DASH: Shqipëria, vend tranziti dhe destinacioni për drogat

redaktor

‘Shqipëria është vend transit dhe destinacion i kanabisit, heroinës e kokainës”. Ky është konluzioni themelor i raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vendin tonë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot raportin për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike për vitin 2012, ku thekson se Shqipëria është vendburim për vendet e BE-së sa i takon kanabisit. Raporti vijon me vlerësimin se autoritet kanë rritur ndjeshëm kapjen e drogës dhe arrestimet gjatë vitit 2012.

“Autoritetet shqiptare kanë rritur aktivitetin në goditjen e këtij trafiku dhe kjo i atribuohet trajnimit më të mirë të forcave policore si dhe përmirësimit të teknikave zbuluese dhe parandaluese”, thuhet në raport.

Raporti pavarësisht përpjekjes së policisë konstaton se është prodhimi i kanabisit në vend është rritur me 175% më shumë kundrejt 2011. DASH në raport fakton dhe dukurinë që rrjetet e trafikimit kanë përfituar nga aktivitetet e reduktuara policore të vendeve fqinje, duke anashkaluar Shqipërinë, e cila ka shërbyer gjatë si një vend transit për në Evropën Perëndimore.

SHBA ndër të tjera veçon ndihmën që i ka dhënë qeverisë shqiptare në luftën kundër trafikut, por dhe ndihmën që vendet e BE-së i kanë dhënë vendit tonë në këtë drejtim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *