Sigurisht meshkujt ndezin zjarr brenda jush dhe ndonjëherë ju nuk mund të merrni frymë natën.
Po a është kjo ajo çfarë ju mendoni se është? Pasion? Dashuri? Apo vetëm një nga emocionet më të vogla? Mund të jetë ndoshta epshi?
Një marrëdhënie e bazuar në epshin është e mrekullueshme nëse e dini se çfarë po bëni dhe e bëni me sy të hapur. Por ajo që është e rëndësishme është që ju të mos e mashtroni veten.
Më poshtë gjeni disa shenja për të kuptuar se ajo që ndjeni është epsh dhe jo dashuri.
1-Visheni për t’i bërë përshtypje
Ju kërkoni me çdo kusht të nxirrni më të mirën prej vetes. Qofshi mashkull apo femër, keni kujdes të veçantë për pamjen çdo herë që të takoni partnerin. Në një marrëdhënie që është shumë se sipërfaqësore, ju dhe partneri juaj nuk do të kujdeseni nëse flokët tuaj nuk ishin të përsosur një ditë. Sepse marrëdhënia juaj është shumë më tepër se gjithçka që gjendet jashtë.
2-Mungesë e bisedave të thelluara
Kur je në dashuri, dhe nënkuptoj vërtetë në dashuri, ju jeni të kënaqur me partnerin tuaj dhe gjithçka që ai përfaqëson. Që do të thotë që jeni gjithashtu të kënaqur duke folur për shumicën e gjërave me të. Partneri juaj është miku juaj, ndryshe nga epshi, ku mungon miqësia dhe bisedat e thelluara.
3-Mendon pafund vetëm për anën fizike
Në një marrëdhënie të bazuar vetëm në epsh, partneri juaj ka gjasa të jetë një version i Adonis / Afrovitës, dhe ju nuk mund të ndaloni së menduari për pamjen e tij. Mendoni se gjithçka është e përsosur tek ajo pamje, pavarësisht se realiteti është shumë larg prej kësaj.
Në dashuri, ju shihni edhe papërsosmëritë e një personi brenda bukurisë dhe mirësisë. Ka pasion, por nuk bazohet vetëm në pamjen e jashtme; rrjedh nga dashuria që ju ndani për njëri tjetrin.
4-Ju nuk lidheni në nivel emocional
Në një raport epshi komunikimi juaj është i ngadaltë. Ju nuk i identifikoni ndjenjat tuaja dhenuk i diskutoni ato. As ai nuk e bën. Ju nuk futeni në diskutime që kanë të bëjnë me atë se si ju bën të ndiheni ose anasjelltas. Komunikimi juaj bazohet vetëm në seks dhe vetëm atë keni shijuar nga marrëdhënia. Është epsh i pastër.
Kurse kur jeni në dashuri me dikë ju ndiheni rehat edhe kur heshtni. Ju nuk shqetësoheni kur secili është shtrirë në anët e tij dhe mund të rrini ashtu deri ne 4 të mëngjesit.
5-Kujtimet tuaja janë të lidhura vetëm me dhomën e gjumit
Çdo herë që mendoni për momentet që keni shpenzuar me të, nuk mendoni për filmin që keni parë ose për vaktin që keni ndarë, apo shëtitjet që keni bërë. Në vend të kësaj mendimet tuaja iu çojnë menjëherë tek shtrati. Është epsh.
6-Nuk ka plane për të ardhmen
Nëse mendimi i martesës, fëmijëve, bashkimit të llogarive, ndarjes së netëve pa gjumë, pushimeve së bashku vijnë në mendjen tuaj me kalimin e kohës, atëherë mund të jeni të sigurt se kjo është më shumë se epsh i pastër. Por nëse e ardhmja nuk iu shkon kurrë nëpër mend me të, atëherë natyra e marrëdhënies bazohet te epshi.
l.h. / dita
