Letër e nënshkruar
Gjon Oroshi
Përshëndetje Dita. Më kishte ftuar një miku im në dasmën e djalit në Rrëshen. Më kish marrë malli për vendlindjen dhe u nisa me dëshirë se do të kaloj një mbrëmje të këndshme me njerëzit që u rrita dhe kalova vitet më të bukura të jetës. Lokali ku do të bëhej dasma ishte në një benzinatë. Të ftuarit prisnin në diell në erën e naftës e të benzinës, afër impiantit të gazit. Aty ku shkruhej: Fikni makinën! Fikni celularin! Fikni cigaren! Të gjitha ishin ndezur edhe muzika dhe me gjasë pak më vonë edhe fishekzjarret. Po sikurse e kanë zakon anëve tona pasi të bëheshin çakërçejf ndonjëri edhe do të shtinte nga dritarja e lokalit. Se dasmat bëhen për qejf e aty konsumohet shumë alkool. E alkooli ndizet vetë e s’ka nevojë për benzinë.
Teksa prisja e mendoja m’u kujtua një shoku im me të cilin kam punuar në Tiranë. Ka bërë një lokal për ceremoni familjare. I tregova historinë e banzinatës. Më vjen keq për mirditorët,- më tha,- se mish Brazili po hanë. Dhe dasma nuk bëhet me mbush barkun me mish e arome nafte, por për çiftin që të kenë kujtimin më të bukur të jetës. Po këtu s’ka as shtet, se nuk mund të vihen qindra jetë njerëzish kështu në rrezik. Ceremonitë bëhen në vende të posaçme, mund ta bësh edhe me një kokteil të thjeshtë, por rëndësi ka ambienti dhe estetika. Nuk jemi më njerëz të uritur që shkojnë si kope ku t’i drejtojë i zoti shtëpisë.
Në fakt mendova që vërtet është një skandal po aq sa ai i Sarandës e më shumë, se janë në lojë qindra jetë njerëzish të rrezikuar si turma delesh. Vendosa të bëj këtë shkrim për të tërhequr vëmendjen e shtetit që të mos ndodhin fatkeqësi që mund të parandalohen!
