DASH: Vizita e Vuçiç në Tiranë, historike, ndihmon për stabilitet në rajon

redaktor

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka përshëndetur vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri. Përmes një deklarate për shtyp, DASH, vlerëson bashkëpunimin mes dy vendeve për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Përgëzojmë dy liderët, Rama dhe Vuçiç për angazhimin e përbashkët, pasi bashkëpunimi ndihmon për paqe dhe stabilitetin mes dy vendeve dhe të Ballkanit, – thuhet në deklaratë. – Kjo është një vizitë historike e kryeministrit serb në Shqipëri”.

DASHVuçiç zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku u mblodhën të gjithë kryeministrat e Ballkanit, me përjashtim të kreut të qeverisë greke, Tsipras.

Share This Article
2 Comments
  • Jo vetem qe esht per tu pergezuar por tregoj shum tregues paqeje e zhvillimi qe rajoni te ket qendrushmeri politike e ekonomike,njelloj si dikur federata jugosllave sot ballkani perendimor,por pa ekstremizmin ekstrem te katolicizmit kroat e slloven!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *