Daut, Daut! Iku, iku daja!

anazapta

Daut, Daut! Iku, iku daja! Dikur, kohë më parë në ushtri, në përfundim të saj, kështu thërrisnin ata që çmobilizoheshin. Kishte kaluar jo pak kohë por 2, 3, ndoshta edhe 4 vjet dhe durimit i kishte ardhur fundi. Disiplina binte, uniforma nuk mbahej si duhej, kishte edhe vjedhje sido që të vogla. Fjala ‘Daut’ quhej shfaqje e huaj, megjithëse ata që e përdornin thonin se ajo donte të thoshte “Duaje atdheun, ushtrinë tonë”. Mu kujtua e gjithë kjo nga veprimet qesharake foshnjarake të Daut Berishës. Një bandë e paskrupullt mercenarësh që sillet në këtë mënyrë me pasurinë e popullit është totalisht e pafalshme. Personalisht nuk e konceptoj dot. Këtyre nuk u dhimbset asgjë e popullit. Në dejet e tyre nuk rrjedh gjak shqiptari. Nëse këta nuk ndëshkohen me ligj, mos t’ju shkoj ndërmend se do të ketë ndonjëherë shtet ligjor dhe drejtësi në Shqipërinë tonë të dashur, që hiqemi sikur e duam, por e përdhunojmë çdo ditë.

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *