Dashuri në shtëpinë e të moshuarve

redaktor

Dallgët e jetës janë shpeshherë aq të forta sa të trondisin rëndë, po njeriu ka treguar gjithmonë se brenda tij ka një dritë, e cila mund ta mbajë shpirtin ngrohtë.

Fatimja dhe Aseriu janë dëshmi jo vetëm e mbijetesës, por edhe e dashurisë. Janë dy të moshuar që vitet e fundit të jetës po i kalojnë në shtëpinë e të moshuarve në Fier.

Fatimja, një grua mjaft energjike dhe plot humor, pas vdekjes së bashkëshortit dhe shitjes së shtëpisë mbeti krejtësisht e vetme dhe pa para.

Nga martesa e saj, ajo nuk pati fëmijë, ndaj dhe e vetmja strehë për të mbeti Shtëpia e të Moshuarve. Edhe pse jetonte më parë në Tiranë, ajo zgjodhi të qëndrojë në Fier.

Aty njohu Asiriun, burrin vlonjat i cili ia lehtësoi dhimbjen me përkujdesjen ndaj saj.
Gazetarja Klodiana Kapo ka zhvilluar një intervistë me gruan e cila po jeton një histori dashurie në një moshë relativisht të shkuar.
Fatime Mici: Ai ishte në dhomën matanë, unë në dhomën matanë. Bënim muhabet, rrinim, dilnin në një lokal pinim kafe, limonadë…
Gazetarja: Të qerasi ai?
Fatime Mici: Po, sigurisht, gjersa jetoj me atë këtu…
Gazetarja: Pse të pëlqeu?
Fatime Mici: Se ishte njeri i urtë, i ndershëm, me karakter. Një natë, ishte 8 Marsi, i bën pyetje Asiriut: ‘e do ti’? ‘Po, e dua’, tha ai. Edhe unë e dua, thashë. Kaq ishte muhabeti. U dashuruam, u dashuruam në pleqëri (qesh).

Asiriu dhe Fatimja jetojnë në një dhomë që për ta është shtëpia e tyre. Me paratë e pensionit, ata kujdesen që të blejnë ushqimet që pëlqejnë, rrobat e reja, kafet dhe gazetat që tashmë janë një ritual i përditshëm.

Gazetarja: Je e kënaqur që ke gjetur në këtë moshë një shok?
Fatime Mici: Po, po e kënaqur jam. Me Asiriun kam shtatë vjet, që nuk janë pak. Ja dhuratat me lule…
Gazetarja: Ai t’i sjell?
Fatime Mici: Po, ai…
Gazetarja: Është romantik?
Fatime Mici: Është i mirë, moj… (qesh)

Në moshën e tyre, problemet shëndetësore janë të shpeshta, Fatimja tregon se ata përkujdesen për njëri-tjetrin dhe përpiqen të harrojnë problemet e jetës të cilat shpesh i kanë lënduar rëndë.

“Të mban mbi kry nipi? Të mban motra? Fisi? Nuk të mban njeri sot. Arrita të bëj dokumentet në fshehtësi dhe kam ardhur duke qeshur. Ishte qeshje marazi… kam dashur vetë të qëndroj në Fier, edhe pse më thanë për në Tiranë…”, tregon historinë e saj, Fatime Mici.

Dashuria për jetën, por edhe për vetën, i ka bërë që ata të thyejnë paragjykimet e njerëzve, por edhe të banorëve të tjerë të kësaj shtëpie.

“Derisa kam arritur në këtë pikë do të thotë që e dua. Edhe nipat e kanë kuptuar pas vdekjes së motrës… unë e dua, pikë muhabeti”, vazhdon rrëfimin Fatimja.

Asiriu, ky burrë që i ka kaluar të 70-at e që në rini ka qenë futbollist, nuk i ka qejf kamerat dhe gazetarët, por Fatimja di si ta bëjë pjesë të këtij rrëfimi.

Largohemi të bindur se në këtë shtëpi mëshimi, ku një pjesë e madhe e njerëzve qëndrojnë të heshtur në vetminë e tyre, lamë pas një dritë shprese dhe dashurie.

Share This Article
2 Comments
  • Respekt per kete çift. Une jam i mendimit, se njeriu duhet te shijoje dhe gezoi cdo minute qe i dhuron jeta. Filosofi gjerman Precht thote se njeriu duhet te mbushi ditet me jete dhe jo jeten me dite. Gjermanet thone se qefini eshte pa xhepa, ne kuptimin qe kur hikim nga kjo bote nuk marrim gje me vete. I uroj nga zemra çiftit simpatik jete dhe dashuri e lumturi te gjate.
    Desha tju tregoj nje histori te vertete. Kur mua me vdiq vjehri zvicerjan, gruaja dhe kunati im e pyeten te emen mbi 78 vjeçare ne se donte qe ata te dy ta ndihmonin ti gjenin nje dashnor dhe ajo u pergjegj : faleminderit por nuk dua.
    Ketu shpesh pleqte gjejne dashnore kur ju vdes bashkeshoriti ose bashkeshortja dhe kjo stimulohet edhe nga femijet, sepse ata keshtu jane me te qete se babai ose nena e tyre ka nje njeri qe te kaoje kohen dhe te kujdeset per te.
    Personalisht mendoj se zvicerjanet kane te drejte dhe jo si budallaliqet tona qe kur te vdes burri duhet te vishesh me te zeza deri ne fund te jetes. Per mua ka rendesi qe bashkeshorti te duhet dhe respektohet per sa kohe qe ai jeton dhe pasi ai vdes ti duhet te shofesh jeten tende. Njeri Jeton vetem nje here.

    Pershendetje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *