Dashuria vjen nga stomaku, por…na ndryshon dhe shijet për ushqimet

editor

Njerëzit ndryshojnë kur janë në një lidhje, është një proces natyral dhe jo mbytës, siç mendojnë shumë prej nesh.

Të ndryshosh opinione, shije, preferencë, zakone kur je i dashuruar është një gjë e mirë dhe që e ndihmon lidhjen.

Një studim i publikuar në revistën “ Appetite” tregon se çiftet sa më shumë rrinë bashkë, aq më shumë kanë të njëjtat gusto për ushqimin.

E thënë ndryshe, të ngrënit bashkë në çift na ndryshon shijet.

Studimi është kryer mbi 100 çifte të cilët kanë qëndruar me njëri- tjetrin nga 3 muaj, deri në 45 vjet.

Duke testuar preferencat e tyre për aromat, parfumet dhe duke ju kërkuar t’i vlerësojnë bashkë, doli që çiftet që kishin bashkë shumë kohë, kishin tendencë të kishin të njëjtat preferenca.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *