Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Dita e nderuar, Libertè-Egalitè-Fraternitè ishte motoja e Revolucionit Francez të Qytetarësisë, në atë 14 korrik të motit 1789. Në këtë datë u martova edhe unë 20 vite më parë. Ime shoqe, unë dhe dy bijtë tanë nuk kemi parë as liri, as barazi dhe as vëllazëri në atdheun tonë, që e duam shumë më me zemër se barkderrat dhe kokëboshët hyqmetçinj. Jam i sigurt që, më shumë se 90 për qind të kësaj race, 14 korriku francez nuk u kujton hiçgjë. Sepse për shifra datash historike ata janë krejtësisht të paditur. Rroftë Vegjëlia!
