DASH: Të pavërtetat në variantin rus të krizës ukrainase

anazapta

Departamenti amerikan i Shtetit nxori dje një përgjigje me 10 pika ndaj versionit të Presidentit rus Vladimir Putin për zhvillimet në Ukrainë, duke specifikuar një listë të disa “të pavërteta” siç i cilëson dokumenti.

Dokumenti titullohet “Trillimi i Presidentit Putin: 10 pretendime të pavërteta për Ukrainën”. Vëzhguesit thonë se botimi i tij është një shkëputje e qartë nga procedura standarde të Departamentit të Shtetit, i cili rrallë herë nxjerr deklarata publike ku të aludojë se një udhëheqës botëror ka gënjyer.

Dokumenti hapet me fjalët “Zoti Putin thotë se forcat ruse në Krime po veprojnë vetëm në mbrojtje të objekteve ushtarake ruse”. Dokumenti më pas ofron ato që i cilëson si “fakte dhe prova të forta që çojnë në përfundimin se pjesëtarë ruse të sigurimit janë në zemër të forcave anti-ukrainase në Krime”.

Dokumenti i DASH-it pohon se forcat ushtarake nuk kanë simbolet e një ushtrie të caktuar, por shton se ata ngasin makina me targa të ushtrisë ruse dhe “haptazi identifikohen si forca ruse të sigurimit, në intervista me median ndërkombëtare dhe në kontaktet me ushtrinë ukrainase”. / VOA

Share This Article
8 Comments
  • USA Nena e krimit genjeshtres dhe e hipokrizis.USA do President te Rusise si Jeltzin ti fali pasurit natyrore me nje shishe WODKE.Po Putini ja var bananet ne tavan OBAMES qe te kercej me i kap.

  • Shikoni kjo lufte ka marre tiparet e nje ” lufte reporteresh ” , keshtu cilesohet ne shume media qe jane pak a shume te pavaruara, se te pavaruara sigurisht qe s’ka kur ngaterrohen te medhenjte. Po nje gje eshte e verte deri sa ka ushtare ruse ne Krime patjeter qe ka edhe abizim me qendrimin e ytre aty dhe me popullsine ruse qe jeton atje. Qe ushtaret ruse bejne provokim eshte me see qarte se ne fund te fundit te gjithe do e benin. Por qe edhe CNN apo TV amerikane kane dhene foto e video te levizje se ushtrise ruse eshte e vertete por gjenjeshtra qendron ne ate se keto trupa kane levizur neper terrotorin e reparteve ku jane dislokuar e jo neper terrotir te lire ukrainas. Territoret ku jane dislokuar pre dekadash trupat ruse jane mjaft te medha e te japing pershtypjen se levizin mjetet neper Kirme. Mos u vini veshin se behet per pasurite e Ukraines kjo zullumahi.

  • PRESIDENTI PUTIN ESHTE ME GENJESHTAR DHE ME VRASTAR SE SALI BERISHA DHE ENVER HOXHA TE MARE SEBASHKU.

    Kete spiun genjeshtar te KGB-se se Kremlinit duhet ta pergenjeshtroje tere Bota Demokratike dhe jo vetem SHBA-s. Evropa dhe BE-ja te mos fshihet pas GAXHOIT matane oqeanit dhe te beje servilin e Rusise per interesat e gazit apo te naftes se Puti me keto menyre staliniste qe po kryen kunder Ukraines dhe kunder nje populli sovran, i cili eshte pjekur dhe nuk do me “BAMIRESI” bolshevike me kobure ne koke, pra BE-ja duhet me ne fund ta kuptojne se Rusia dhe Putini jane njesoj si Hitleri socialist i Gjermanise Fashiste.

    Pak a shume si Enver Hoxha me Sali Berishen te marre se bashku.

  • Keqinformimin qe servir DASH duke mbrojtur interesat Amerikane edhe aty ku vriten, masakrohen, shkaterrohen, behen permbysje pushtetesh dhe zhyten ne varferi njerez si rrjedhoje e nderhyrjeve te tyre, jane te qarta.

    Jo cdo gje qe eshte e mire per Amerikanet eshte automatikisht e mire edhe per te tjeret. Kriza e Ukraines ka nje prepavije te qarte te nderhyrjes se SHBA-se aty, duke stimuluar dhunen dhe kryengritjen e armatosur per interesat e tyre afatgjata ne raport me konkurentet e tyre gjeostrategjike.

    Eshte nje metode e vjeter qe eshte perdorur neper bote shpesh, qe nga momenti qe USA e ndjeu veten superfuqi ushtarake dhe ekonomike. Raste te tilla ka me qindra qe nga koha e perfundimit te luftes se dyte boterore.

    SHBA nuk eshte fare pa faj edhe per 97-en ne Shqiperi. Ata e dine shume mire kete gje.

  • Eshte koha qe te terhiqet vemendje dhe lexueshmeri edhe per shqiptaret e Ukraines. Kete ma solli nje ish student i imi:

    Kane 500 vjet larg nga memedheu. U larguan nga zona e Korces fill pas pushtimit turk dhe per 200 vjet jetuan ne Bullgari. Me pas u zhvendosen e Ukraine dhe kane 300 vjet qe jetojne ne mes te ukrainasve. Por nuk kane harruar asgje nga te paret e tyre dhe perpiqen ti ruajne zakonet dhe traditat shqiptare me fanatizem.Festa me e madhe e tyre eshte festa e shen Gjergjit, ne kujtim te heroit kombetar Gjergj Kastriotit.Jane takuar me Fan Nolin ne 1911 kur ky i fundit beri nje udhetim ne Odessa. Po keshtu ne vitin 1979 At Artur Liolini, Kancelari i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga Bostoni, meshoi ne kishen ku kishte meshuar Fan Noli dekada me pare. Ata nuk kerkojne gjera te parealizueshme nga shteti shqiptar.Thjesht kerkojne nga shteti ame shqiptar libra dhe mesues te shqipes qe te mos harrojne gjuhen e te pareve. Kerkesat e tyre jane te perballueshme per shtetin shqiptar dhe dergimi i disa mesuesve , i librave dhe abetareve ne shqip nuk eshte ndonje barre e madhe, por eshte nje detyrim qe shteti ame duhet te kete per keta shqiptare te harruar. Mendoj se shteti shqiptar duhet tu jape pasaportat shqiptare ketyre njerezve sepse keta e meritojne te jene shqiptare si gjithe ne te tjeret.Jane pra 5 mije shqiptare qe per 500 vjet jetojne larg atdheut te tyre Shqiperise dhe per 300 vjet jetojne ne mes te 48 milion ukrainasve. Çdo komunitet tjeter do te ishte shuar me kohe. Ata jane deshmi e gjalle e thenies: “gjaku i arberit nuk shuhet kurre” dhe ne duhet te jemi krenare per ta.

  • Une nuk e bej kurre servilin, dhe kure flase largohem nga komplekset.SHBA dhe Europa prendimore e ndien veten te ofenduar kure presidenti i Ukrahines firmosi marreveshjen me Rusine dhe u bene shume xheloze.Qarqe te caktuara ne Ukrahine te nxitura nga SHBA dhe Europa filluane protestat deri ne degjenerim te plote duke perdorur edhe arment e zjarrit, dhe nga gjakderdhja qeveria u largua nga pushteti……..pra qeveria bie me dhune dhe keta demokrate te lirise e perligjin anti ligjin. Kuptohet qe Rusia do te fillonte edhe ajo manovrat e veta duke shfrytezuar popullsine e vet qe ndollet ne Ukrahine, kjo me se normale.Te beshe politike jo realiste neser do te perballohesh me veprime te kunderta dhe mune te qoshe boten drejte luftrave, e ndien veten te forte sote po mose harro se çdo dite fiilojne dhe te heqin gure nen kembe dhe me vone bie. Une kuptoj se ndertimi i komunizmit ne Rusi i ka shkaktuar deme te medha capitalisteve Europiane dhe SHBA,keto sjedhje jane vetem strategji per te dobesuar Rusine dhe me vone per ta ngrene ashtu siq bene Ujku me kafshen. Ka 23 vjet qe te gjithe lindjen e Europes e kane futur ne kaos ku nuk funksionon shteti ase ligji, njerzit i ka kapur frika e mjerimit, ka arritur deri aty sa nena te shesin vajzen per prositusion, vrasjet ne familje tragjedi keto per te mbijetuar.Komunizmi lindi si e keqe per tu mbrojtur nga e keqja(…lufta….). Hapni syte, njerzit punojne ne Bisneset e prendimoreve me nje page 0,5 kg mishe ne dite , eshte me e ulet se kooperativat e Enver Hoxhe dhe ase kushe nuk guzon te flese se e kallin jashte. Mendoni per njerzit ne halle se neser munde te jeshe ne halle ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *