Regjisori i njohur brazilian, Dener Giovanni ka gati një dokumentar që do të tronditë Kishën Katolike nga themelet. Ai quhet “Dashuri të shenjta” dhe bazohet nga filmimet e fshehta virtuale të 150 priftërinjve katolikë, që kanë rënë në grackë duke kryes seks virtual në internet me meshkuj të tjerë.
Dokumentari përmban rreth 500 minuta bashkëbisedim mes priftërinjve katolikë dhe meshkujve të tjerë, të realizuara përmes videove në “Skype” apo “Facebook”.
Dokumentari përmban skena dhe biseda shokuese që mund ta tronditin fortë Vatikanin. Priftërinjtë, të cilët janë nga 30 vende të ndryshme të botës, kanë rënë pre e një faqeje, “bëj seks homoseksual online”.
