Dasma përrallore e miliarderit rus me studenten

redaktor

Said Gutseriev 28 – vjeç, trashëgimtari i një pasurie marramëndëse kurorëzoi dashurinë me studenten 20 – vjeçare Khadija Uzhakhova, në një dasëm përrallore që u bë sensacion interneti.

Dasma u mbajt në një nga restorantet më të mëdhenj të Moskës, ambjenti ishte dekoruar me lule te freskëta, drita dhe qirinj të shumtë ndërkohë që nusja 20-vjeçarja që studion mjekësi në Universiteitn e Moskës u shfaq mahnitëse me një fustan të Elie Saab, ndërkohë që mbante një kurore dhe varëse diamanti.

Dasma që ka kushtuar deri në 1 milion dollarë pati rreth 600 të ftuar, mes tyre Jennifer Lopez dhe Enrique Iglesias.

Jennifer Lopez krijoi një atmosferë eletrizuese pasi këndoi disa nga hitet  e saj më të njohura.

Torta, me 9 kate,  ishte dekoruar me lule rozë, ishte më e gjatë se një person dhe kishte në krye simbolin e  fesë myslimane, yllin dhe hënën.

Dhëndri është djali i një prej manjateve më të mëdhenj të naftës dhe medias ruse, me një pasuri që vlerësohet si 6.2 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes.

2233

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *