Për Nënën askush,
s’ka shkruar sa unë,
po vargjet për Nënën,
kurrë s’quhen shumë!
Unë për të kam shkruar,
mrekullira plot,
se Nëna është Nënë,
por është edhe Zot!
Zoti prej shumë shekujsh,
ja ka lënë stafetën,
ndaj Nëna është Zoti,
që lind dhe rrit jetën!
Është edhe Babai,
shkëmb i jetës son’,
po Nëna kujdesin,
e kthen në Mision!
E kthen në Mision,
të gjithë rrugëtimin,
dhe Misioni është,
kulmi i përkushtimit!
Këtu nuk është vendi,
të bëj “thashetheme”,
por veç foshnjat marrin,
dashuri supreme!
Këtë dashuri,
ta jep vetëm Nëna,
mëkon më shumë dritë,
se Dielli dhe Hëna!
Mëkon dhe me qumësht,
dhe me dashuri,
po ka dritë e shpirtit,
më shumë rëndësi!
Nëna më ka falur,
pa fund dashuri,
si Ajo s’më deshi,
një tjetër njeri!
Në jetë na rrethojnë,
njerëz shumë të shtrenjtë,
po ndjenja e nënës,
është vërtetë e shenjtë!
Kur Zoti mungon,
në Planetin tonë,
Nëna-vetëm Nëna,
Zotin zëvendëson!
Zotin zëvendëson,
me fuqi të plotë,
ndaj herët kam shkruar:
“Nënë edhe Zot!”
Kur kemi probleme,
i dalim në ëndrra,
pa qenë kurrë sëmurë,
për ne i dhëmb zëmra!
Ka raste-nga punët,
Nënës dot s’i gjendesh,
ndaj kur Ajo ikën,
gati sa nuk çmendesh!
Them se ky maraz,
është maraz më kot,
në çdo çast të jetës,
askush s’iu gjend dot!
Kush thotë: “Kam qenë unë!”,
thjesht na thotë një rreng,
s’ka në Botë një vdekje,
që mos ketë një peng!
Ka pjella që nënat,
s’i duan vërtetë,
por ata kanë vdekur,
dhe pse janë në jetë!
Ajo pjellë ka vdekur,
dhe pse merr firomë,
kur të thahet shpirti,
je thjeshtë një kufomë!
Unë Nënën time,
një ditë po ta ngjallja,
për një ditë me Nënën,
jetën do ta falja!
Ringjallje s’bëj dot,
ndesh me shkencën bie,
dhe Një që u ngjall,
iku dhe s’u kthye!
U ngjall e s’u kthye,
ende Zoti Krisht,
po ne do ta presim,
dhe pafundësisht!
Një mëndje me mua,
jini edhe ju,
gjer në kthim të Krishtit,
Nënat janë këtu!

NJE EMIGRAT I MALLUAR..
Mora udhet e mergimit
Humba tutje,prapa diellit!
Kur me mer malli per nenen,
Dal e cmallohem me henen!…
***
Sepse, eshte e njejta hene
Qe del dhe mbi vendin tim.
K’tu ku jam,ate kam nene…
Me thote hajde,i them,prim…
Bejte per njeriun me te dashur te gjithsejcilit prej nesh. Kjo qe lexuam nuk eshte poezi, por nje rendje pas rimes, numuri i ca vetive apo cilesive te stisura dhe asgje me shume.
Kujtoni ” Leter nenes ” te Sergei Eseninit.
Vargje qe rjedhin natyrshem e qe thone gjithcka. Ja hyni ne joutube dhe kerkoni: Leter nenes Sergei Esenin M R. dhe do te shikoni vete ndryshimin.
Me kete nuk dua te them se te gjithe duhet te shkruajne si Esenini.Jo! Por jo te shkruhet me vargje trak e truk.
Arben Duka ka plot e plot poezi te bukura qe nuk te hiqen nga mendja.
Sergei Esenin
Leter Nenes
Gjallë je, nënoke? Edhe unë
Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
Izbën tënde, që me mall më pret.
Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me një shall të vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.
Dhe kur mugëtirë e kaltër bie,
Një vegim i zi të kall ty frikë,
sikur në një sherr diku në pije,
Vjen dikush e ma këput me thikë.
Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t’i fanit këto ndër sy.
S’jam aq pijanec i lig sa ç’thonë,
Si do vdes pa të të parë ty?
Unë jam po foshnje, si një herë,
Dhe një shpresë veç ushqej në gji:
T’iki nga ky tym e kjo poterë,
Te shtëpiza jonë aty të vij.
Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim.
Vetëm ti, si tetë vjet më parë,
Mos më zgjo aq herët në agim.
Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë
Endërrat e moshës plot hare.
Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë,
Dua veç të shlodhem e të fle.
As t’i lutem Zotit mos më thuaj,
Si dikur në t’artën mituri,
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Dritë e parrëfyer, vetëm ti.
Ndaj merak ti mos m’u bëj aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër,
Fillikate rrugën mos kalo.