DASH thirrje opozitës: Mos dorëzoni mandatet, dënoni dhunën

DITA Online

Departamenti i Shtetit i bën thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ka zhvilluar mbrëmë dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, zoti Palmer u bëri thirrje të dy udhëheqësve të opozitës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në proceset demokratike, duke theksuar rolin jetik, që partitë e opozitës duhet të luajnë në një shoqëri demokratike.

Diplomati i lartë amerikan, siç u shpreh zëdhënësi për Zërin e Amerikës, “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”.

Zoti Palmer, ndërsa theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e qytetarëve për të protestuar në paqe, u bëri thirrje si zotit Basha edhe zonjës Kryemadhi të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën.

burimi: voa

l.v/ Dita

Share This Article
10 Comments
  • Edhe America,qenka ” kunder” Edi Rames….
    Edhe kjo deklarate e Departmentit te Shtetit,eshte nje ” fitore” tjeter e opozites…Hahaha…

  • NESE ESHTE E VERTETE QE DASHI BEN THIRJE QE UJQERIT BERISHA BASHA DHE KOKMADHJA të dënojnë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.

    ATEHERE
    .
    sipas rregullit te” treshit”

    DASHI DUHET TE KERKONTE NE 14 SHTATOR 1998 DHE 21 JANAR 2011 VARJEN E BERISHES NE LITAR..

    ju lutem zoterinj te dashit as ne vendet e pushtuara as ne koloni nuk ndodh kjo me zombien berishe as ne fermen e kafsheve te Orwellit

    komenshkruesi e hodhi nje here Enverin ne 1991 por ju dashi amerikes dhe delja e brukselit e kthyet ate ne perendi me berishen tuaj

  • Mesazh Shumè i QARTÈ ! PROVOJENI tani tè Shkatèrroni INSTITUCIONET e SHTETIT po ju a mbajti SUMA ???!!!! E gjithè FRIKA èshtè trek SPAK dhe BKH !!!! SPAK èshtè MAKTH pèr PD dhe LSI !!!! Kjo èshtè e vèrteta !! Ata duan Siguri sepse janè 200% tè SIGURT , qè NUK kanè VOTA pèr PUSHTET !!! 300 MIJÈ VOTUES kanè nè gjithè SHQIPÈRINÈ

  • Mesazh Shumè i QARTÈ ! PROVOJENI tani tè Shkatèrroni INSTITUCIONET e SHTETIT po ju a mbajti SUMA ???!!!! E gjithè FRIKA èshtè tek SPAK dhe BKH !!!! SPAK èshtè MAKTH pèr PD dhe LSI !!!! Kjo èshtè e vèrteta !! Ata duan Siguri sepse janè 200% tè SIGURT , qè NUK kanè VOTA pèr PUSHTET !!! 300 MIJÈ VOTUES kanè nè gjithè SHQIPÈRINÈ

  • Nëse opozita duhet të ketë frikë nga SPAK, atëhere pse heq dorë nga imuniteti i deputetit ?
    Përse po ngul këmbë mazhoranca për të rikthyer ligjin e mbrojtjes nga imuniteti ?
    Përse opozita kërkoi vetingun në politikë e mazhoranca e refuzoi ?
    Edhe një nxënës i klasës së pestë e ka llogjikën në këtë rast të përcaktojë se kush ka frikë nga drejtësia..
    Ata që i druhen vetingut në politikë apo ata që e kërkojnë ate ?
    Ata që duan të mbrohen me imunitetin e deputetit apo ata që e kanë lëshuar mandatin ?

    • Maxhoranca nuk mbron imunitetin e askujt.Maxhoranca e leshon imunitetin e kujtdo,ne see organization I akuzes,prokuroria I she’ll fakte dhe jo thashetheme,si ne rastin e Saimir Tahirit,per te cilin ka mbi nje Vit qe sillet prokuroria si pordha neper breke e nuk gjen nje fakt per ta derguar ceshtjen ne gjykate…
      Do presesh e do degjosh dhe do habitesh kur te mesosh se a do I mbushe xhepin Tahirit demi moral dhe material qe I eshte shkaktuar…
      Por ti nuk e kupton see you demshoerblim do jepet edhe prej taksave qe ti paguan ne shtet.. .

  • DASH e di shume mire, sic e di BE dhe e bota, qe kjo thirrje i do bere vetem kriminelit te pandeshkuar Sali Zehere Bisha, te tjeret jane kerthinjak dhe dhjesin ne breke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *