Dashuria platonike e doktor Saliut ka sot ditëlindjen

a.k.

Diva e kinemasë italiane dhe asaj botërore, Sophia Loren, feston këtë 20 shtator ditëlindjen e saj të 84-ët.

84 vite mbi supe, nga të cilat mbi 60 në botën e kinemasë dhe artit e shndërrojnë Loren në aktoren simbol.

Sophia Lorenë shtë padyshim një ndër divat e ekranit, e pëlqyer dhe e dashur nga mbarë bota, ku një fans i zjarrtë i saj është edhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

Ky i fundit, që zakonisht është shumë diskret në temat femërore, e ka shprehur hapur në një ekran televiziv se Sophia Loren është ikona e bukurisë dhe se ka një simpati të jashtëzaonshme për të.

Sophia Loren do ta niste karrierën që në moshën 14-vjeçare në vitin 1949 kur spikati në një konkurs bukurie.

Katër vite më vonë do të mbërrinte edhe roli i parë i saj në kinema kur luan “joshësen” Kleopatra në filmin “Dy netë me Kleopatrën”. Ajo ishte vetëm 24 vjeçe kur kishte xhiruar mbi 40 filma.

Kulmin e karrierës do ta prekte në vitet ’60 ku shihej si “balanca” europiane përballë Marylin Monroe dhe Elizabeth Taylor.

a.k. / dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *