Dashamir Shehi: Opozita të ketë një variant për ndarjen territoriale

Bledar Lumani

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se nuk e kupton se opozita nuk del me një hartë të vetën për ndarjen e re territorial.

Sipta tij, është boshe dhe e kotë që ta bojkotohet kjo reform, në një kohë që opozita mund të ketë një variantin e saj.

“Unë jam që Partia Demokratike të nxjerrë një variant të vetin. Nuk ka pse të heqë dorë nga ideja që decentralizimi, funksionet, autonomia financiare të shkojnë paralel me hartën dhe jo harta të dalë përpara, por kjo nuk e pengon aspak që të përgatisë një hartë të vetën. Ideja që ne nuk bëjmë hartë më duket e kotë, më duket boshe. E gjithë opozita ka mundësitë, ka cilësinë, ka kapacitetet për të prodhuar një hartë më të mirë se kjo e qeverisë,” tha Shehi për Panoramën.

Ndarja e re nuk ka pasur ndonjë publicitet të madh këto ditë, por me sa pashë, është ndjekur parimi që çdo njësi administrative të ketë një pjesë urbane.

Unë kam pasur ide krejt tjetër. Nuk është se më shqetëson shumë numri. Nuk jam dakord me mënyrën e organizimit të njësive territoriale. Do të preferoja një formulë tjetër ku njësitë rurale të kenë administratën e tyre.

Shqipëria është akoma 50% rurale dhe ka një specifikë në këtë mes. Gjykoj që mund të ishte bërë një punë më e kombinuar dhe më e mirë nga kjo pikëpamje dhe jo e nxituar.

Së dyti, mendoj akoma se duhet të tentohen të gjitha rrugët e mundshme të kompromisit. Nuk ka nevojë për një ngutje ekstreme. Sipas Kushtetutës, ka akoma kohë të mjaftueshme. Natyra e njësive duhet të shpallet 6 muaj para zgjedhjeve. Ato janë në verën tjetër, kështu që kohë ka.

Në mënyrë që administrata të jetë më e qëndrueshme, duhet patjetër të zgjerohet konsensusi. Nuk kishte pse të bëhej me kaq ngutje. Qeveria dhe komisioni duhet të merrnin kohë të mjaftueshme për t’i debatuar të gjitha mundësitë”, shprehet ai./b.l

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *