Dasmorët bllokojnë autostradën për të ngritur dhëndrin në ajër (Ju mos e bëni këtë veprim)

entela

Kjo mund të konsiderohet nga ato çmenduritë që mund të përfundojnë me pasoja dramatike.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën A12 të shtunën vonë në Belgjikë, ku një karvan makinash, që si duket shkonin për të marrë nusen, paralizuan përkohësisht autostradën.

Shoferët që udhëtonin në drejtim të Brukselit u ndalën dhe ndaluan trafikun. Ata dolën në autostradë së bashku me pasagjerët e automjeteve për të ngritur dhëndrin në ajër.

Policia belge shkoi menjëherë në vendngjarje pasi mori denoncimin, por ata ishin larguar.

Ministri belg, Ben Weyts, e ka denoncuar këtë sjellje në Twitter: “Veprim vdekjeprurës, i rrezikshëm, shumë i rrezikshëm. Drejtësia duhet të veprojë në mënyrë shumë të vendosur në bazë të dëshmive dhe imazheve video. Është koha për të bërë një shembull. Autostrada publike nuk është e tyre.”

Policia po punon për identifikimin e personave që u përfshinë në ngjarje.

Edhe në Shqipëri, dasmat kanë çmendurira, por jo deri në këtë pikë. Ne maksimumi, bëjmë një javë dasmë me muzikë të lartë ku gjithë lagjja detyrohet të durojë ahengun e komshiut, ndërsa dhëndrin e dhe nusen? I hipim në karrige dhe i detyrojmë të kërcejnë. Akrobaci më vete është edhe kjo. Por këtu tek ne, për gjera të tilla, askush nuk reagon, pasi nuk mund t’ia  prishësh gëzimin të zotit të shtëpisë!

e.r./dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *