Data e zgjedhjeve të parakohshme, reagon Thaçi

J L

Pas votimit të deputetëve për të shpërndarë Parlamentin ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai thekson se vendimi ka përshpejtuar hapat e organizimit për zgjedhje të parakohshme.

Gjithsesi, Presidenti nuk ka bërë ende me dije se kur do të jetë data e zgjedhjeve. Që nga dita e shpërndarjes së Parlamentit, data e zgjedhjeve duhet të përcaktohet jo më herët se 30 ditë dhe jo më larg se 45 ditë.

“Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e Presidentit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *