Dashuria e pamundur e Ramizesë, vendimi për pushkatim në shkurt ‘44

DITA Online

Nga Leonard Veizi

Ditët e luftës nuk të linin kohë të mendoje për një festë si ajo e “Shën Valentinit”, të shkëmbeje dhurata të rastit apo të përcillje ndonjë puthje spontane. Kjo situatë fort romantike për një vend të pushtuar, mund të vlente vetëm për disa orë në ditën e mesit të muajit, ndërsa në të vërtetë, gjatë fundit të shkurtit ndodhi që për të dënuar dashurinë të bëhej një gjyq e të merrej një vendim: me pushkatim…

…Më siguri kjo ka të bëjë me një rastësi dhe aspak me një kalkulim. Por gjithsesi fakti ishte që Ramize Gjebreja, agjitatorja më e mirë e Partisë Komuniste do të ekzekutohej mizorisht nga një skuadër partizane, ndërsa një trim i çartur si Zaho Koka, po për të njëjtin motiv do të përjashtohej nga partia dhe do të degradohej për t’u çuar si një partizan i thjeshtë në Brigadën IV.

Dosja

Në librin e tij “Dashuri & Plumba” Dr. i Shkencave Pavllo Gjidede shkruan se dosja e Ramize Gjebresë për herë të parë është hapur në fillim të viteve ’70, por më gjerësisht ajo është bërë e njohur në vitet e demokracisë. Por ligji përcakton se për çështje intime, një dosje hapet vetëm pas 100 vjetësh. E në këtë rast, pjesa themelore ka të bëjë me një çështje intime, nga e cila ka ardhur dhe reagimi i ashpër që e dënoi atë me vdekje. 74 vite më parë, kur filloi historia e Gjebresë dhe Kokës, për Zahon flitej e shkruhej hapur. Por nuk ndodhte e njëjta gjë me Ramizenë.

Ekzekutimi në Brigadën V

Pikërisht në 6 mars të vitit 1944, kur lufta kundër trupave gjermane të Rajhut III ishte në kulmin e saj, në Brigadën e 5-të Sulmuese ndodhi ngjarja e pazakontë. Në fakt ajo ishte tragjike, por për shumë kohë nuk u konsiderua si e tillë. Më 6 mars, në një ditë me diell, por e ftohtë, kur dëbora vende-vende kishte shkrirë dhe fshati Ramicë e Vlorës nuk ishte më aq i bardhë sa më parë, një vendim i gjyqit partizan të Shtabit të Brigadës duhej zbatuar medoemos. Morali partizan ishte “shkelur” me të dyja këmbët. Dy prej luftëtarëve për çlirim po shkonin gjithnjë e më shumë drejt “degjenerimit”. Po në të njëjtën kohë, forcat kundërshtare të Ballit Kombëtar proklamonin me të madhe se në jetën partizane kishte një ndjenjë të fortë amoraliteti. E gjithë kjo dukej ndaluar, me hir a me pahir. E që gjithçka të merrte fund sa më shpejt, u sakrifikua jeta. Pushkatohet një nga eksponentët më të rëndësishme të luftës, Ramize Gjebrea. Vendimi i kobshëm ishte dhënë gati 10 ditë më parë, në fundshkurtin e po atij viti, por vetëm atë ditë marsi u krye ekzekutimi.

“Interesantja” e bukur

Në një intervistë të tij dhënë vite më parë për autorin e shkrimit, Mato Hasamataj, dikur partizan 15 vjeçar në Brigadës V, ka rrëfyer se Ramize Gjebrenë e ka njohur gjatë përurimit të Brigadës së 5-të, më 20 janar 1944. Atë ditë ajo kishte përgatitur një fjalim, që u ngriti zemrat peshë luftëtarëve të lirisë. “Ishte e re, e bukur dhe kishte një elokuencë që të habitte”, shprehet Mato Hasamataj. Por duket se gjatë kësaj periudhe, bukuroshja që ishte pagëzuar me pseudonimin “Interesantja”, dhe që ishte e fejuar me një nga kuadrot kryesorë të partisë siç ishte Nako Spiru, kishte ndjenja të veçanta dhe për një nga trimat e Brigadës, Zaho Kokën. Dyshimet në ishte një dashuri e mirëfilltë, apo një ndjenjë e pastër shoqërore, janë debatuar gjatë në qarqet politike të kohës. Por më në fund u vendos që akuza të bazohej tek një letërkëmbim i të dyve.

Nga ditari personal

Studiuesi Pavllo Gjidede, i cili është marrë gjatë me hetimin e kësaj historie, ka mundur të nxjerrë në dritë dhe një pjesë nga ditari personal i Ramize Gjebresë. Në ditarin e saj janë shkruar këto fjalë: “Sot do të shkruaj dhe për ndjenjat e mia. Në të vërtetë kam dëshirë, që edhe sot, edhe nesër të më kuptojnë shokët dhe shoqet. Secili ka dëshirë të pëlqehet dhe të kuptohet. Edhe unë për të krijuar një lidhje të re me njerëzit… S’më kanë parë sytë djalë si ky! Më duket sikur jam rritur me të. Më pëlqen ta dëgjoj kur flet… Megjithëse e qortoj veten për shkujdesje, përsëri më tradhtojnë sytë, kur i kryqëzoj me sytë e Zahos”. Dhe duket se kjo shkujdesje ka sjellë dhe pjesën tjetër të problemit tragjik.

Morali i luftës

Çështja e dashurisë së “paligjshme” të Ramize Gjebresë me Zaho Kokën, kishte shkuar deri në Shtabin e Brigadës. Mato Hasamataj thotë se “morali partizan” ishte një ligj i pashkruar, por gjithsesi shumë i rreptë në ato vite të vështira lufte. “Në të njëjtën kohë, nga kundërshtarët politikë të Ballit Kombëtar, përflitej më së shumti se në mal bëhej nami mes partizanëve, të cilët kishin pranuar të merrnin me vete edhe femrat. Për t’iu shmangur një gjëje të tillë, që kishte gjasa të përhapej edhe tek ata që ishin në mëdyshje të veprimtarisë partizane, ishte vendosur që në të tilla raste të mbaheshin qëndrime të rrepta”, është shprehur në intervistën e tij, Mato Hasamataj.

Thirrja për gjyq

Gjithsesi fjalët se mes Ramizesë dhe Zahos kishte “diçka”, po qarkullonin rëndom. Mirëpo Ramize Gjebreja ishte një nga përfaqësueset e Seksionit Politik të Brigadës e për rrjedhojë cilësohej si një nga kuadrot kryesore të saj. Për t‘i vënë “frerin” një dashurie që mund të krijonte dhe probleme të tjera, krerët e Brigadës në atë kohë, morën vendimin për të bërë një gjyq ushtarak. Shtabi i Brigadës së 5-të e kishte rezidencën e vet në shtëpinë e Zotajve në Ramicë. Zaho Kokën e thirrën me urgjencë nga Vunoi. Ndërsa Ramizenë e njoftoi Hito Çako për t’u paraqitur në shtab. Erdhi ora e gjyqit. Të dy me uniformën e partizanit, qëndronin në këmbë, të shtangur e duarlidhur.

Mospranimi i akuzës

Mato Hasamataj ka rrëfyer se ai ka qenë dëshmitar i një ndodhie për të cilën emocionohej sa herë e kujtonte. Ai thotë se pjesëmarrës në gjyqin e Ramizesë dhe Zaho ishin: komandanti i Brigadës, Shefqet Peç; komisari, Hysni Kapo; zëvendëskomisari, Manush Myftiu. Ishin gjithashtu: Tanush Shyti, Zenel Hamiti, Ramadan Xhangolli, Saliko Sulo, Liri Gega, Stoli Lipivani, Bilbil Klosi, Hito Çako dhe Veis Pipa. I ftuar i Komitetit  Qarkor të Vlorës, Pajo Islami. Shumica e tyre ishin kundër një vajze 21-vjeçare dhe një djali 24-vjeçar. I pari ishte Tanush Shyti ai që parashtroi arsyet se përse po gjykohej Ramizeja dhe Zahoja. Më pas nisi procesi. Ka qenë komandanti i Brigadës, Shefqet Peçi, i cili bëri dhe akuzën e drejtpërdrejtë: “Ke shkelur ligjin e shenjtë partizan”. Ramizeja nuk e ka pranuar. “Jo, asnjëherë”, është shprehur ajo. Akuzohej se kishte shkuar me Zahon dhe se duke qenë e fejuara e Nako Spirut e kishte tradhtuar atë.  Madje akuza thoshte se kishte një raportim se më 20 shkurt Ramizeja ishte parë… me Zahon. Ramizeja kërkon që dëshmitari ta dëshmojë në sy atë që ka parë. Madje në këtë gjyq Ramize Gjebreja deklaron se marrëdhëniet e saj me Zaho Kokën ishin të pastra dhe ajo nuk e kishte tradhtuar të fejuarin e saj Nako Spirun. Pasi e çojnë në një dhomë tjetër Ramizenë, gjyqi vazhdon me Zaho Kokën. E njëjta akuzë: “shkelje e moralit partizan”. Zaho nuk pranon të ketë marrëdhënie me Ramizen. Por Shtabi kishte marrë edhe masa të tjera. I tregojnë disa letra. Zaho u thotë se të tilla letra kishte dhe të tjera në çantën e tij, të cilat mund t’i bënte publike.

Letra e Enverit

Për 10 ditë rresht Ramize Gjebrea dhe Zaho Koka janë mbajtur të izoluar në dhoma të ndryshme. Ekzekutimi i krye në 6 mars ’44. Thuhet se dy orë më vonë në Shtabin e Brigadës së 5-të mbërriti një letër e Enver Hoxhës ku urdhërohej: “Asnjëri të mos ekzekutohet”. Ka mbërritur apo jo një letër e tillë, është pak e besueshme. Studiuesi Pavllo Gjidede vë dyshimin vërtetësinë e këtij thashetheme pasi sipas tij asgjë arkivore nuk e pohon një gjë të tillë. Megjithatë në Arkivin Qendror të Shtetit ndodhet një letër e firmosur nga Enver Hoxha dhe Miladin Popoviç, drejtuar Nako Spirut ku shkruhet: “… Megjithëse djallja (lexo Ramizeja) s’ishte sjellë mirë, por prapë dënimi i dhënë ishte shumë i rëndë. Çështja e dashurisë së lirë është shumë delikate dhe shokët nuk e kanë kuptuar… Shokët e Brigadës, të alarmuar, panë punën që kishte bërë Ramizeja… dhe morën atë vendim të shpejtuar, pa pyetur Komitetin Qendror”.

 

DËSHMIA

Ramizen kërkuan ta qëllonin pas shpine

Në intervistën e tij Mato Hasamataj ka rrëfyer gjithçka ndodhi atë ditë dimri, kur përpara 400 partizanëve u pushkatua Ramize Gjebrea. Ishte 6 mars 1944. Dimri ende nuk kishte dalë, ndërsa një pjesë e lëndinës ku ishin rreshtuar dy batalionet e Brigadës së Pestë, vazhdonte të mbulohej pjesërisht nga dëbora. Diku nga ora 10 e mëngjesit u dha urdhri për rreshtimin e Batalionit I  dhe II, pasi tre batalionet e tjera të Brigadës ndodheshin me misione të tjera. “Për shkak se isha inkuadruar në skuadrën e parë të Batalionit të Parë, isha në fillim të rreshtit dhe e pashë të gjithë ngjarjen nga afër”, ka dëshmuar Mato Hasamataj. Sipas tij, fillimisht partizanët kanë menduar se do të shkonin në ndonjë aksion. U rreshtuan dhe qëndruan në pritje. Përpara dy batalioneve doli shefi i Sektorit Politik të Brigadës, Hito Çako. Ndryshe nga ç’e pritnim, ai filloi të fliste për moralin partizan dhe më në fund përmendi emrat e Ramize Gjebresë dhe Zaho Kokës. “Isha i pari në rresht nga e djathta, ku shihej dhe fshati. Pashë të vinte Ramize Gjebrea e shoqëruar nga dy partizanë dhe me duar të lidhura. Nuk mund ta besoja që një nga kuadrot kryesore të Brigadës, e cila kishte fituar simpatinë e të gjithëve, të ndodhej përpara nesh në ato rrethana. Po në të njëjtën kohë Hito Çako u shmang dhe u fut mes radhëve të Batalionit. Në të majtë, në fund të Batalionit II, dolën tre partizanë: dy meshkuj dhe një femër dhe drejtuan armët për nga Ramizeja. Ne të gjithë mbetëm të shtangur. Ramizeja ishte e vetme përballë tytave të tyre dhe iu drejtua: “Prisni, more shokë, ç’bëni kështu”. Por në fakt ata të tre ishin shumë të irrituar. Qëlluan në ajër dhe kërkuan që të kthehej pas. Ramizeja, kur e pa që s’kishte rrugë shpëtimi, iu drejtua: “Mos qëlloni nga mbrapa. Plumbat tuaj unë i pres ndryshe… Qëllomëni!” Dhe ata e qëlluan. Të gjithë skenën makabre e kam përpara sysh edhe sot.”, ka rrëfyer Mato Hasamataj.

Leonard Veizi/ DITA

Ramize Gjebreja, (e dyta, ne këmbe, nga e djathta)

v.l/Dita

Share This Article
19 Comments
    • dhe ti cakalli dixhital sa i gezuar qenke…?!
      sepse jeni po ju kermat e internetit qe thoni se partizanet kishin dale per dashuri ne mal..cilen te besojme ?

    • Ju mbeti mendja tek Ramizeja,por ju kane plasur syte te shikoni se mijra “ramize” shqiptare po vriten,vetvriten,prostituohen,drogohen,rrihen si gomari ne duhan nga burrat,nga dashnoret,nga shefat qe i marrin ne pune vetem per seks etj!
      Keto jane krime 1 milion here me makabre se ato te kohes se luftes o gelbaza tuberkulare,o fashiste te ndyre!
      Kurre nuk do arrini te njollosni moralin partizan para ketyre felliqesirave te shumta te kesaj shkerdhatokracie te sotme!
      Kesaj i thone “shan i dhjeri te permjerin”!

  • çakenjte partizane apo ballista, kishin te njejtin gjak te çakallit SALI si dhe gjithe çakenjve qe ka nga pas, por edhe te njejtin gjak qe ke edhe ti!
    Prandaj mos kujto se je MUT me i mire, kerme qe nuk te mbyllet halja!

    • Bravo ish gazetari i Zerit te Popullit i ndjeri Pavllo Gjidede po u marrka tani me dashnoret e luftes pasi nuk ka kohe te merret me moralin e paster partizan!
      Hyyyyy…VRROME labe!

      • Pezak injorant.
        Kjo histori e Zahos me Ramizene mund te krahasohet me “Romeo dhe Zhuljeta”…
        Po kujt i flas dhe une…kohe e humbur
        A ke lexuar ndonje liber ne jeten tende ^

  • Po hë , zoti Veizi , na bën edhe rezumenë , konkluzionin , ç’del nga kjo “ skenë makabre “ siç e ka quajtur Matua , apo të dy , ti dhe Matua meqë ti na e citon aq shumë Maton !
    Për ballistët e Mit’hat beut Ramizea ishte një kurvë që kishte dalë malit per seks me partizanët ; për neoballistët sot , Ramizea ishte një engjëll , që e vranë kriminelët komunistë .
    Po i bije shkurt :
    Në kohë lufte zbatohen ligjet e luftës dhe s’ka gjë me te rëndë se lufta – uri , vdekje dhe gjak , çdo ditë , çdo orë ; prandajë lerini mënjanë sentimentalizmat në kohë paqeje , kur je i ngopur , me kalorifer ndezur para televizorit .
    Mundohuni t’i kuptoni të shkretët partizanë , heronjtë partizanë , ata mbeten nderi dhe lavdia jonë , ata ishin të ndershëm me fjalë dhe me vepra .
    Prandajë fituan!

    • Po ti or llosh qe ri pas ekranit te kompjuterit, mos te te duket vetja kopetent. Ti do jesh ndonje bazhibozuk qe fsheh koken si struci. Ose shkurt qenke karr me brire.

    • Ish Sazani do qe me mire ta vendosje Rigoni nofken se
      Lisi nuk te shkon shume.Persa I takon kesaj funderine pa
      din dhe iman partizanesh e kan mere vesh shqiptaret se c fare lloje qelbesire qe , per vite resht me ndershmerine e tyre se bashku me kete historin e kesaj bushtre te dale maleve per kurverira e jo per ideale .Barbaret dhe kurvat nuk kane ideale .

  • O zot , vritet nje vajze e re partizane se ka simpati per nje djale te ri partizan!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Eshte pak te thuhet terrorizem i cili nisi qysh ne kohen e luftes e vazhdoi dhe ne diktature!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • O Po ku I dinte Mato keto more Aman.
    Matua, atehere nje fshatarar, djali I Ri, CA muaj qe Kish Dale Partizan Dinte kaq shume e njihte gjithe komanden e brigades.
    Mbante see kush ishte I pranishem e kush nuk ish.
    Po Aman se na hapet barkun.

    Bazohet e gjitha ne theniet dhe “kujtimet” e Matos qe smerte vesh nga pirdhte gomari ne ate kohe.
    Pak Partizane Kish aty Po Matua do Intervistohej, qe sapo Kish Dale Partizan e mbase sqe fare aty

    MOS u merrni me keto Po shikoni e bleni helmeta ose hekura per te siguruar dyer e penxheret se U erdhi Sala me bishtat e lopatave e ja U beri nonat.

    Lufte lufte.
    U erdhi bajlozi prape.

    Shyqyr qe sjetoj ne memedhe.

    Leonard helmeten Aman , se ha ndonje bisht lopate ne koke dhe NUK shkruan dot e NUK germon Si Tarja per qenin e ngordhur.
    He derman

    • Film flm, per demaskimin me aq humor!
      Po si nuk pushuan se ç’pifuri llapaqenet, na nxine jeten!
      Kemi 30 vjet qe na jane sulur me te gjithe llojet e baterive , per ta shkaterruar memorjen kombetare!
      Leonard Veizi I eshte shtuar korrit te sorrave antishqiptare te kaluçeve § co.
      Por e kane kot, vertet na e ç’pifen dhe kane krijuar nje klime stresi e perçarje, por ne fund te fundit çdo gje do shkoje ne vendin e vet,

  • O Po ku I dinte Mato keto more Aman.
    Matua, atehere nje fshatarar, djali I Ri, CA muaj qe Kish Dale Partizan Dinte kaq shume e njihte gjithe komanden e brigades.
    Mbante see kush ishte I pranishem e kush nuk ish.
    Po Aman se na hapet barkun.

    Bazohet e gjitha ne theniet dhe “kujtimet” e Matos qe smerte vesh nga pirdhte gomari ne ate kohe.
    Pak Partizane Kish aty Po Matua do Intervistohej, qe sapo Kish Dale Partizan e mbase sqe fare aty

    MOS u merrni me keto Po shikoni e bleni helmeta ose hekura per te siguruar dyer e penxheret se U erdhi Sala me bishtat e lopatave e ja U beri nonat.

    Lufte lufte.
    U erdhi bajlozi prape.

    Shyqyr qe sjetoj ne memedhe.

    Leonard helmeten Aman , se ha ndonje bisht lopate ne koke dhe NUK shkruan dot e NUK germon Si Tarja per qenin e ngordhur.
    He derman

    @@@ Leonard:
    Shkruaj nje cike per ate vajzen e re ne Foto, e Para ne kembe ne te djathe.
    Nedret Hoxha quhej.

    Nga te parat vajza qe ka mbaruar liceun e korces (ne Sabiha Kasimatin)
    Vinte nga nje familje e pasur gjirokastrite.
    Studjoi juridik ne Paris dhe Kur filloi lufta U rreshtuar ne radhet partizane.

    Shkruaj nardo shkruaj.
    He te pacim

  • @ylli. Jo per dashuri.Sepse dashuria eshte nje ndjenje teper e larte dhe virtuoze dhe e paster. Por per kurvlliqe dhe per te bashkepunuar me okupatorin serb. Te cilet me pas i sollen ne pushtet fale kurvellikut te tyre. Kjo eshte arsyeja qe Shqiperia ka perfunduar ketu ku eshte. Sepse qe nga 44 eshte drejtuar nga kurva. Dhe pjella kurvash.

  • Keto vajza liceiste,gjimnaziste,femijeri,adoleshente vajten si qengjerushja ne mal, tek kasapi Lab,si te fusesh ne nje biruce ne burgun e kriminelave,vajzat e gjimnazit…
    Enver Hoxha gjate gjithe luftes Nexhmijen e tij e mbajti ne vilen e Bahri Omarit.Nuk e dergoi ne mal.Nuk eshte vetem Ramize Gjebrea,.
    Shejnaze Juken e mori as 16 vjece nga shkolla dhe e fejoi me Hasan Bajraktarin.Me urdher me cope pusulle urdheroi Petrit Hakanin ta vriste,sepse Shejnazen e donte per Shtabin e Pergjithshem.Kur Petrit Hakani me leter ne dore vajti i ballafaqoi,si kurve qe ishte luante teater sikur kishyte ndodhur nje “keqkuptim”.Me vone ja ngarkoi kete detyre Santo Santos,qe e permbushi detyren,e vrau prapa kraheve ne brigaden e XVII,Hasan Bajraktarin,kurse Shejnaze Juken e dergoi ne malet e Librazhdit sa mori vesh ofensiven e operacionit te dimrit.Vete u fsheh si skuth neper baza,kurse ate vajze e braktisi,qe te mbulonte terheqjen e Shtabit Pergjithshem,ta vrisnin ggjermanet me mortaja fill e vetme ne malet e Letmit.
    Shoqen me te ngushte te Shejnazes,Mynever Zaimin,qe ja tregoi te gjitha para vrasjes,e mbajti neper burgjet e diktatures qe te mbyllte gojen,deri pas 90,kur i rrefeu te gjitha.Ramize Gjebrea
    Margarita Tutulani
    Shejnaze Juka
    Drita Kosturi
    Shyhrete Turkeshi
    Mynever Zaimi
    Liri Belishova
    edhe nja 50 te tjera,zocka gjimnazi,qe Partia i grishi,ne mal per liri,qe perfunduan o ne varr,o ne burg te zi.

  • Thjeshte:keqrdhje per Ramizen….dhe Zaho Koken…
    Ramizen e Pushkatuan vetem se ishte e Fejuara e Nako Spirut…qe i ishte “Ndryshkur Dyfeku”…lol

  • Autori ja fut kot.Ramize Gjebrea nuk eshte ne foton me grupin lart,ku ndodhet Nexhmia,sepse foto eshte pas pushtimit Tiranes nga partizanet,Ramizeja ishte vrare.

  • Ata qe morren vendimin per pushkatimin e nje partizaneje “per dashuri ne mal’ duhet te kene qene barbare dhe fanatike. Nje transferim I te akuzuarve per dashuri ne brigata te tjera; ky po do te ishte nje vendim I drejte dhe human.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *