!Hajd pra kopjo ndonje program per debate nuk ta kom friken se je bejtexhi me nom,mjafton ti thush Tironsve se do e nxjerr ekipin e futbollit kampion e te gjithe kan me votu per Ty or Dash ekuilibristi e mos u ngatero me Partine e Doçve se ata s’jan prej Titone or mik!Hajd pra me krah te lehta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *