Edhe Hollywood-i ka kthyer sytë tashmë nga çifti Obama.
Mediat amerikane shkruajnë se historia e dashurisë mes Barack dhe Michelle Obama do të bëhet film nga Hollywood-i.
Filmi do të titullohet “Southside With You” dhe do të sjellë ditët e rinisë së çiftit, kohën kur Obama përpiqte të joshte dhe të ftonte në takim Michelle.
Aktorja Tika Sumpter besohet se do të jetë ajo që do të luajë Michelle kur ishte vajzë e re, ndërsa për aktorin që do të luajë Barck-un e ri ende nuk është vendosur, edhe pse flitet që rolin e tij mund ta luajë reperi Drake, aktori Michael B Jordan ose Jay Pharoah.
Filmi është shkruar dhe do të drejtohet nga Richard Tanne.
Çifti u takua në studion ligjore Sidley & Austin në Chicago, kur Michelle ishte 25 vjeçe dhe Barack ishte 27 vjeç dhe me siguri në atë kohë Michelle vështirë do ta kishte parashikuar suksesin e burrit të saj.
