Ceremonia e martesës, është një nga ato ditë të cilat programohen deri në detaj, por ja që shpesh herë diçka nuk shkon ashtu siç duhet. Çifti Dan dhe Jackie Anderson kishin zgjedhur të bënin fotot e dasmës së tyre në një vend panoramik. Ata vendosën të pozonin në pistën që vendosej brenda liqenit pa e menduar që ndoshta ishin bërë ca si shumë. Sipër pistës ndodheshin 22 burra dhe gra, por sapo fotografi do të shkrepte aparatin ndodhi ajo që nuk pritej. Pista u shemb dhe së bashku me të edhe 22 dasmorët që ndodheshin mbi të. Ç’të bësh, dasma i ka edhe këto…