2017 padyshim që do të mbahet mend si viti i dasmave vip, jo vetëm për personazhet të cilët vendosën të kurorëzojnë me martesë lidhjet e tyre por edhe për luksin e shfrenuar dhe vëmendjen mediatike që morën.
Por në këtë mozaik ceremonish, një tjetër dasëm ka marrë vëmendjen më shumë sesa për shown, për modestinë dhe historinë që mbart pas.
Fshati SOS në Kosovë ka përcjellë të premten nuse një nga vajzat jetime të rritura të këtë në këtë qendër.
Dhe pse në mungesë të familjes, në ditën e saj më të rëndësishme, ajo është përcjellë me një festë modeste por shumë domethëse, duke kryer të gjitha ritualet sipas traditës.
Fustani i bardhë e kishte veshur me magji dhe ajo dukej si një princeshë.
/Oranews.tv/
