Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Nuk dëgjoj lajme në tv pothuaj fare. Lexoj ndonjë gjë te DITA e aq. Por nuk mund t’i shpëtoj reagimit kur shoh një absurd që vazhdon prej vitesh. Akuza pa fund që i bëhen qeverisë, por pa asnjë rezultat. Në Tiranë ka një fjalë të urtë. Po e citoj në dialekt “m’ka çu nona me la gojën”. Po pse moj zonjë, dëgjuesit e medias i fusin në burg keqbërësit apo prokuroritë e gjykatat!? Dihet që kësaj opozitës sonë nuk i pritet të marrë pushtetin pas 8 vitesh të një qeverisjeje “kollosësh” kur tha një deputet i saj. E ndritën! Në ato vite bënë më të keqen që mund t’i bëhet një populli. Hoqën në mënyrë kriminale
nocionin e zbatimit të ligjit. Po u rikujtoj edhe një herë këtyre të paudhëve se dënimin e së keqes e vendosin instancat e gjykatat e jo ne. Pikërisht aty duhet të drejtohen këta “dashnorë” të popullit. Në rast se i gënjen mendja për ndonjë marrje pushteti me pushkë e gjak, duhet të falen me Servantesin e me mullinjte e erës. Zbrisni ore në tokë e mundohuni të jeni sadopak realistë. Kështu si po katandiseni më mirë mos t’ju kemi fare. Profeti.
