Dashuri me nuhatjen e parë! Biznesi i ri i takimeve

Alqi Kociko
AppleMark

 

Dashuri me nuhatjen e parë. Kështu mund të përkufizohet ideja që ndodhe në themel të një shërbimi takimesh në Nju Jork, i cili premton të ndihmojë beqarët të nuhasin në kuptimin e plotë të fjalës, partnerin/partneren e duhur përmes erës që lënë në bluzat e tyre t-shirt. Po si funksionon?

AppleMark
AppleMark

Një artiste, Tega Brain, dhe një studiues në universitetin e Nju Jorkut, Sam Lavigne, ngritën kompaninë Smell Dating. Secili prej 100 klientëve të parë morën një bluzë, që do ta vishnin tre ditë rresht, pa u larë. Pastaj do ta dërgonin te kompania, e cila e preu në shirita dhe ua dërgoi klientëve për ta nuhatur. Përputhja ndodh kur dikush pëlqen aromën e trupit të dikujt dhe anasjelltas, pra kur ka pëlqim reciprok.

Në fakt, ideja bazohet në shkencën e feromoneve, sinjaleve kimike që lëshon trupi i çdo krijese vertebrore. Në jetën e përditshme na ndodh shpesh që e pëlqejmë ose jo erën origjinale të trupit të dikujt. Përputhje me të sinqertë se kaq, nuk ka si bëhet! / DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *