Dasma që bashkon dy botë

Ornela

Turma të mëdha njerëzish janë grumbulluar në Windsor për të qenë dëshmitarë të dasmës mbretërore mes Princit Harry dhe amerikanes Meghan Markle.

Rreth 100 000 persona pritet që të qëndrojnë anës rrugëve, me shpresën se do të shohin sadopak çiftin e lumtur.

600 të ftuar do të jenë të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin nëpërmjet televizionit.

Ajo që ka rënë në sy në janë forcat e shtuara të policisë. Snajperë në tarraca, ushtarë të armatosur që patrullojnë rrugët, por jo vetëm. Mediat shkruajnë se gatishmëria është e lartë mes policisë, ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta për të parandaluar sulme të mundshme gjatë ditës së madhe të Harry dhe Meghan.

Kjo dasmë po përjeton një mbulim mediatik të paprecedent, për shkak edhe të problemeve të familjes së nuses dhe origjinës së saj.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • ….U bashkua “C…ri” i botes britanike ne dasem per hesap te vetin…, e kjo shikuar prej truve te atyre qe nuk llogariten fare ne kete Bote dhe bejne mire o te mos i lexojne keto lajme dasmash speciale ose te heshtin sepse nuk i pyeti askush….

    • ….Shume dakort… bile bile mund t’i dergojme edhe ne riparimin e hekurudhes Prrenjas – Guri i Kuq,, : atje nuk ben shume vape dhe klima i afrohet freskise londineze…

  • — Per komentusit me siper , dhe ju te tjere qe me lexoni.
    — Mbase kjo martese do pare si nje martese e perllogaritur apo kalkuluar me kujdes , per ti dhene botes dhe njerezimit meesazhin e paqes njerezore, mesazhin e pajtimit rracor , mesazhin e lidhjes dhe kryqezimit rracor pa paragjykime te cilat sa vjne e behen nje realitet i pergjithshem. — NJe tabu te tille mbi 200 vjecat e theu dhe Amerika me vendosjen e Presidentit OBAMA

    — Kjo martese i jep pak me freski e frymarrje Mbreterise Angleze, qe eshte nga me te plakurat si sistem dhe moshe. . Terheq nje vemendje me te gjere se me pare, dhe e rrit zerin e vleresimit pozitiv ndaj saj si brenda , edhe ne opinionin nderkombtar….

    — Kjo lidhje, ”krushqi ” e Mbreteris Angleze me Ameriken [si nene e bije] , ka zgjeruar e rritur me shume interesin e opinionin e lidhjen midis dy vendeve. .. Perspektiva e ardhshme flet se , Amerika e sotme , he per he si nje zoteruese e Garancis Globale , se bashku me Mbreterin e Madhe do te jete .:
    — MBRETERESHA E MADHE E PERANDORIS MODERNE , MRETERESHA E GLOBIT DHE E HAPSIRES, PER KOHEN E ARDHESHME

    —-Mesazhi simbolik qe vjen per Shqiperin , eshte te largohet sa me shpejt qe te jete e mundur nga fryma dhe veprimet — VET-HELMUESE, VET-MBYTESE, VET-ASGJESUESE. — TE GJEJE GJUHEN E PAJTIMIT E BASHKIMIT— TE KALUARES TI JAPIN VENDIN QE I TAKON . — Te mendoje seriozisht per perballimin e sfidave te ardheshme. Ne te kundert , FAKTORI SHQIPTAR I COPTUAR NE 5 SHTETE,, DO TE SHKOJE DREJT ”SHPREHJES GJEOGRAFIKE”
    — Bota dridhet e perdridhe , vjen nje dite lemshi mblidhet. ..
    …………………. Tomor. Voda . – NY-USA

    Harry me Meghan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *