Dashuri (kolere) në kohë opozite…

redaktor

Dërguar me SMS

në 0689073730

 

Të bën përshtypje kjo lloj “dashurie” për vuajtjet e popullit. Patën plot 8 vjet për ta treguar. Ti mund të pyesësh se si u shfaq ajo. Mendoj se gjithkush e ka ndjerë në lëkurë efektin. Po mundohem të rradhis disa të tilla.

Së pari rrumpallën ligjore e të famshmën lëvizje e lirë ideuar nga “i madhi, (siç thotë gazetari i Klanit Çani) doktor Sala”. Ato pasoja po i vuajnë sot Shqiptarët. Shko ku të duash e prish e shkatërro ç’të duash.

Pashë z.Spaho që qurravitej aty ku përroi që i mori jetën gruas pogradecare ka egzistuar edhe kur ky farë burri bënte ligjin. E po ky Spaho me shokë ishte në pushtet kur u shkrumbosën të gjallë 30 të pafajshëm. Edhe në bulevard ku mori jetë njerëzish pa faj, po këtij burri nuk ju dridh dora e ndyrë të qëllonte vëllezërit e tij.

Absurdi vazhdon më tej. Na çohet Luli e kritikon kë të mundë për kultivim dhe për trafik hashashi. 8 vjetët e një qeverisjeje të mbrapshtë e kthyen Lazaratin nga një fshat normal në simbol të së keqes e të narkotrafikut jo vetëm shqiptar. E sot mbas drurit të qershorit, këto specie pa nder mundohen të tregojnë se po u digjet shpirti për Shqipërinë. Ata që i vunë flakën sa herë që u lëkundeshin karriket e kolltuqet e fituara me besëthyerje. Më së paku nëse u ka mbetur diçka njerëzore duhet të kërkojnë falje për paudhësitë e tyre. Mënyra apo taktika e zgjedhur për të rifituar respektin e humbur nëpërmjet hipokrizisë apo ofshamave të gjoja dhembjes, është e dalë boje dhe e neveritshme. Shqipërisë i duhet djersë e punë, e jo pallavra dashurie e betime qesharake në ajër. E ajo ka kaq shumë nevojë për vepra e jo për fjalë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *